Një gjykatëse në Kolorado i lejoi ish-Presidentit Donald Trump të vazhdojë kandidimin në zgjedhje në këtë shtet vitin e ardhshëm, duke refuzuar kështu një kërkesë për ta skualifikuar atë për shkak të veprimeve përpara 6 janarit 2021, kur Kapitoli u sulmua nga mbështetësit e tij. Vendimi i dhënë nga Gjykatësja Sarah Wallace, që me siguri do të apelohet, është një fitore për zotin Trump, i cili po përballet me një seri sfidash kundër kandidimit të tij, bazuar tek një nen i Kushtetutës amerikane që ndalon marrjen e posteve federale nga persona që janë angazhuar në kryengritje apo rebelim. Çështja në…
Author: tirana
Me çdo kusht dhe mënyrë, PS-ja do të votojë p/buxhetin në seancë plenare javën e ardhshme të parashikuar në datat 20-21 nëntor, kur është programuar dhe miratimi në parim i drafteve. Edhe pse grupi i Berishës shkakton kaos në sallën plenare, me tymëse dhe karrige të grumbulluara, të majtët kanë në tryezë tre skenarë në rast se demokratët do të bllokojnë Parlamentin. Socialistët kanë menduar përsëritjen e të njëjtit skenar me seancat e fundit, ku mes tymuesve të kalojnë në miratimin e buxhetit pa diskutime, nëse këto nuk do të mundësohen. Socialistët kanë menduar alternativen tjetër: mbledhjen pa humbur kohë…
Këtë të shtunë moti pritet të jetë me vranësira, reshje shiu dhe bore në mëngjes në zonat e veriut dhe në juglindje. Në pjesët e tjera të vendit, dita do të jetë me diell. Temperaturat minimale do të pësojnë zbritje duke u luhatur nga 0/10 gradë ndërsa ato maksimale, parashikohen 6-9°C në veri , dhe 14 -16°C ne zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim veri me shpjetesi 15-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6-7 ballë në det të hapur.
Dashi Të shtunën në orët e ardhshme mos kini frikë të ëndërroni në gjëra të mëdha. Beqarët e shenjës mund të takojnë një person të ri dhe të rëndësishëm. Ka një atmosferë ndryshimi, përqafoje atë. Nuk ka kuptim të qëndroni të ankoruar pas së shkuarës, shikoni të ardhmen me optimizëm. Demi Të shtunën pritet dita klasike e cila imponon një ritëm shumë të shpejtë. Ka shumë shpërqendrime. Nëse jeni duke pritur për përmirësime, do t’ju duhet të prisni edhe pak. Të paktën deri të dielen pasdite. Binjakët Të shtunën do të keni pak energji gjatë fundjavës dhe gjithashtu do t’ju…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Kombëtaren shqiptare për fitoren në Moldavi dhe rrugëtimin pas saj drejt Kampionatit Europian. Përmes një postimi në Facebook, Kurti thekson se kjo është hera e dytë për historinë e kombëtares shqiptare që arrin të kualifikohet në Europian, “Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024”, shkruan ai. Postimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti: Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!
