Katërmbëdhjetë anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike (KFOR) që kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë, janë përkujtuar sot në një cermoni të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë. Ceremonia është mbajtur pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në sheshin “Edit Durham” në qendër të Prishtinës, ku ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott tha se kujtimi për të rënët, është një ngjarje e veçantë për ambasadën. Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se forcat britanike kanë dhënë një mund të madh për Kosovën gjatë luftës, e veçanërisht në fazën e çlirimit të Kosovës, paqes dhe sigurisë.…
Author: tirana
Në Gramsh vijon puna për ndërtimin e urës në fshatin Kukur. Kryeministri Edi Rama bën me dije se kjo është një ndërhyrje e rëndësishme, e cila zgjidh një problematikë të hershme, duke u shërbyer afro 1600 banorëve në fshatrat Kukur, Rashtan e Rovien. Ata do të mund të aksesojnë më shpejt e më lehtë qytetin e Gramshit me ndërtimin e urës. “Në Gramsh, vijon puna për ndërtimin e urës në fshatin Kukur. Një ndërhyrje e rëndësishme, e cila zgjidh një problematikë të hershme, duke ju shërbyer afro 1600 banorëve në fshatrat Kukur, Rashtan e Rovien, të cilët do të mund…
Kronika ka rënë në çoroditje. Ajo nuk di si ti vertisë ngjarjet e shumta. Personazhet galantë që e rrethojnë shfaqen gjithnjë e më trazues. Gjylameti shtyn Isufin me një energji berthamore të pazakonte . Blerina i thotë “i vogli shtrin viganin” por Cufja duke hapur rrugë me kanun në dorë ja kthen “i shtypuri tiranin”. Unë i fshehur në oden e grave e të femijeve kur burrat janë në luftë, dal e shtrihem barkas për të kaluar nën këmbë gardistesh. Krahet me lodhen, gjunjët më vriten, goja më thahet. Kosta i Gramozit dhe Lindites sebashku me keshilltarin tim Dorin trim…
Ish=deputeti i PD-së, Belind Këlliçi thotë se pas kontratës së kesh për termocentrale me qira në Vlorë qëndrojë kompani guackë. Në një dekaratë për shtyp, Këlliçi tha së përfitues i tenderit është kompani tjetër nga ajo që është bërë publike, ndërkohë që dëmet fianciare janë të mëdha pasi sot e kësaj ditë termocentralet nuk janë vënë në punë pavarësisht një qiraje prej 64 milion dollarësh për dy vite. Deklarata e plotë Siç mund ta keni ndjekur dhe në mediat televizive apo në emisionin investigative Piranjat, në vitin 2022 qeveria vendosi shpalljen e një tenderi me procedure emergjente për marrjen me…
Hartimi i politikave që inkurajojnë një sektor bujqësor më të qëndrueshëm dhe inovativ në qarkun e Fierit ishin në fokus të një takimi mes autoriteteve qendrore dhe vendore. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Prefekti i qarkut Fier si dhe deputetë dhe kryetarët e bashkive të qarkut, zhvilluan një takim me të gjithë drejtuesit e institucioneve vendore të MBZHR për të diskutuar mbi problematikat dhe objektivat për qarkun e Fierit. “U përqendruam në iniciativat për avancimin e sigurisë ushqimore, prodhimit bujqësor, përmirësimin e infrastrukturës rurale dhe mbështetjen e fermerëve në përballje me çështje…
Sot Gjykata e Tiranës la në burg Majlinda Dehimën, pasi akuzohet se i ka thyer këmbës një vajze 3 vjeçe në kopshtin “Stinët”, por një rast i ngjashëm është denoncuar në policinë e Tiranës. Më konkretisht në Komisariatin e Policisë Nr. 3 në kryeqytet është paraqitur nëna e një djali të mitur, e cila ka denoncuar drejtoreshën e shkollës dhe mësuesen kujdestare të të birit, se kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Një gup hetimor është ngritur dhe po kryhen të gjitha veprimet procedurale, për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës…
Sfida me Apoloninë nuk u prit mirë nga disa tifozë të Vorës. Policia bën me dije se po punon për kapjen e një 35-vjeçari pasi dëmtoi stolat e stadiumit “Loni Papuçiu” dhe goditi arbitrin e katërt të sfidës, Blerim Ziri. “Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitirit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Shkatërrimi i pronës””, tha policia. Ndeshja Apolonia-Vora përfundoi me rezultatin 2 me 1 në favor të fierakëve. Pas goditjes me stol, gjyqtari Ziri mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Po…
”Bllokada e parë greke për Shqipërinë për shkak të çështjes “Beleri”, shkruan media greke “Kathimerini”, teksa thekson se Athina “ngrin” perspektivën që Shqipëria të nisë negociatat për grupin e parë të kapitujve të anëtarësimit në BE. Sipas “Kathimerini”, përshkallëzimi thelbësor i qëndrimit të ashpër ndaj Tiranës për shkak të shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të kryebashkiakut të burgosur të Himarës, Fredi Beleri, është vendimi i Greqisë për të mos dhënë pëlqimin tek letra e përbashkët e 27 vendeve anëtare të BE-së për Shqipërinë që ajo të fillojë negociatat për hapjen e grupit të parë të kapitujve të anëtarësimit. Greqia…
Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë nisur hetimet për vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena i cili pësoi atak kardiak në fushën e blertë gjatë ndeshjes kundër Partizanit. Autopsia pritet të dalë ditën e sotme për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes. Janë pyetur mjekët që kanë asistuar në analizat e tij të cilët janë shprehur se analizat qe prej janarit kur ai ishte në vendin tone kanë dale sipas normave të lejuara. Është bërë edhe kontrolli për protokollin dhe kohën e reagimit të mjekëve dhe autoambulancës dhe sipas hetimeve çdo gjë ka qenë në kohë pavarësisht se…
Futbollisti kuqezi, Odise Roshi ka gjetur golin e parë në Turqi për këtë sezon. Në minutën e 28′ të sfidës, Roshi ka dyfishuar shifrat ndaj Boluspurit. Aktualisht Sakariaspor udhëheq me rezultatin 3-1 në transfertë. Ndërkohë ekipi ku luan Roshi përkohësisht renditet në vendin e 7-të me 19 pikë në 12 javë.
I Ngarkuari me punë i SHBA-së në Tiranë, David Wisner, Atasheu i Mbrojtjes Eric Cote dhe familjet e tyre vizituan qytetin e Korçës. Gjatë vizitës, Wisner pati kënaqësinë të takohej me një mësuese ndihmëse të gjuhës angleze të mbështetur nga ambasada, që jep mësim për banorët e qytetit. Ai takoi gjithashtu disa pronarë biznesesh në Pazarin e Korçës, të cilët kanë përfituar nga mbështetja e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). “Ndikimi pozitiv i punës jofitimprurëse të AADF-së në komunitetin dhe ekonominë vendase ishte i jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së. Gjatë vizitës së tij në Korçë, Wisner vizitoi…
Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 58-vjeçarin me iniciale V.K banues në Durrës, pasi u kap duke transportuar drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës, 26 emigrantë të paligjshëm. Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se pas hetimeve 2-mujore është finalizuar operacionin policor i koduar “Midnight 23” ku janë sekuestruar furgoni me të cilin po transportoheshin këta shtetas dhe 2 aparate celularë. “Në aksin rrugor “Bilisht-Pogradec”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. K. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u konstatuan 26 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin nga ky…