Author: tirana

300 mijë njerëz dolën në një marshim nëpër Londër, duke bërë thirrje për një armëpushim në Gaza. Më shumë se 100 protestues kryesisht nga grupe të ekstremit të djathtë u arrestuan pasi u përleshën me policinë dhe hodhën gurë dhe granata. Nëntë prej tyre mbetën të plagosur. Demostruesit mbanin në duar slogane, si dhe flamuj palestinezë në duar. Kryeministri britanik Rishi Sunak dënoi dhunën ndaj forcave të armatosura dhe disa prej institucioneve. Tensionet janë rritur gjatë javëve të fundit pasi ministrja e Brendshme Suella Braverman i quajti ato “marshime urrejtjeje” të udhëhequra nga “turma”.

Read More

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë një analizë të plotë të sëmundjes që vuante futbollisti Raphael Dwamena, ku përfundimi ka qenë vetëm një, ai nuk duhet të luante. Brataj bën një krahasim të Dwamena me Eriksenin, duke thënë se për asnjë rast 28-vjeçari nga Ghana nuk duhet të zbriste në fushë. Ai e ka nisur shkrimin e tij me titullin “vdekje e paralajmëruar” dhe në vazhdim jep argumente se si kjo ngjarje e trishtë mund të ishte parandaluar. Çfarë është Kardiomiopatia hipertrofike? Ajo (zmadhimi i mureve të zemrës) është një sëmundje e trashëguar e zemrës. Kjo formë e…

Read More

Këtë të dielë, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 30 vjeçaren e cila braktisi foshnjën e saj të porsalindur në një bodrum pallati në Yzberisht. Me kërkesë të avokatëve mbrojtës, 30-vjeçares do t’i bëhet ekspertiza psikologjike. Ajo e mësoi në Gjykatë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të djalit. Pas masës ‘arrest shtëpie’ të caktuar nga gjykata e Tiranës, 30 vjeçarja ka treguar dramën sese i dashuri i saj e kishte braktisur dhe nuk ishte interesuar për shtatzaninë e saj. “Punoj në një fabrikë këpucësh. I dashuri quhet Klodi, më ka braktisur dhe nuk…

Read More

Këtë të dielë, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Majlinda Dehimën, edukatoren e akuzuar për thyerjen e këmbës së 3 vjeçares në kopshtin “Stinët”, që më pas doli i palicenuar. Përmes avokatit, ajo ka kërkuar masë më të butë sigurie. Ajo ka pretenduar se nuk e ka lënduar të vajzën e mitur. “Nuk e kam prekur me dorë. Kërkoj ndjesë për çfarë ka ndodhur, por nuk e kam kuptuar që mitura e ka thyer këmbën”, mësohet të ketë thënë ajo në sallën e gjyqit. Dehima punonte si edukatore dhe pas denoncimit të prindërve në një…

Read More

Këngëtarja Linda Halimi befasoi me një deklaratë të fortë ndaj Bleros në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP Kosova. Ajo tha se këngëtari para shumë viteve kur ishte i martuar me Teuta Krasniqin ka tentuar që të hyjë me të në dhomën e hotelit. Pas kësaj, Blero theksoi se nuk e di a ka më vështirë për një njëri që është i padëshiruar në shtëpi dhe të tentojë të hyjë prapë në muhabet. “E ka një logjikë kjo punë se mentalisht nuk je mirë, tjetër sqarim për mua nuk ka”. Të shokuar nga kjo kanë ngelur edhe konkurrentët…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla vlerëson operacionet e policisë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe luftës kundër narkotikëve, ndërsa u shpreh se presim rezultate çdo ditë. Balla tha se garantimi i rendit dhe i sigurisë lidhet ngushtësisht me luftën kundër armëmbajtjes pa leje si një burim potencial i krimeve të rënda kundër personit. “Dy operacionet kombëtare ‘Tempulli’ dhe ‘Sundimi i ligjit’ vijojnë të ndjekin këmba-këmbës shpërndarësit e lëndëve narkotike, poseduesit e armëve pa leje, si dhe ndalimin e shtetasve në kërkim kombëtar e ndërkombëtar”, u shpreh ai. Balla tha se në Kavajë janë vënë në pranga 4 shtetas dhe…

