Author: tirana

Shumica e përdoruesve të Google Maps janë kundër ndryshimeve që janë vënë në zbatim dhe duan të kthehen në gjendjen e mëparshme. Google Maps ka prezantuar paletën e re të ngjyrave dhe përdoruesit janë mjaft të mërzitur nga ky ndryshim. Edhe pse këto nuk janë ndryshime drastike, ngjyrat e reja të Google Maps i befasuan përdoruesit dhe i bënë ata të ndiheshin jo rehat. Ka gjithnjë e më shumë postime në Reddit dhe platformën X kundër zgjedhjeve të reja të ngjyrave të Google. Rrugët, të cilat dikur ishin të shënuara me të bardha, tani janë ngjyrë hiri. Ngjyra e kaltër…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi sot Kryeinspektorin e ri të IKMT-ss, Ervin Hoxha, në një ceremoni ku morën pjesë drejtuesit qendrorë e vendorë të IKMT. Ervin Hoxha pason në këtë detyrë Agim Ismailin. Balla tha se duhet punuar për të nisur një rrugëtim të ri, pavarësisht se rezultatet janë. Kjo punë duhet të nisë, tha ai, me fushën e kompetencave për të shmangur mbivendosjet me punën e Policisë së Shtetit. “Çështja e ndërtimeve pa leje mbetet një problematikë e mprehtë dhe fokusi duhet të jetë parandalimi, pa toleruar asnjë rast të ndërtimeve pa leje, pasi rastet nuk kanë munguar…

Read More

Këtë të enjte, rikthehet superliga shqiptare me javën e 13-të. Gjithçka do të nisë aty ku u la 2 javë më parë me takimin Egnatia-Partizani në stadiumin e Rrogozhinës. Ndeshja u ndërpre në minutën e 24-të dhe do të nisë po aty nga të njëjtit lojtarë në fushën e blertë. Një ndeshje me aromë titulli, pasi aktualisht dy ekipet kryesojnë klasifikimin dhe janë pretendentë kryesor për të marrë dhe trofeun në fund. Nga ana tjetër e kryeqytetit, Tirana pret në arenën kombëtare Kukësin. Edhe pse në letër bardheblutë janë favoritë, verilindorët kanë treguar jo pak herë se dinë të suprizojnë.…

Read More

Policia e Fierit reagoi pasi një grua në karrocë denoncoi në mediat grabitjen e një shume të madhe parash në banesën e saj prej 13 milionë lekësh të vjetra. Nëpërmjet në reagimi thuhet se një 60-vjeçar ka denoncuar faktin se një shtetase ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i marrë një shumë parash, me pretendimin se do t’i parashikonte fatin. “Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasi A. I., 60 vjeç, banues në fshatin Zhamë, se në banesën e tyre, një shtetase ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i marrë një shumë parash, me pretendimin se do t’i…

Read More

The Economist Hamas ka tre burime fuqie dhe Izraeli, i cili kërkon ta shkatërrojë, nuk mund t’i prekë të gjitha, shkruan në një artikull prestigjiozja The Economist, duke theksuar atë që e quan “perandoria ekonomike në zhvillim” e Hamasit. Tre burimet e forcës së të ashtuquajturës “Rezistencë” palestineze (si dhe elementë të tjerë ekstremistë) që kontrollojnë Rripin e Gazës janë forca tek njerëzit dhe materiali luftarak që ka në këtë enklavë të bllokuar, idetë ekstreme kanë përtej dhe jashtë Gazës, dhe të ardhurat e saj. Në mënyrë që Izraeli të shkatërrojë organizatën islamike ekstremiste që filloi luftën më 7 tetor,…

Read More

Policia e Tiranës njoftoi këtë të enjte arrestimin e shoferit të një autobusi në Tiranë. Shkak u bë fakti se gjatë kohës që drejtonte mjetin, ai hapi aksidentalisht derën e për pasojë u dëmtua një pasagjere. Gruaja u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan Sh. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar një autobus, në bulevardin “Zogu i Parë”, dyshohet se aksidentalisht ka hapur derën e autobusit dhe si pasojë është dëmtuar shtetasja Z. B., 78 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, tha policia…

