Edhe pa nisur seanca plenare në Kuvend, me tone të ashpra kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka debatuar me punonjësit e Gardës së Republikës, pasi këta kanë kontrolluar deputetët e PD-së. “S’ju vjen zor, e keni kthyer në shtet policor. Për ça ka i ke sjell këta? Për ça ushtroni kontroll? Kush jeni ju mo”, tha ai. Lexo edhe https://tirananews.al/seanca-plenare-per-buxhetin-2024-kryeministri-edi-rama-mberrin-ne-kuvend/ Lexo edhe https://tirananews.al/socialistet-dhe-demokratet-e-berishes-mberrijne-me-heret-ne-kuvend-pritet-kaos-per-buxhetin-2024/ Lexo edhe https://tirananews.al/opozita-lufte-ps-ja-ka-gati-skenaret-ne-kuvend-per-seancen-maratone-per-buxhetin-e-vitit-2024/
Author: tirana
Deputetët socialistë po mbërrijnë më herët në Kuvend, ku do të mbahet seanca maratonë për buxhetin 2024, ndërsa grupi i Rithemelimit ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokimin e punimeve. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi dhe deputeti socialist Toni Gogu janë ndër të parët që janë futur në ambientet e Kuvendit, ndërsa seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00. Menjëherë pas mbërritjes së deputetëve socialistë, kanë mbërritur më pas edhe deputetët demokratë të grupit të Rithemelimit. Deputetët, mes tyre Gazment Bardhi, Xhelal Mziu dhe Gjekmarkaj, shihen teksa mbërrijnë 1 orë parë para nisjes…
Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga puna që vijon për pastrimin dhe rehabilitimin e kanalit kullues në Libofshë të Fierit. Rama shprehet se ky kanal shërben për kullimin e rreth 200 hektarëve tokë bujqësore. Rehabilitimi i sistemit të kullimit ka mundësuar jo vetëm parandalimin e përmbytjeve, por ka rritur edhe produktivitetin e tokave bujqësor. Në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar rritja e mbështetjes për investimet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit dhe mbrojtjes nga digat për t’i paraprirë kërcënimeve të faktorit klimatik. Konkretisht, fondi prej 2.55 miliardë lekë për menaxhimin…
Mëngjesin e sotëm, një automjet tip Ford është djegur totalisht në hyrje të lagjes Savër të Lushnjes. Drejtuesi i mjetit që sillte punëtorët si çdo mëngjes, kishte parë të dilte tym nga pjesa e motorit. Ai ka dalë nga mjeti fatmirësisht para se mjeti të digjej. Edhe pse me ndërhyrjen e menjëhershme të Zjarrfikësve pas njoftimit, nga mjeti nuk ka mbetur asgjë. Fatmirësisht në momentin e konstatimit të zjarrit punëtorët nuk kishin hipur në mjet. Sipas të dhënave paraprake të policisë shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, pasi mjeti ishte i ndezur.
