Author: tirana

Nuk ka një çështje Broja. Kjo është ajo që ka deklaruar vetë sulmuesi i Shqipërisë, në një postim në Instagram. Kohëve të fundit është përhapur gjerësisht lajmi se ka patur hatërmbetje mes palëve, çka ka sjellë edhe mungesën e tij në ndeshjet kualifikuese. Gjithçka duket se nuk është e vërtetë dhe sipas tij, raportet me teknikun Sylvinho janë të shëndosha. “Përshëndetje! I gjithë ky lajm i rremë që qarkullon duke thënë se nuk më intereson ekipi kombëtar dhe se unë dhe menaxheri (trajneri) jemi zënë është gënjeshtër e plotë. Unë e dua kombëtaren me gjithë zemër. Isha shumë i mërzitur…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një nënë e re shqiptare është hedhur nga dritarja e banesës së saj, për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit, po nga Shqipëria. Referuar mediave italiane, e reja shqiptare ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa mjekët po përpiqen që ta mbajnë në jetë. Dyshohet se shkak për episodin e dhunës është bërë xhelozia e bashkëshortit i cili besonte se gruaja e tij e kishte tradhtuar. Kanë qenë banorët e pallatit të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë pasi kanë parë ngjarjen e rëndë. Ndërkohë, është vënë në pranga bashkëshorti i…

Read More

17 nëntori është Dita e Maces së Zezë, një festë e promovuar nga Shoqata Italiane për Mbrojtjen e Kafshëve dhe Mjedisit. Pavarësisht përparimit të shkencës dhe presionit të inovacionit teknologjik, ka ende nga ata që besojnë se kalimi i një maceje të zezë në rrugë apo vajtimi i një bufi mund të shkaktojë fatkeqësi. Sipas studiuesve, kafshët janë të gjitha njësoj dhe nuk janë bartës të fatit të keq, por vetëm të dashurisë. Në fakt, nuk është kalimi i maces së padëmshme me qime të zeza, aq më pak ai i qenve, dhelprave, iriqëve, derrave, apo vajtimi i kukuvajkave dhe…

Read More

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se me Serbinë duhet të ketë një marrëveshje të veçantë që t’i mundësohet komunitetit serb në Kosovë të merr pjesë në zgjedhjet e Serbisë.about:blank Në letrën drejtuar shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michale Davenport, Kurti ka thënë se kjo marrëveshje duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar, bazuar në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. “Lidhur me të njëjtën, dhe në lidhje me çështjen e bashkëpunimit ndërshtetëror për votimin jashtë vendit, me qëllim që të mundësohet që qytetarët e komunitetit serb në Kosovë me shtetësi të dyfishtë të votojnë në zgjedhjet serbe…

Read More

Lumir Abdixhiku është rizgjedhur sërish në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. 333 delegatët e pranishëm votuan në mënyrë unanime që Abdixhiku të drejtoi sërish LDK-në. Ai ishte kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së, pasi Faton Bislimit nuk iu aprovua kandidatura. Pak para se Abdixhiku të zgjidhej kryetar, Bislimi u largua nga salla. Abdixhiku ka qenë kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së për një mandat katër-vjeçar. Ai tha se do ta ushtrojë këtë mandat katërvjeçar me sjellje rugoviste, shkruan Telegrafi. Sipas stautit të LDK-së, këto janë përgjegjësit që ka kryetari i partisë: – Përfaqëson LDK-në në përputhje me…

Read More

Ne gënjejmë pak a shumë, megjithëse arsyet për ta bërë këtë ndryshojnë. Astrologjia mund të na ndriçojë edhe për këtë çështje, në mënyrë që të mësojmë se cilat shenja janë në kundërshtim me të vërtetën dhe herë pas here të thonë gënjeshtrën e tyre të vogël. Vazhdoni të lexoni për të zbuluar se cilat janë 3 shenjat e zodiakut që priren të gënjejnë më shumë. Binjakët Binjakët janë padyshim një nga shenjat që kanë një talent të lindur për manipulim dhe gënjeshtra. Por ne të gjithë e dimë se për shkak se ata janë djem kaq argëtues dhe krijues, kjo është thjesht një pjesë…

