Pas kualifikimit të Kombëtares shqiptare në Euro 2024, të shumtë ishin tifozët që e gdhinë dhe pritën ekipin në aeroport. Bashkë me tifozët shqiptarë, për kualifikimin e kombëtares tonë ka festuar edhe vajza e Sylvinho. Ajo ka publikuar një bisedë në Whatsapp, ku tregon foto të sajën e përlotur. “Dhe unë jam duke qarë në një lokal” i shkruan ajo bashkëbiseduesit, duke treguar se si e kishte përjetuar kualifikimin kuqezi dhe arritjen e të atit.
Author: tirana
Ilir Beqaj ka reaguar pas masës së sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” të caktuar ndaj tij nga Gjykata e Posaçme. Përmes një postimi në “Facebook”, Beqaj thotë se ka rezerva serioze për hetimin, por se nuk do ta apelojë vendimin. Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi sot hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë lidhur me koncesionin e sterilizimit, të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncensionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015. REAGIMI I ISH-MINISTRIT ILIR BEQAJ: Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas kthimit tim nga një udhëtim pune jashtë vendit, jam kontaktuar nga oficerë të SPAK/BKH, të cilët kërkuan paraqitjen time në…
Në “Big Brother Vip Kosova” u shkaktuan mjaft diskutime dhe debate mes banorëve nga një rreng që Edona dhe Adri përgatitën bashkërisht. Kjo erdhi si ide nga Adri për ta bërë xheloze Ilirjanën, të fejuarën e tij, se gjoja Edona ka pëlqim ndaj tij. Kur në “Prime” u zbulua se ishte rreng, Edona tha se kurrë nuk do të tentonte t’ia merrte bashkëshortin dikujt. “Kur më shkruajnë burrat e martuar, ua bëjë bllok”, u shpreh Edona.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të ndërmarrë hapin e parë drejt një zgjidhjeje paqësore në konfliktin në Ukrainë. “Ai duhet të tërheqë trupat”, tha Scholz gjatë një vizite në Nuthetal të Gjermanisë më 18 nëntor. Megjithatë, në pyetjen nëse negociatat e paqes janë të mundura, kancelari gjerman tha se aktualisht nuk ka asnjë sinjal që Putin synon të tërheqë trupat. Putin nuk duhet të ketë sukses në qëllimin e tij që të përdorë trupat për të aneksuar pjesët e Ukrainës fqinje, tha Scholz. Kancelari gjerman përsëriti se Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë…
Gazment Bardhi shkruan se kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka dhënë urdhër që garda të rrethojë Kuvendin të hënën, kur në seancë parlamentare do të trajtohet projektbuxheti i vitit 2024. Kreu i grupit parlamentar të PD-së është shprehur se është njoftuar sot për urdhrin e paligjshëm të Nikollës, ndërsa shprehet se nuk ka gardist që mund të pengojë opozitën. “Sot jemi njohur me urdhrin e paligjshëm të Lindita Nikollës për të rrethuar të hënën sallën e seancave plenare me forcat speciale të Gardës së Republikës, duke shpallur kështu zyrtarisht shtetin personal autokrat të Edi Ramës. Siç shihet edhe në foton bashkëlidhur Garda…
Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Mikela Pupa ka publikuar për herë të parë një video me të dashurin e saj. Mësohet se çifti ka nisur bashkëjetesën dhe vetë Mikela ka bërë me dije se djali që i ka rrëmbyer zemrën nuk është personazh publik, por që i përket fushës së artit. “Nuk bëjmë foto kopertinash por kemi gjithmonë momente të tilla”, shkruan ajo bashkangjitur videos së postuar.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Berat. Një 50-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i një pallati. Mësohet se viktima Ali Rama i ka dhënë fund jetës, pasi dyshohet se vuante prej kohësh nga probleme të shëndetit mendor. Njoftimi: Berat/ Rreth orës 13:40 në lagjen “Jani Vruho”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i pestë i një pallati, shtetasi Ali Rama, 50 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën. Nga deklarimet e familjarëve shtetasi A.R, prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e…
Qyteti i Kamzës u trondit nga një shpërthim me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Disa orë pas ngjarjes publikohen pamjet e momentit kur i riu vendos tritolin në një lokal në rrugën “Donald Trump” në Kamëz. Lokali ishte marrë me qira nga Oltjon Muçaj. Siç dallohet edhe nga pamjet, autori me kapele del nga makina hedh lëndën plasëse pranë lokalit, ndërsa dikush tjetër e pret në makinë.
Në sfidën kundër Moldavisë, ekipi kishte të vishur fanellën e tretë, atë të zezë. Pikërisht kjo uniformë ka shënjuar tanët në tre sukseset historike që mbahen mend nga të gjithë tifozët. 11 tetori i 2015, kur fitorja 0-3 në Armeni na dha të drejtën që për herë të parë të luanim në fazën finale të një Europiani, pikërisht “Francë 2016”. Autogoli i Kamo Hovhannisyan në minutën e nëntë, goli i Gjimshitit në të 23′ dhe Sadiku në minutën e 76 vulosnin fitoren që na dërgoi në Europian për herë të parë. Ishte fanella e zezë e veshur në atë takim.…
Izraeli ka kryer një sulm në shkollën Al Fakhoura, në pjesën veriore të Rripit të Gazës, ku për pasojë kanë vdekur të paktën 50 persona. Mësohet se shkolla ishte kthyer në një strehë për qindra familje të zhvendosura. Sipas Al Jazeera, të paktën 50 persona janë vrarë nga bombardimi.
Policia e Elbasanit ka arrestuar 20-vjeçarin A.M i cili mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje, këmbësorin me iniciale S.K, 74 vjeç. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 19:35, në unazën e qytetit. “Në vijim të informacionit paraprak për një aksident rrugor të ndodhur mbrëmë, si pasojë e të cilit humbi jetën një 74-vjeçar (këmbësor), informojmë se: Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin S. K., 74 vjeç, banues në Elbasan, i cili për pasojë humbi jetën”,…
“Ku ka konflikte të fjetura, rreziku për t’u rizgjuar ekziston”, u shpreh ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i pyetur nga gazetarët në Korçë, lidhur me deklaratën e presidentit ukrainas Zelensky, i cili paralajmëroi se në Ballkan mund të niste një luftë. Sipas Peleshit, ekuilibrat kanë ndryshuar. “Nuk është ky konteksti besoj, por gjithsesi ka një të vërtetë që pas agresionit rus në Ukrainë situata gjeopolitike, stabiliteti është goditur. Kemi një rikthim në atë që mendonim se nuk do të ndodhte, në politikën e zonave të influencës por ja që agresioni rus në Ukrainë e solli dhe kjo na sjell tronditje…