Author: tirana

Ballist Morina ka bërë një koment në faqen zyrtare të UEFA-s, përmbajtja e të cilit i kushtohej  kualifikimit të Serbisë në EURO 2024. “Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni për këtë! Shihemi në fazën e eliminimit”, shkruan Morina. Ky koment është konsideruar “skandal” nga mediat serbe. Madje, “Kurir.rs” i ka kushtuar një artikull: Artikulli i Kurir “SKANDAL! Sërish provokim i urrejtjes serbe: Një tifoz i Shqipërisë fyen dhe nënçmoi popullin tonë përmes llogarisë zyrtare të UEFA-s Kualifikimi kombëtares serbe të futbollit në Kampionatin Europian shkaktoi shumë vëmendje në Shqipëri. Në llogarinë zyrtare të…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka folur në Samitin e Diasporës, ku shprehu mirënjohjen për të gjitha ata që promovojnë zhvillimin kulturor, gjuhësor, ekonominë dhe turizmin e Arbërisë. Hasani tha se vlerëson përpjekjen e arbëreshëve për të ruajtur gjuhën shqipe, traditë kjo që vazhdon edhe sot në Itali. “Dita Arbëreshe, moment domethënës në marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe komuniteteve arbëreshe. Vlerësojmë përpjekjet e arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës e kujtesës kombëtare të shqiptarëve. Me fat që kjo traditë vazhdon ende sot, falë përkushtimit të katedrave të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Itali”

Read More

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave  të kësaj të mërkure 22 nëntor 2023 u vendos propozimi i Mimoza Kaçit në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Kaçi, anëtare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila mban funksionin e nëndrejtorit Ekzekutiv, lirohet nga ky funksion dhe emërohet në funksionin e drejtorit të Pëgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit. Më poshtë gjeni vendimin e Këshillit të Ministrave: “PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË KANDIDATURËS SË NJË ANËTARI TË BORDIT  TË AUTORITETIT TË MBIKËQYRJES FINANCIARE PËR USHTRIMIN E FUNKSIONIT TË DREJTORIT   TË PËRGJITHSHËM EKZEKUTIV TË AUTORITETIT  Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit…

Read More

Fredi Beleri ka akuzuar trupën gjykuese të GJKKO-së për shkelje të kushtetutës, pasi ka marrë dëshminë e dëshmitarit Arsen Rama me dyer të mbyllura. Ai tha se duhej që seanca të ishte publike, ndërsa shtoi se fakti që të dashurës së dëshmitarit i kanë gërvishtur makinën nuk përbën provë që jeta e tij është në rrezik. Deklarata e plotë e Belerit: Së pari: Pranuat kërkesën e prokurorisë, për pyetjen e dëshmitarit Arsen Rama me dyer të mbyllura, në shkelje të hapur të nenit 340 të Kodit të Procedurës Penale, duke u shkelur kështu Kushtetuta, që parashikon që seancat gjyqësore janë…

Read More

Një tornado gjigante dhe e frikshme është shfaqur në bregun e Amalfit, në Itali. Një vorbull ajri dhe uji, ndoshta i shkaktuar nga moti i keq, u shfaq papritur në det dhe më pas u zhvendos me shpejtësi drejt bregut. Salerno 💨 pic.twitter.com/AjWIsyHLEg— Nico (@nick_granata_) November 21, 2023 Pamjet u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku tornadoja trembi shumë banorë, por fatmirësisht nuk shkaktoi asnjë dëm.

Read More

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir dënoi marrëveshjen e armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit, me argumentin se përbën një “precedent të rrezikshëm”. “Hamasi e donte këtë ‘time-out’ më shumë se çdo gjë. Korniza është një precedent i rrezikshëm, i cili ndryshon ekuacionin dhe mund të sjellë më shumë ngjarje”, tha Ben-Gvir. Ministri e kritikoi marrëveshjen për mossigurimin e lirimit të të gjitha grave dhe fëmijëve të bllokuar në Gaza, duke e quajtur atë të pamoralshme dhe aspak të mjaftueshme. “Ky vendim do të na shkaktojë dëm të madh për breza”, theksoi ai. Armëpushimi Izrael-Hamas është planifikuar të fillojë në orën…

Read More

Policia ka arrestuar një 17-vjeçar, i cili kishte vjedhur një makinë në Konispol. Adoleshenti me iniciale E.B., nga Librazhdi, u kap në flagrancë në Gjirokastër duke drejtuar pa patenë automjetin e vjedhur. Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, si bashkëpunëtor në një vjedhje të kryer në një banesë në Elbasan, më 15 nëntor.

Read More

Zonja e Parë e Koresë së Jugut Kim Keon-hee ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar ku ajo dhe bashkëshorti i saj Yoon Suk-geol po priten nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla. Por ajo që ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale është se zonja Hee – ish-drejtuese e një kompanie – është 51 vjeçe dhe duket të paktën shumë më e re. Duke folur për Femail, një dermatologe kozmetike zbuloi se “pamja e jashtëzakonshme e zonjës Kim që sfidon moshën”mund t’i atribuohet një kombinimi trajtimesh të ndryshme. “Fillers dhe botox përdoren për të arritur një pamje më të freskët pa pasur nevojë për…

Read More

Efi Dhedhes dhe Romeo Veshaj janë përfolur shpesh për një lidhje. E ftuar në “Më lër të flas”, së fundmi Efi iu përgjigj këtyre zërave për herë të parë. Efi tha se ka hequr nga Instagrami Romeon, pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se ata ishin në një lidhje. Ajo tregoi se është në një lidhje me një djalë prej një viti. Ish-banorja e BBV nuk preferoi të fliste më shumë për lidhjen e saj, por pranoi se është e lumtur prandaj dëshiron ta jetojë në privatësi.

Read More

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 1, Stresi, ka shprehur mbështetjen e tij për Shqipen, banoren e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova. Reperi ka shpërndarë një moment të Shqipes brenda shtëpisë teksa ishte duke qarë. Shqipja në atë moment kërkonte që Vëllai i Madh t’ia lëshonte këngën e reperit “Të du mom”, dhe qante. “Shqipe bëhu e fortë, kështu e ka Big Brother askush nuk të kupton pa e provuar”. “E ke mbështetjen tonë”, ka qenë mbishkrimi i Stresit në këtë story.

Read More

Pak ditë më parë u tha se Ilda dhe Stivi i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Shkak u bë veprimi i çiftit i cili pas “Love Island”, fshiu fotot e tyre nga Instagrami. Mirëpo mesa duket Ilda e Stivi janë ende bashkë e këtë e vërtetojnë disa foto që po qarkullojnë, ku shfaqen së bashku gjatë fundjavës. Ata janë parë të lumtur në një nga lokalet më të frekuentuar në qytetin e Korçës, teksa shijonin dhe kërcenin tingujt e bukur të muzikës live.

Read More

Numri në total prej 26 aplikimeve në garën për kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është reduktuar në vetëm 5, të cilët janë tashmë në një filtër më të detajuar për të përzgjedhur vetëm njërin. Mediat bëjnë me dije se në pesëshen e përzgjedhur nga ministri i Brendshëm Taulant Balla janë: Indrit Hitaj, Florian Sulejmani, Ramadan Çaço, Xhavit Shala dhe Gentjan Shehaj. Ata janë përzgjedhur përmes një gare për plotësimin e kritereve që AMP përcaktoi që në krye të herës, të cilat përfshijnë aftësitë profesionale në një karrierë jo më pak se 10 vite në një strukturë sigurie apo në…

Read More