Read More

Një i plagosur me armë zjarri dhe tjetri me thikë, është bilanci i një sherri këtë të enjte në Vorë. Protagonistë janë dy vëllezër, njëri prej të cilëve oficer ushtrie dhe një 34-vjeçar. Sherri nis kur dy vëllezërit Kidi Muzhaqi dhe Ermal Muzhaqi (24 dhe 27 vjeç) ndodheshin në makinë dhe 34-vjeçari Ergest Hoxha për arsye momentalisht të paqarta, plagosi me thikë në krah 24-vjeçarin Kidi Muzhaqi. Kjo solli reagimin e vëllait të tij të madh, oficerit Ermal Muzhaqi, i cili nxori armën e shërbimit, duke e lënë të plagosur 34-vjeçarin Hoxha. Dy të plagosurit u dërguan në spital për…

Read More

Kompanitë e basteve kanë nisur menjëherë që të kuotojnë shanset e Kombëtareve për të fituar Europianin e Gjermanisë. Franca dhe Anglia duken niveli tjetër, teksa këto dy kombëtare kanë koeficientin më të ulët për sukses, 5. Më pas vjen vendi organizator, Gjermania me koeficientin 7, Spanja 8 dhe Portugalia 10. Vërtet interesante të shohësh se Shqipëria del tërësisht jashtë loje. Sipas kompanive të basteve, shansi që Shqipëria të fitojë EURO 2024 është zero. Kuqezinjtë kuotohen me koeficientin 400 për të mbërritur te suksesi i trofeut.

Read More

GJKKO-ja ka lënë në burg Erzen Breçanin dhe pjesën tjetër të bandës së policëve. Zbërthimet e komunikimeve “Sky” lidhën 11 persona mes policisë krimit dhe ish-zyrtarëve të lartë në trafik droge, pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Figura qendrore është Ervin Mata, i dyshuar si koka e trafikut të kokainës nga Kolumbia, Ekuadori e vende të tjera të Amerikës Lindore drejt Evropës. Në komunikime del se në këtë aktivitet i është bashkuar edhe i kunati Eraldi Breçani, djali i ish zëvendësdrejtorit të policisë Tiranë. Të dy nuk mundën dot të arrestohen ndërkohë që Erzen Breçani ra në pranga me…

Read More

Një sherr masic është shënuar këtë të enjte në Vorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20 kur 34 vjeçari Ergest Hoxha ka plagosur me thikë 24 vjeçarin Kidi Muzaqi gjatë kohës që këta 2 të fundit ishin pasagjerë në automjetin që drejtohej nga Ermal Muzhaqi me profesion (oficer ushtrie). Ky i fundit, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar drejt Ergest Hoxhës duke e lënë të plagosur. Të dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Autori është arrestuar nga policia.

Read More

Deputetet e përjashtuar të Partisë Demokratike kanë mbërritur në ndërtesën e Kuvendit të Shqipërisë ndërsa pritet të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Midis deputetëve të përjashtuar janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Flamur Hoxha, Bledian Nallbati, etj. Ata nuk janë penguar nga Garda e Republikës të hyjnë në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Në rendin e ditës, janë shqyrtimi për draftprogramin dhe draftkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 27 nëntor-22 dhjetor. Ndërkohë në draftkalendarin e punimeve për këtë periudhë është edhe marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të ardhur nga Afrika. “Për ratifikimin e…

Read More

Në Nyon të Zvicrës këtë të enjte u hodh shorti i dueleve ”play-off” për tri biletat e fundit në Euro 2024. Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale në fazës ”play-off”, do të zhvillohen në datat 21-26 mars të vitit 2024. LIGA A: Poloni-Estoni Uells-Finlandë Fituesja e çiftit Uells-Finlandë, luan në shtëpi finalen kundër skuadrës që triumfon në Poloni-Estoni. LIGA B: Islandë-Izrael Ukrainë-Bosnje Fituesja e duelit Ukrainë-Bosnje, luan në shtëpi ndaj ekipit që kualifikohet nga përballja Islandë-Izrael. LIGA C: Gjeorgji-Luksemburg Greqi-Kazakistan Fituesja e Gjeorgji-Luksemburg, luan në shtëpi përballë fituesit të Greqi-Kazakistan.

Read More