Mediat ndërkombëtar i kanë bërë jehonë lajmit të kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian 2024. Reuters, CNN, dhe gazetat e rëndësishme botërore të sportit kanë vlerësuar performancën e mirë të kuqezinjve që u mbyll me kualifikimin matematikisht në Euro 2024, falë barazimit 1-1 në Moldavi. “Shqipëria u kualifikua në Euro 2024 me barazimin 1-1 ndaj Moldavisë në Grupin E pasi vendasit mbajtën gjallë shpresat e tyre për të arritur në finale me golin e barazimit të premten”, shkruan Reuters. CNN Brazil i kushton vëmendje të veçantë trajnerit të kuqezinjve, brazilianit Silvinjo. Shqipëria në Euro: 7 ndeshje4 fitore2 barazime1 humbje12 gola…
Shqipëria siguroi Euro 2024, pas barazimit 1-1 në Moldavi. Pas ndeshjes për mediat foli trajneri i Kombëtares, Sylvinho. “Meritë e djemve dhe të gjithë njerëzve që na kanë mbështetur, është nder të jem trajneri i kombëtares së Shqipërisë dhe të ndjej pasionin e njerëzve. Gjithçka është shumë e bukur. Nuk është vetëm Sylvinho, është Zabaleta, Doriva, Bulku i gjithë stafi. Më shumë se taktika është pasioni dhe dashuria për futbollin, ka pasion në punën tonë. Rezultati nuk vjen shpejt, ne kemi bërë një punë të mirë dhe kemi marrë rezultat, është një kombinim i mirë. Moldavia po luante për gjithçka,…
Kuqezinjtë kanë siguruar me barazimin 1-1 ndaj Moldavisë në transfertë pikën që i nevojitej për pjesëmarrjen në turneun e vitit të ardhshëm, në Kampionatin Evropian. Fitorja e Kombëtares është përshëndetur edhe nga radhët e politikës shqiptare nga presidenti, kryeministri si dhe krerët e partive kryesore. Presidenti Bajram Begaj, përmes një postimi në Facebook, uron kuqezinjtë për kualifikimin e merituar. Postimi i Presidentit: Faleminderit kombëtares për emocionet e dhuruara dhe urime për kualifikimin e merituar në Euro 2024!🇦🇱🇦🇱 Menjëhera pas mbylljes së ndeshjes, fitoren e ka përshëndetur edhe kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në Facebook, falenderon kuqezinjtë për fitoren,…
UEFA ka reaguar pas kualifikimit të Shqipërisë në fazën finale të Europianit 2024. Institucioni i futbollit evropian ka shpërndarë foton e Mujës, me përshkrimin “Shqipëria kualifikohet në Euro 2024”.
Kualifikimi në Euro 2024 ka sjellë festë. Me të drejtë së pari filloi në stadiumin “Zimbru” mes tifozëve, stafit të FSHF-së dhe futbollistëve. I pranishëm në këtë festë ishte edhe Presidenti Armand Duka që dukej i përlotur nga emocionet e këtij kualifikimi. “Ishte fundi i një cikli shumë të bukur. Ishte një edicion fantastik. Çunat kanë dhënë maksimumin. Kanë kualitet jo vetëm në shpirt dhe vlerësim për fanellën. Ia dolën dhe dua t’i falenderoj shumë. Dua t’i përgëzoj shumë çunat që ishin në fushë, Sylvinho, stafin, tifozët e mrekullueshëm që ishin sot dhe që kanë qenë gjithmonë”, u shpreh ai.…
Shqipëria është në Europianin “Gjermani 2024”. Barazimi 1-1 me Moldavinë ka bërë prerë 100% biletën për në Berlin. Pas rënies së bilbilit nga gjyqtari skocez, festa filloi në stadiumin e Kishinievit, me lojtarët dhe tifozët kuqezi që u bënë një. Së bashku me ta u bashkua dhe trajneri Silvinjo, i cili pasi përshëndeti kundërshtarët dhe arbitrat, iu hodh në qafë Bajramit e me radhë lojtarëve të tjerë, për t’u bashkuar më pas me festën e tifozëve. VIDEO KËTU VIDEO KËTU VIDEO KËTU
Shqipëria ka marrë një barazim në transfertë ndaj Moldavisë me rezultatin 1-1. Autori i golit për ne ka qenë Sokol Cikalleshi falë një goditjeje nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë, në minutën e 25’. Taulant Seferi po tentonte me driblimet e tij të dërgonte topin brenda zonës, dhe është rrëzuar nga kundërshtari duke fituar kështu penallitnë. Pjesa e parë ka qenë tepër intensive dhe me disa sekuenca agresiviteti nga të dyja skuadrat. Shqipëria ka mbyllur harkun e parë kohor me një paraqitje më të mirë se kundërshtari, duke qarkulluar shumë topin, por hapësirat nuk kanë qenë…