Lajmi i shpërndarë në të gjitha mediat se trajneri i ri i Partizanit do të ishte ish-kampioni i botës dhe ish-trajneri i Brazilit, Karlos Dunga, ka rezultuar të jetë i pavërtetë. Në konferencën e sotme për shtyp, presidenti Gaz Demi ka konfirmuar se trajneri i ri i Partizanit do të jetë Arber Abilaliaj. Abilaliaj do të kryejë dy rolet, si trajner dhe gjithashtu si drejtor sportiv. Presidenti Demi, duke folur para mediave, ka thënë: “Ka një javë që kemi bërë këtë vendim, por Arbëri ka qenë i zënë me disa lojtarë. Nuk mund të them se ja mbusha mendjen, por…
Author: tirana
Pas një ndërprerjeje 24-orëshe të lundrimit në dy brigjet e Adriatikut, natën e kaluar tragetet e linjës u nisën nga të dyja portet detare, i Durrësit dhe Barit. Pas rifillimit të lëvizjeve, transporti detar i udhëtarëve dhe mallrave me tragete mes këtyre dy porteve, iu rikthye normalitetit. Mëngjesin e sotëm dy tragetet nga Bari mbërritën në Durrës përkatësisht në orën 09:55 dhe 10:25. Vonesa 2-orëshe në mbërritje është rrjedhojë e nisjes nga Bari më vonë se orari i parashikuar, pasi pritën që të ulej forca e erës dhe dallgëzimi. Ndërsa për tragetet nga Bari drejtimi i erës ka qenë jo…
Policia e Dibrës ka arrestuar shtetasit, Liman Daci dhe Klodian Murati. Dy shtetasit u kapën nga autoritetet duke lëvizur me automjetin e tyre dy armë gjahu pa leje.
Britania e Madhe i ka dhuruar 37 mikrobusë dhe automjete elektrike Shqipërisë që kanë kushtuar 1.5 milionë paund, si pjesë e marrëveshjes së muajit Maj për kthimin e të burgosurve shqiptarë. Mes dy vendeve u ra dakord që 200 të burgosur në Angli e Uells të transferohen në vendin tonë për të vijuar për pjesën tjetër të dënimit. Sipas kësaj media, në këmbim qeveria britanike do të ndihmojë në “modernizimin” e sistemit të burgjeve shqiptare. Marrëveshja pritet t’i kushtojë Ministrisë së Drejtësisë rreth 8 milionë paund gjatë dy viteve. Me këtë bashkëpunim, Britania ul kostot për të burgosurit që sipas “The…
Policia e Shtetit, plan masash për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Ishujt Faroe. Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, që do të zhvillohet më datë 20 nëntor 2023, në stadiumin “Air Albania”. Duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, masat e marra nga Policia e Shtetit janë si më poshtë: -Eskortimi dhe…
Ka kaluar për gjykim themeli në Gjykatën e Juridiksionit të përgjithshëm Lezhë dosja për Kristjan Cenajn, personi që ekzekutoi dhe groposi në Maj të vitit 2015 për një orë “Rolex” mikun e tij, 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj. I pandehuri nga Kurbini do të përballet në gjykatë me akuzën e “Vjedhjes me pasoje vdekjen”. Kristjan Cenaj ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë, por sipas dosjes hetimore të prokurorisë është arritur të provohet se 31-vjeçari e ka vrarë adoleshentin për t’i marrë një orë Rolex dhe një varëse adoleshentit të cilat i kishte me vete ditën e ngjarjes. Mariglen…
Në “Më lër të flas” është diskutuar për një tematikë që edhe sot vijon të mbetet tabu në shoqërinë shqiptare, seksin. Juliana Nura ka treguar për festivalin në Finlandë, “midnight run” ku të gjithë dalin në rrugë në mesnatë dhe vrapojnë totalisht të zhveshur. Ajo tregoi se edhe ajo ka marrë pjesë në këtë festival. Këtu ka ndërhyrë edhe Zhaklin Lekatari e cila ka treguar se si në Gjermani familjarët rrinë lakuriq në shtëpitë e tyre. “E kupton diferencën, në Finlandë njerëzit vrapojnë nudo dhe askush nuk thotë e përdhunova se ishte nudo. Seksi është çështë kulturore. Mënyra se si…
Menaxheri i këngëtarit Ledri Vula, Faton Shoshi i cili konfirmoi ndarjen e Ledrit dhe Sarës, ka dhënë së fundmi një intervistë për Prive. Ai ka zbuluar se arsyeja e ndarjes së çifti është se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. “Ledri nuk është njeri që bën për show. Si në çdo fillim ka edhe mbarim. Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jeshë i përjetshëm. Nuk është tragjike. Nuk mund të gjesh gjuhë të përbashkët. Për mua është shumë normale. Edhe për Ledrin është shumë normale. Edhe…
Arjan Ballcaj, 42 vje֛ç, ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të përfitonte 200 mijë Euro nga një biznesmen nëpërmjet mashtrimit duke u prezantuar si zyrtar i lartë. Arrestimi i 42-vjeçarit, banues në Kamëz ka ardhur në kuadër të finalizimit të operacionit policor të koduar “Replay 2”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. NJOFTIMI I POLICISË: DVP…
Në “Më lër të flas” është diskutuar për një tematikë që edhe sot vijon të mbetet tabu në shoqërinë shqiptare, seksin. E ftuar në panel mes të tjerësh ishte edhe Juliana Nura e cila ka bërë një deklarat që nuk do t’i pëlqej shumë djemve shqiptarë. Juliana: Kam diskutu shpeshherë këto eksperiencat seksuale që kanë shoqëria jonë. Në Evropë nuk është problem kur ke të tilla probleme, kur nuk ndodh diçka.Çunat këtu flasin shumë çfarë bëj unë në shtrat, pastaj kur vjen puna, jo nuk u bë ajo jo nuk u bë kjo, dmth është akoma tabu këtu që nuk e shohin doktorin.
Në Shqipëri nuk do të vijnë vetëm emigrantët afrikanë nga Italia, por edhe shqiptarët e dënuar përtej Adriatikut për të vuajtur dënimin në atdhe. “Marrëveshja politike është aty. Tani teknikët do të duhet ta përkthejnë atë në procedurat e zbatimit” shkruajnë mediat italiane. Ministri italiane i Drejtësisë Carlo Nordio dhe homologu i tij shqiptar Ulsi Manja u takuan në Romë dhe arritën marrëveshjen që do të lejojë transferimin e 1950 të burgosurve shqiptarë në atdhe. “Një marrëveshje” nënvizoi Andrea Ostellari, nënsekretar i Drejtësisë – që do të na lejojë të ulim kostot e mirëmbajtjes dhe të luftojmë mbipopullimin. Tani –…
Tregu i qirasë ditore gjeneroi 45,5 milionë euro të ardhura për janar-shtator 2023, vetëm nga pronat e listuara në platformën AirBnb. Numri i pronave për qira ditore në Booking dhe AirBnb në muajin shtator arriti në 24,902. Deri në korrik, sipas të dhënave të Tatimeve, ishin të regjistruara 3,318 struktura. Por, zgjerimi i vrullshëm i sektorit po rrit çmimet e qirasë afatgjatë dhe po “godet” edhe hotelerinë, ndërsa rrezikon të bëhet i paleverdishëm, pasi për shkak të ofertës së lartë, qiratë ditore po bien ndjeshëm. Tatimet kanë ndërmarrë nismën për formalizimin e qiradhënies ditore. Tregu i qirasë ditore gjeneroi 45,5…