Sindroma e lodhjes kronike është një sëmundje rraskapitëse. Njerëzit me lodhje kronike vuajnë nga një ndjesi e pashpjegueshme dhe ekstreme e lodhjes, që mund të zgjasë për disa muaj deri disa vite.
Femrat kanë një histori të gjatë me mjekët që i mohojnë vuajtjet e tyre fizike. Pacientet me fibromialgi (lexoni më poshtë) ose me sindromën e lodhjes kronike (SLK), të njohur gjithashtu me emrin encefalomieliti mialgjik, shpesh trajtohen si gënjeshtare, dembele, deluzionale dhe/ose të çmendura. Por kjo është një sëmundje që prek veçanërisht femrat.
Prekja nga sindroma e lodhjes kronike mund të jetë shkatërrimtare; shohim miqtë tanë që janë të suksesshëm në jetën personale dhe profesionale, ndërkohë që vetë ndihemi të paralizuar dhe të paaftë për të dhënë gjithë potencialin tonë.
Femrat që preken nga kjo sindromë në moshën 30, 40 apo 50-vjeçare përballen me probleme të ndryshme. Nëse janë në një stad që e kanë stabilizuar jetën, ato kanë gjithashtu shumë përgjegjësi. Përkushtohen me mish e me shpirt, shpesh edhe jashtë mundësive të tyre dhe ndiejnë presionin për t’u sjellë normalisht kur preken nga kjo sindromë.
Përveç kufizimeve që ndiejnë të dyja grupmoshat, për shkak të diagnozave të gabuara, atyre iu shtohen edhe ndjenjat e fajit, frikës dhe turpit.