Read More

Banjat termale luksoze janë ndër vendet që udhëtarët dëshirojnë për t’u çlodhur, shkruan në një artikull e përditshmja britanike “The Guardian”. Banjat e Bënjës të Shqipërisë janë renditur mes nëntë ujërave termale më tërheqëse natyrore në Europë. Po ashtu prestigjozja britanike shkruan se vizitorët mund të shijojnë madhështinë e luginës, urën e saj të lashtë prej guri dhe pafundësinë e kaltër të qiellit. “Banjat termale të Bënjës në jug të Shqipërisë janë një perlë e vërtetë. Ujërat termale të Bënjës, te cilat njihen si Banjat Termale të Bënjës ndodhen 14 km larg qytetit te Përmetit. Banjat termale ndodhen pranë lumit…

Read More

Nuk lejoi asnjë të papritur. Nelson Hysa, kampioni në fuqi i Federatës së Vendeve Baltike dhe Sllave, e mbrojti titullin. Boksieri më i mirë shqiptar i momentit, ishte figura kryesore e mbrëmjes së këtij sporti në Parkun Olimpik “Feti Borova” në kryeqytet, duke justifikuar statusin e favoritit ndaj bjellorusit Viktar Chvarkou. Në ring ishin përballë dy veteranë, me shkodranin në moshën 39-vjeçare dhe bjellorusin 38 vjeç. Pavarësisht mbrojtjes së rivalit, dhe faktit se pësoi një çarje në sy, sërish Hysa e dominoi ndeshjen duke e arritur fitoren para kohe. Ai realizoi disa kombinime në sulm, shpesh u tregua i kujdesshëm,…

Read More

Në kryeqytet është duke u zhvilluar edicioni i 26-të i Panairit të Librit “Tirana 2023”, me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese.Shumë personalitete të artit, medias dhe politikës kanë vizituar panairin duke i dhënë formë reale edhe motos së këtij eventi kulturor: “Libri na bashkon të gjithëve”.Ministrja Elisa Spiropali, e pranishme ditën e sotme në Panairin e Librit bashkë me dy fëmijët e saj, Nalta dhe Kren, ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga kjo vizitë shoqëruar me një mesazh të fortë.Statusi i ministres Spiropali: “Lexo të njohësh veten.Lexo të afrohesh me botën.Lexo të luftosh vetminë.Lexo të ndihesh i…

Read More

Një i afërm i një anëtari të stafit të “Mjekëve pa Kufij” humbi jetën dhe një tjetër humbi jetën pas një sulmi të armatosur në Gaza ndaj një karvani të organizatë humanitare. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa dhjetëra makina të “Mjekëve pa Kufij” po përpiqeshin të evakuonin 137 persona e bllokuar prej më shumë se një jave për shkak të luftimeve përreth spitalit të Al Shifa. Sulmi ndodhi në orët e mbrëmjes së të shtunës, teksa përgjegjësit ende nuk dihen, bën me dije organizata në një deklaratë për mediat.

Read More

Injoranca e vullnetshme ndodh kur dikush shmang qëllimisht informacionin për pasojat negative të veprimeve të veta. Një meta-analizë e re zbuloi se 40% e njerëzve zgjedhin të mbeten injorantë për mënyrën se si vendimet e tyre ndikojnë tek të tjerët. Provat sugjerojnë se injoranca e vullnetshme u ofron njerëzve një justifikim të integruar për të vepruar me egoizëm. A keni një xhaxha që beson se vaksinat shkaktojnë autizëm, por refuzon të lexojë grupet e studimeve që tregojnë se ato janë të sigurta? Po një mik që shmang informacionin rreth fermës së kafshëve, në mënyrë që të mund të hajë mish…

Read More

Diskutimi për një rikthim të mundshëm të Donald Trumpit në udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara nuk përfundon në kontekstin kombëtar, por mund të ketë pasoja të gjera në ekuilibrin politik dhe stabilitetin global. Hija e rikthimit të mundshëm të Donald Trump në presidencën e Shteteve të Bashkuara po shfaqet në mbarë botën. The Economist e përshkruan atë si “rrezikun më të madh të botës për vitin 2024”. Sipas të përjavshmes së njohur londineze, ish-presidenti, aktualisht në gjyq për përfshirjen e tij në ngjarjet në Capitol Hill, mund të mos jetë një hipotezë aq e largët sa duket. The Economist argumenton…

Read More