Author: tirana

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të marrë pjesë nesër në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Mësohet se në fokus të këtij takimi do të jetë forcimi i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, gjatë këtij takimi ministrat pritet të diskutojnë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin e përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, duke përfshirë rreziqet dhe kërcënimet hibride dhe ato kibernetike. Ai që do të kryesojë këtë takim do të jetë…

Read More

Të paktën pesë pjesëtarë të personelit ushtarak amerikan humbën jetën pasi një avion amerikan u rrëzua në Mesdheun lindor gjatë një stërvitje stërvitore, siç njoftoi Komanda Evropiane e SHBA (EUCOM). EUCOM nuk specifikoi llojin e avionit ose nga po fluturonte, por Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një grup sulmues aeroplanmbajtës në rajon për shkak të luftës Izrael-Hamas. “Gjatë një misioni rutinë të karburantit ajror si pjesë e stërvitjes ushtarake, një avion ushtarak amerikan me pesë pjesëtarë të shërbimit u rrëzua në Detin Mesdhe. Të pesë anëtarët e shërbimit në bordin e avionit u vranë”, tha EUCOM në një deklaratë. Uashingtoni…

Read More

Deklarata e parë publike për partnerin e saj, me të cilin është në një romancë prej disa muajsh ishte në ditëlindjen e tij. Belén Rodriguez dhe Elio Lorenzoni e jetuan dashurinë për disa muaj në privatësi të plotë, ndërsa për ditëlindjen e tij, pak javë më parë, Rodriguez vendosi ta urojë edhe publikisht: “Urimet më të mira për ty që je pafundësia për mua”,– shkroi showgirl-i krahas një fotoje të shkëputur nga festa e ditëlindjes. Me dorën e fotografuar me unazën në gisht, Belen shkruan vetëm “Po” pas këtij imazhi, i cili nuk ka nevojë më për koment.

Read More

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan nëpër qytetet e Spanjës të dielën kundër planeve të kryeministrit në detyrë, Pedro Sanchez, për t’i amnistuar separatistët katalanas në këmbim të mbështetjes së tyre për një mandat të ri në Qeveri. Të enjten, Qeveria arriti marrëveshje me partinë separatiste katalanase, Junts, e cila përfshin edhe miratimin e një ligji kontestues për t’i amnistuar të dënuarit për tentimin e Katalonjës për t’u ndarë nga Spanja më 2017. Kjo marrëveshje e tronditi vendin, dhe konservatori Sanchez u akuzua nga kundërshtarët se po e rrezikon rendin dhe ligjin për përfitime të veta politike. “Nuk do ta ndalemi derisa…

Read More

Shtetet e Bashkuara dhe Kina mbajnë peshën më të rëndë të ekonomisë globale. Të marra së bashku, ato prodhojnë më shumë se 40% të mallrave dhe shërbimeve në shkallë botërore. Beteja ekonomike 5-vjeçare mes Uashingtonit dhe Pekinit ka ndikuar edhe tek ekonomia botërore. Takimi i kësaj jave në Kaliforni mes udhëheqësve Biden dhe Xi mund të ketë pasoja globale. Një shtensionim i marrëdhënieve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund të sjellë përfitime për ekonominë botërore. Që nga viti 2020, ekonomia botërore është përballur me kriza të njëpasnjëshme, pandemia e COVID-19, rritja e inflacionit dhe normave të interesit, konfliktet e…

Read More

Liverpool nuk has vështirësi ndaj Brentford, duke triumfuar 3-0 dhe duke shkuar në kuotën e 27 pikëve, në vendin e dytë. The Reds mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Salah, ndërsa po egjiptiani vendosi përfundimisht fatin e takimit në fillimin e pjesës së dytë. Goli i 3-të mban firmën e Jota-s (75’). Në London Stadium (London), West Ham kalon 3-2 Nottingham. Ishte Paqueta që i dhuroi epërsinë ekipit të Moyes pas vetëm 3 minutash lojë, por Awoniyi dërgoi shifrat në 1-1 në të 44-tën. Mysafirët gjetën forcën për të përmbysur llogaritë me Elanga. Gjithsesi, gëzimi ishte i…

