Ministri grek i Shtetit, Stavros Papastavrou, ka mbërritur në Shqipëri dhe pritet të takojë kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, në qelitë e paraburgimit të Durrësit. “Kjo vizitë ka për qëllim për t’i shprehur edhe një herë mbështetjen ndaj tij, ndërkohë që nesër pritet të ketë seancë gjyqësore”, shkruan media greke “protothema”. Takimi i zyrtarit të qeverisë greke me Belerin bëhet një ditë para seancës së radhës të gjyqit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
Author: tirana
Ndërpritet sfida mes Shqipërisë U21 dhe Malit të Zi në transfertë, në eliminatoret e Euro 2025-ës. Reshjet e shumta kanë vështirësuar qarkullimin e topit dhe kanë detyruar arbitrin të thërrasë skuadrat në dhomat e zhveshjes. Kuqezinjtë kanë regjistruar tre fitore dhe dy humbje në këto eliminatore, teksa vijnë me pretendimet për të marrë një biletë për Europianin e U21.
Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësime në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, duke iu referuar kaosit në seancën e fundit parlamentare. Ambasada i bën thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës. Reagimi i plotë: Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për…
Një video, në të cilën një qytetar shfaqet pranë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e përshëndetur me parulla komuniste, është bërë mjaft virale në rrjetet sociale. “Parti Enver jemi gati kurdoherë. Rroftë Enver Hoxha”, dëgjohet të thotë qytetari, teksa Kurti qesh dhe ulet pa thene asnjë fjalë.
Gjykata e Apeli ka vendosur masën e “arrestit në burg” për shtetasin 21-vjeçar, Jorgaq Thengjilli i cili aksidentoi çiftin pranë kryeministrisë pak ditë më parë. “Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Më datë 05.11.2023, rreth orës 14:00 në rrugën “Ismail Qemali”, shtetasi me iniciale J. Th duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin e tij, dyshohet se për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, ka aksidentuar shtetasen me iniciale D.K dhe shtetasin me iniciale K. D. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur…
Për shumë vite mike të ngushta, mirëpo duket se dy vajzat e njohura të showbizit Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada i kanë prishur raportet. Sipas “Prive” i kanë ndarë rrugët pasi nuk flasin më me njëra-tjetrën. Madje Diellza e ka hequr Afërditën nga rrjetet sociale dhe kjo e fundit ka bërë të njëjtën gjë. Kujtojmë që Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada kanë qenë ish-Misse të Kosovës.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e 115-vjetorit të Ditës së Alfabetit Shqip të zhvilluar sot në Manastir. Kreu i Shtetit bëri thirrje për ruajtjen, lëvrimin dhe pasurimin e gjuhës amtare, për unitet dhe gjithëpërfshirje në nismën kombëtare të identitetit shqiptar. Në nderim të përpjekjeve të bëra 115 vjet më parë nga atdhetarët tanë, Presidenti Begaj, gjatë fjalës së tij, vlerësoi rëndësinë e Kongresit të Manastirit, si një lëvizje jo vetëm gjuhësore, por edhe politike, vendimtare për ekzistencën e shqiptarisë. “115 vjet më vonë e kuptojmë se shqipja jonë është gur themeli i identitetit shqiptar dhe i…
Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në Gjadër të Lezhës. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë tre automjete, me shoferë Erjon Ahmeti, Hajri Kalaj dhe Shkëlqim Elezi. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy shoferët e mjeteve, Hajri Kalaj dhe Shkëlqim Elezi, të cilët janë dërguar për ndihmë në spital.
Një 36-vjeçar nga Shqipëria, i cili për autoritetet greke njihej me tre emra të ndryshëm dhe kishte arritur t’i ikte policisë pas një ndjekjeje episodike, është arrestuar. 36-vjeçari është kapur rastësisht gjatë një kontrolli nga ekipi i DI.AS. në Selanik. Sipas protothema.gr, i dyshuari ka tentuar të arratiset edhe këtë herë, por policët e ekipit të DI.AS. kanë arritur ta neutralizojnë dhe ta arrestojnë pas një shkurreje ku tentoi të fshihej pas ndjekjes. Shqiptari u paraqit në Gjykatën Penale Treanëtare të Selanikut dhe u dënua me 18 muaj burg, për rastin në të cilin u arrestua, me akuzën e rezistencës…
Shqipëria e mbylli në vend të parë aventurën e kualifikueseve të Evropianit, duke marrë rezultate fantastike që nuk ishin arritur asnjëherë më parë. Një arritje që u përmbyll me një festë në “Air Albania”. Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një video të postuar në rrjetet sociale, shfaq të gjithë rrugëtimin e Kombëtares gjatë këtyre eliminatoreve. Në këtë video mund të shihni të gjithë golat e kuqezinjve…
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim publikoi së fundmi raportin e Tranzicionit për vitin 2023, ku ndër të tjera e vë theksin te masat dhe politikat mbështetëse të qeverisë, që nga Paketat e Rezistencës Sociale të cilat i quan gjithëpërfshirëse, deri te rritja e fundit e pagave. “Pas implementimit të dy paketave gjithëpërfshirëse të Rezistencës Sociale, me qëllimin për të mbrojtur familjarët dhe bizneset nga rritja e cmimeve, autoritetet filluan të reformonin dhe të rrisnin pagat në sektorin publik dhe rritën pagën minimale me 18% në 2023”, shkruan BERZH. Ndërkohë që vlerëson se rritja ekonomike e Shqipërisë vijon në vitin…
Kryeministri Edi Rama ka takuar sot ambasadorët e Ligës Arabe dhe të Izraelit në vendon tonë, ku ndau mendimet dhe shqetësimet në lidhje me luftën Izrael-Hamas. Rama deklaron se ndërkombëtarët duhet të krijojnë një zgjidhje të tretë, e cila sipas tij, është që në ardhmen, në Haza të mos jetë e pranishme as Hamasi dhe as forcat izraelite. Ndër të tjera, kreu i qeverisë se Shqipëria nuk do të hezitojë që të bëjë pjesën e saj, lidhur me angazhimin që të arrihet një armëpushim dhe që lufta të përfundojë. “Në dy biseda të veçanta miqësore dhe të sinqerta me ambasadorët…