Këtë të hënë, do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares dhe Ishujve Faroe në Air Albania. Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje, Policia ka publikuar një plan masash për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë. Ndërkohë disa rrugë në Tiranë do të bllokohen. NJOFTIMI I POLICISE Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, që do të zhvillohet më datë 20 nëntor 2023, në stadiumin “Air Albania”. Duke u mbështetur në përvojën pozitive…
Ish-ministri socialist i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të merret këtë të hënë në pyetje lidhur me hetimet për koncesionin e sterilizimit. Seanca në Gjykatën e Posaçme do të mbahet ku Ilir Beqaj do të njihet edhe me masat e sigurisë ”detyrim paraqitjeje” dhe ”ndalim dalje jashtë shtetit”. Seanca drejtohet nga gjyqtari i hetimeve paraprake, Erjon Bani pas kërkesës nga prokuroria e Posaçme. Masat e sigurisë për Beqjen u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë. Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me…
Sali Berisha duhet të paraqitet këtë të hënë në SPAK për masat e sigurisë ndaj tij, ajo e ”detyrim paraqitjeje” dhe ”ndalimi daljes jashtë shtetit”, në çështjen Partizani, ku akuzohet për korrupsion pasiv. Ky është afati i dytë për ish-kryeministrin për t’u paraqitur para SPAK, ndërsa afati i parë ishte e hëna e parë e muajit më 6 nëntor. Në afatin e parë, ish-kryeministri nuk e zbatoi masën “detyrim paraqitje” duke zgjedhur të mos shkonte në afatin e caktuar në zyrën e oficeres së SPAK. Për më tepër Berisha u shfaq tek kryesia e Kuvendit me një grup deputetësh të…
Kjo e hënë do të jetë seanca plenare ku qeveria do të kërkojë votat për kalimin e buxhetit 2024. Por për herë të parë pas shumë vitesh, seanca maratonë kur Kuvendi diskuton projekt-buxhetin dhe e miraton në parim do të zhvillohet mes kaosit. Grupi i Rithemelimit ka paralajmëruar se në vazhdën e aksionit të tyre, nuk do lejojnë zhvillimin e seancës. Formën nuk e kanë zbuluar, duke e lënë mister mënyrën që do të zgjedhin këtë herë për bllokimin e sallës së seancave plenare. Përballë këtyre paralajmërimeve të Rithemelimit, socialistët nuk po qëndrojnë duarkryq. Burime nga selia rozë thonë se…
Edhe këtë të hënë masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që tashmë kanë përfshirë vendin tonë do të vazhdojnë të ndikojnë gradualisht në kushtet klimatike edhe gjatë javës në vijim. Temperatura më e ulët u regjistrua në Korçë dje -3°C, ndërsa temperatura maksimale ishte 16°C në Sarandë. Ditën e Hënë do të kemi mot të qëndrueshëm me mbizotërim të kthjellimeve. Situata ndryshon ditën e martë dhe të mërkurë ku do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje të herëpashershme shiu në formë rrebeshesh të shpejta dhe stuhi afatshkurta. Reshjet e dëborës do të jenë prezente në…
Dashi Të hënën dita do të ndahet në dy pjesë do të nisë mbarë, por gjithçka mund të “përkeqësohet” së shpejti. E enjtja dhe e premtja do të jenë të nënshtruara. Prandaj, përpiquni të kurseni pak energji për ditët e këqija që vijnë. Demi Të hënën përpiquni të vlerësoni mirë situatat përpara se të veproni, përpara se të bëni lëvizjen tuaj. Përkushtohuni me më shumë pasion dashurisë dhe partnerit tuaj gjatë orëve në vijim. Binjakët Të hënën, do të jetë shumë sfiduese për ju, por jo negative. Ajo që do ju shqetësojë do jetë puna por edhe situata sentimentale e…
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe Adoleshentëve, Fondacioni S.O.S organizoi konferencën “E ardhmja e fëmijërisë midis skenarëve të rinj dhe përgjigjeve konkrete”. Konferenca reflekton mbi temën e të drejtave të fëmijëve dhe të ardhmen e tyre si dhe shëndetin e tyre mendor si një e drejtë thelbësore dhe që duhet të trajtohen urgjentisht dhe në mënyrë sinergjike. ”Më shumë se një në pesë fëmijë përjetojnë ankth, por kërkimi i ndihmës nga një ekspert i shëndetit mendor perceptohet si një burim turpi nga një në tre”, sipas një sondazhi nga ”Telefono Azzurro” i kryer në 800 të rinj të…
Në qytetin e Durrësit Ministria e Kulturës mori në mbrojtje një zonë ku mesin e tetorit të këtij viti u zbulua një mozaik i rrallë. Mozaiku doli në dritë kur po hapeshin themelet e një shkolle të mesme e cila do të rindërtohej pasi ishte dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të katër viteve më parë. Arkeologu Luan Përzhita thotë se mozaiku është në gjendje mjaft të mirë me një sipërfaqe mbi 60 metër katrorë. “Jemi fatlum pasi mozaiku i zbuluar është në një gjendje shumë të mirë. Ai ka zbukuruar territorin e një vile luksoze, në afërsi të amfiteatrit të…