Author: tirana

Një aksident tragjik është shënuar këtë të premte, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur për vdekje nga një makinë në Unazën e Shkozetit në Durrës. ”Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në unazën e Shkozetit, automjeti që drejtonte shtetasi A. G., 32 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën. Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe…

Read More

Veriu i Shqipërisë rezulton zona ku ka më shumë aksidente me pasojë vdekjen jo veç në Shqipëri, por edhe ndër të parat në Europë, sipas raportit më të fundit të Eurostat. Në vitin 2021 u shënuan në Veri 94 aksidente me pasojë vdekjen për 1 milionë banorë, nga 51 në qendër dhe 73 në jug të vendit. Nga 400 rajone në total që raporton Eurostat, veriu i Shqipërisë renditet i 25-ti për fatalitetet më të mëdha në raport me popullsinë. Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian prej 45 vdekje për 1 milion banorë, në të gjitha rajonet e Shqipërisë,…

Read More

Këtë të premte, moti do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në veriperëndim. Temperaturat minimale do të luhaten nga 6 deri në 12 gradë, në veri temperaturat maksimale parashikohen nga 13-17 gradë Celcius dhe në zonat e ulëta e pranë bregdetit parashikohen nga 17 deri në 21 gradë Celcius. Era do të jetë me drejtim jugperëndim me shpejtësi 15-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6-7 ballë në det të hapur.

Read More

DASHI Sot do të jetë një ditë e vështirë për ju. Hëna disonante mund të shkaktojë dhimbje koke për disa çështje, por shpejt do të gjeni veten në një situatë shumë të favorshme astrologjike që mund t’ju japë kënaqësi të madhe. Ka ende keqkuptime në dashuri, ndoshta sepse po fokusoheni shumë në problemet dhe punët tuaja të përditshme. DEMI Nuk do ta keni të lehtë të ruani kontrollin dhe qartësinë në këtë fazë të jetës. Shpesh rrethoheni nga persona që ju vënë në provë durimin. Do të duhet të përpiqeni të veproni me pjekuri dhe mençuri, duke shmangur reagimet impulsive.…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferaj komentoi zhvillimet e fundit politike në spektrin e djathtë theksuar se vendi ka nevojë për një opozitë të fortë, e cila të mund të përballet me Ramën, por që në krye të mos jetë Berisha, ndërkohë që Lulzim Bashën nuk e merr fare në konsideratë. Xhaferaj theksoi në A2CNN se ndryshe nga viti 2005 kur PD erdhi në pushtet në një kohë kur interesat e Berishës konvergonin me ato të opozitës së kohës, tani vërehet se interesat e tij nuk janë të njëjta me ato të opozitës dhe të vendit. “Gjithmonë në politike do…

Read More

Deputeti Dashnor Sula ka diskutuar mbi situatën politike në vend, të krijuar pas kaosit të opozitës e cila ka bojkotuar seancat e komisioneve parlamentare dhe ka bllokuar seancat plenare në Kuvend. Ai tha se komisionet hetimore, janë e vetmja mundësi që opozita ka për të marrë përgjigjie nga qeveria mbi çështje të caktuara. “Këto që ne kërkojmë sot i kemi ngritur që më para, ka qenë që në korrik por kulmoi në 5 tetor sepse filluan punë komisionet parlamentare. Është e rëndësishme të sqarohet problemi i komisioneve hetimore, por kur Rama foli dje në Dibër ishte shumë e rëndë, Ai…

Read More

Jasir Asani është padyshim njëri prej protagonistëve kuqezi në këtë rrugëtim fantastik të eliminatoreve të Europianit, që mund të kurorëzohet në ‘Zimbru Stadium’ me një biletë për në Gjermani 2024. Sulmuesi anësor që ka shënuar tre gola, njëri më i bukur se tjetri, rrëfeu emocionet që i jep fanella kuqezi dhe premtoi maksimumin për një tjetër sukses ndaj Moldavisë, për të siguruar zyrtarisht kualifikimin në Europian. Komplimente për të që keni bërë deri tani she shpresojmë të jetë dita juaj edhe nesër?Faleminderit shumë. Jemi të fokusuar te ndeshja nesër, pasi do të jetë shumë e vështirë. Kemi ende punë dhe…

Read More

Ka marrë fund arratia e shtetasit shqiptar, Marjan Lisi, i shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Bëhet me dije se 41- vjeçari shqiptar, është arrestuar në Athinë këtë të enjte. Ai ishte shpallur në kërkim pasi kishte kryer një grabitje të armatosur në një pikë karburanti në Spata të Athinës në datën 10 shtator të këtij viti, ndërsa në të njëjtën ditë shtiu me armë në zonën Nea Makri ndaj një personi të cilin tentoi të grabisë, por pa i shkaktuar plagë. Sipas policisë helene, Lisi u arrestua prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë në vendin e quajtur…

Read More

Gjykata e Lartë të Quebec të Kanadasë ka vendosur kundër ekstradimit të një shtetasi shqiptar, i dënuar në vendin tonë për vrasjen e një oficeri të policisë dhe djalit të tij në vitin 2000. Ëngjëll Brahimi ka jetuar prej vitesh në Montreal, nën identitetin e rremë Piro Kota, për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare. Ai është dënuar në Shqipëri për vrasjen e oficerit të policisë Astrit Braçe dhe djalit të tij tetë vjeçar, Asllan, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht të vitit 2000. Ndërsa kërkesa për ekstradim ishte para gjykatës, Brahimi pranoi se emri i tij i vërtetë…

Read More

Si rrallëherë, Grida Duma na ka prezantuar me një nga pjesëtarët e familjes së saj, me të ëmën. Përmes një postimi në llogarinë e Instagram, nënë e bijë shfaqen pranë njëra-tjetrës teksa kanë marrë pjesë në një shfaqje operistike. View this post on Instagram A post shared by Grida Duma (@gridadumaal) Ajo që bie në sy është edhe stili plot finesë i veshjeve të tyre, e cila na la të kuptojmë se mamaja, siç edhe duket, qenka një nga pikat më të forta të frymëzimit për Grida Dumën.

Read More

Në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, në rubrikën e telefonatës kurth ishte radha e avokatit të njohur, Spartak Ngjela. Ai i është përgjigjur telefonatës së prezantueses së emisionit, Anxhela, e cila i ka ofruar atij të ishte pjesë e një filmi realizuar nga Top Channel Films, ku supozohej se do të luante së bashku me moderatoren Bora Zemani. Ky kurth vjen pak ditë pasi Zoti Ngjela ka komentuar në rubrikën “Galeri” në “E Diell” në lidhje me këtë të fundit. Për Zemanin, ai u shpreh: “Bora Zemani është përjashtim. Ka unitet, bukuria duhet të ketë unitet. E bukura si…

Read More

Sindroma e lodhjes kronike është një sëmundje rraskapitëse. Njerëzit me lodhje kronike vuajnë nga një ndjesi e pashpjegueshme dhe ekstreme e lodhjes, që mund të zgjasë për disa muaj deri disa vite. Femrat kanë një histori të gjatë me mjekët që i mohojnë vuajtjet e tyre fizike. Pacientet me fibromialgi (lexoni më poshtë) ose me sindromën e lodhjes kronike (SLK), të njohur gjithashtu me emrin encefalomieliti mialgjik, shpesh trajtohen si gënjeshtare, dembele, deluzionale dhe/ose të çmendura. Por kjo është një sëmundje që prek veçanërisht femrat. Prekja nga sindroma e lodhjes kronike mund të jetë shkatërrimtare; shohim miqtë tanë që janë…

Read More