Read More

Policia thtoë se elektriçisti në Elbasan mund të mos kishte humbur jetën nëse kolegët e tij do të kishin kryer detyrën siç duhej. Sipas dyshimeve të para të policisë, shefi i ekipit të OSHEE-së dhe dispeçeri kanë shpërdoruar detyrën, duke sjellë pasoja të rënda. Njëri nuk ka informuar për ndërhyrjen e 61-vjeçarit në kabinë, ndonëse vetë ka qenë informuar për këtë e ndërsa tjetri nuk ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte elektricisti. Për pasojë dispeçeri është arrestuar nga Policia e ndërsa shefi i ekip[it është vënë në hetim. Njoftimi i plotë…

Read More

Për herë të parë vjen në kryeqytetin shqiptar, “Parada e shqiptarëve”. Aktiviteti do të zhvillohet më 28 Nëntor në bashkëpunim me “Albanian Roots”. Teksa jep këtë lajm, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i fton të gjithë të bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. “Këtë 28 Nëntor ne, shqiptarët, festojmë 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Është një nga ato ditë kur dritaret e shtëpive tona skuqen nga flamujt kuqezi, kur zemra e çdo shqiptari rreh njësoj, dhe secili prej nesh ka dëshirë ta thotë me zë të lartë: “O sa mirë me qenë Shqiptar”! E ku ka më…

Read More

Buxheti 2024 për arsimin dhe sportin do të mbështesë zgjerimin e ekipeve sportive në shkolla. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, i cili në Facebook ka postuar pamje nga “Shkolla e Kuqe”, ku ekipet sportive të volejbollit e basketbollit, si dhe klubet e shkollës për shah, boks e disiplina të tjera, ofrojnë për nxënësit mundësi të shkëlqyera për të zhvilluar aftësitë e tyre, si pjesë e lëvizjes sportive në shkolla. “Me buxhetin 2024 do të mbështesim zgjerimin e ekipeve sportive në disiplina të ndryshme, për të inkurajuar talentet sportive të nxënësve tanë, që janë krenari e shkollave dhe të gjithë…

Read More

50 protestues demonstruan në Tel Aviv të shtunën në mbrëmje, duke bërë thirrje për një armëpushim ndërsa sulmi i forcave izraelite në Rripin e Gazës vazhdon. “Ne jemi këtu për të protestuar kundër vrasjeve pa dallim të civilëve që po shohim në javët e fundit, nga Hamasi dhe IDF në Rripin e Gazës. Po bënim thirrje për një armëpushim tani dhe lirimin e pengjeve dhe po shkonim drejt një zgjidhjeje për këtë gjakderdhje të pafund dhe vrasje të vazhdueshme”, thanë protestuesit. Ndërkohë në një tjetër proteste, mijëra njerëz u mblodhën në Tel Aviv duke bërë thirrje për lirimin e pengjeve…

Read More

Aktori Dwayne Johnson ka thënë se partitë politike i kanë kontaktuar për të dalë si kandidat në zgjedhjet e ardhshme në SHBA. Gjatë një paraqitje në episodin e parë të podcast ‘What Now? me Trevor Noah, Johnson tha: Në fund të vitit 2022, partitë më afruan dhe më pyetën nëse do të kandidoja dhe nëse mund të kandidoja. Në vitin 2021, një sondazh zbuloi se gati gjysma e amerikanëve do ta mbështesin yllin e Hollivudit nëse ai vendoste të kandidojë për president. Aktori 51-vjeçar pranoi se ishte i kënaqur nga mbështetja, duke thënë se ishte “me të vërtetë i nderuar”…

Read More