Read More

Shkrimtari Ismail Kadare rikthehet në libraritë italiane me një roman të shkruar rreth 40 vjet më parë. “Pallati i ëndrrave” ruan gjithë fuqinë dhe freskinë distopike të së tashmes. Në një intervistë për “La Lettura” të Corriere della Sera, shkrimtari flet për kohën kur u shkrua romani, marrëdhënien me Enver Hoxhën, arratinë në Francë e deri për teknologjinë dhe frikën se mos kjo e fundit po na kontrollon mendjen. I nderuar zoti Kadare, fillimisht ju falenderoj shumë që pranuat këtë intervistë. Kjo intervistë po bëhet me rastin e botimit në Itali të veprës suaj “Pallati i ëndrrave”, botuar në Shqipëri…

Read More

Arkeologët shqiptarë zbuluan në shtratin e përroit të Koramit në Himarë tumën e tretë ilire, që konsiderohet nga studiuesit si një nga monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian. Tuma e tretë u zbulua pranë varrezës tumulare të Himarës, të cilat quhen të tilla pasi janë varre të ndërtuara në kodër. “I përket periudhës së bronzit, ajo ka një rëndësi kulturore shumë të madhe qoftë për hartën e të gjithë Shqipërisë, janë këto varre që i japin një rendësi të veçantë kësaj zone por normalisht edhe dokumentimit të te gjitha varreve si dhe objekteve që…

Read More

Izraeli e bombardoi me breshëri raketash Qytetin e Gazës gjatë natës së shtunë dhe mëngjesit të së dielës, derisa forcat e saj tokësore luftuan me militantët e Hamasit pranë spitalit më të madh të këtij vendi, ku zyrtarët shëndetësorë thanë se mijëra mjekë, pacientë dhe të zhvendosur kanë ngecur brenda tij pa rrymë dhe pa furnizime. Në një fjalim televiziv të shtunën mbrëma, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i hodhi poshtë thirrjet e vazhdueshme ndërkombëtare për një armëpushim, duke thënë se nuk do të ndodhë nëse nuk lirohen të gjitha 240 pengjet që grupi radikal Hamas – i shpallur organizatë…

Read More

Një mjek në spitalin e Leros në Greqi me një kërkesë me shkrim ka kërkuar 10 patina elektrike, për të përshpejtuar lëvizjet e stafit brenda spitalit. “Ironike apo reale, kërkesa i çon pretendimet tona në një nivel tjetër. Sa keq që nuk dimë të gjithë të ngasim patina elektrike. Ishte një zgjidhje me kaq shumë mungesa të stafit që kemi në spitale. Nuk është e lehtë për ata pak mjekë dhe infermierë që kemi të kalojnë distancat në spitalet e mëdha me lëvizjet e vazhdueshme nga reparti në departament”, komenton presidenti i POEDIN-it, Michalis Giannakos. Edhe pse një kërkesë “gjeniale”,…

Read More

Drejtori i përgjithshëm i spitaleve në Rripin e Gazës paralajmëroi sot se jeta e rreth 650 pacientëve është në rrezik për shkak të situatës katastrofike në Spitalin Al-Shifa. Rreth 650 pacientë, duke përfshirë 36 fëmijë, kanë jetën e tyre në rrezik, tha Muhammad Zaqout në një konferencë për shtyp, duke i bërë thirrje Egjiptit që t’ua shpëtojë jetën. Zaqout konfirmoi gjithashtu praninë e “rreth 1.500 personave të zhvendosur në Kompleksin Mjekësor Al-Shifa”, duke paralajmëruar se “akumulimi i plehrave dhe mbeturinave mjekësore, mungesa e ujit dhe ndërprerjet e energjisë kërcënojnë jetën e të gjithëve”. Izraeli ka kryer sulme të pamëshirshme ajrore…

Read More