Author: tirana

Këtë të hënë para togave të zeza në Korçë ka dalë Anesti Sala, i cili dyshohet se ka ngacmuar dhe përndjekur një 12-vjeçare. Gjatë seancës ku gjykata i caktoi ”arrest me burg”, ai ka thënë se ka pasur një konflikt me gjyshen e vajzës. Ndërkohë gjyshja e 12-vjeçares ka pohuar faktin që është konfliktuar me 59-vjeçarin, por për arsye të ngacmimit të vazhdueshëm dhe përndjekjes së mbesës së saj.

Read More

Në një ishull të izoluar në Greqi, banorët kanë gjetur formulën e jetëgjatësisë. Të gjithë ata që kërkojnë të zbulojnë “burimin e rinisë” nuk duhet të kërkojnë më larg se ishulli 99 milje katror i Ikarias në Greqi. Në këtë ishull 1 nga 3 banorët jeton më shumë se 90 vite. Por ishulli nuk është i famshëm vetëm për jetëgjatësinë, por edhe për shëndetin e mirë. Ata ndjekin një stil jetese krejtësisht ndryshe nga banorët e qyteteve të mëdha. Një studim nga universiteti i Mjekësisë së Athinës zbuloi se banorët konsumojnë shumë bishtaja, peshk dhe vetëm 5 herë në muaj…

Read More

40 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Lezhës në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”. Policia sqaroi se kanë arrestuar tre persona, të cilët transportonin lëndën narkotike në aksin rrugor Shkodër-Tiranë. Shërbimet e policisë kanë ndaluar automjetin tip “Renault” me të cilin dyshohej se po transportohej lënda narkotike, ku janë gjetur 3 thasë me cannabis sativa, me peshë totale 40 kilogramë e 200 gramë. Në pranga përfunduan shtetasit Ergys Markja, drejtuesi i mjetit si dhe Dorjan Salla dhe Artur Demiri, me precedentë të mëparshëm penalë.

Read More

James Cleverly pritet që të jetë Sekretari i ri i Brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar. Ai u pa duke hyrë në 10 Downing Street këtë mëngjes pasi ish-sekretarja e Brendshme, Sulla Braverman u shkarkua. Mediat në Britani raportojnë se Braverman është shkarkuar pasi ka kritikuar protestat pro-Palestinës. Shkarkimi i saj pritet të jetë pjesë e një riorganizimi më të gjerë të ekipit të Sunak. Përpara se të merrte rolin e tij të ri, Cleverly ishte Sekretar Arsimi për tre muaj, nga korriku 2022 deri në shtator 2022 në ditët e fundit të Boris Johnson.

Read More

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman është shkarkuar këtë të hënë nga kryeministri Rishi Sunak. BBC ka publikuar fotot e para teksa Braverman po largohej nga shtëpia e saj në Londër. Nuk dihet nëse ajo ishte në dijeni për shkarkimin në momentin që janë shkrepur fotot. Kryeministri Rishi Sunak pritet të bëjë sot një riorganizim të kabinetit. Braverman ka qenë nën presion të shtuar pas një artikull në Times, të botuar të enjten. Ajo kritikoi protestat pro-palestinës, duke i quajtur “turma pro-palestineze”.

Read More

Me firmë të kryeministrit Rishi Sunak, sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman është shkarkuar nga posti i saj. Ajo muajt e fundit doli hapur kundër shqiptarëve. Lajmi është bërë publik nga media britanike “The Sun”. Ky vendim erdhi pasi ka kritikuar protestat pro Palestinës. Shkarkimi i saj pritet të jetë pjesë e një riorganizimi më të gjerë të ekipit të Sunak. Braverman akuzoi efektivët blu se protestuesit agresiv te krahut të djathtë nuk u janë përgjigjur siç duhet ndërsa kanë injoruar terësisht turmat pro palestineze përgjatë protestave të tyre. Rikujtojmë se është hera e dytë që Braverman detyrohet të largohet…

Read More

Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, në kuadër të një operacioni të koduar “Basti i fundit”. Policia lokale sqaroi se janë kryer kontrolle 5 lokale të ndryshme në Durrës dhe Kavajë. Njoftimi: U kapën në flagrancë, në 5 lokale në Durrës dhe në Kavajë, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 7 shtetas. Njëri prej të arrestuarve, pronar i një lokali në Kavajë, të paregjistruar në organet tatimore. Sekuestrohen 7 celularë, me faqe bastesh aktive në ta. Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, si dhe ata të Stacionit…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja po zhvillon një vizitë zyrtare në Romë, në kuadër të përforcimit të marrëdhënieve juridiksionale Shqipëri-Itali në sistemin e drejtësisë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, ministri Manja gjatë vizitës zyrtare dy ditore, do të zhvillojë takime të nivelit të lartë politik të shtetit italian dhe të sistemit gjyqësor. Gjatë vizitës, në kuadër të fuqizimit të Drejtorisë tonë Antikorrupsion do të nënshkruhet një marrëveshje mirëkuptimi me Agjencinë Kombëtare Italiane Antikorrupsion, që do të shërbejë në forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë, duke sjellë praktikat më të mira nga vendi fqinj. “Kjo marrëveshje shënon një hap cilësor…

Read More

Nuk ka paqe mes Edona James dhe Metit, edhe pse dy banorët e ”Big Brother Kosova Vip 2”, ditët e fundit u panë sikur e rregulluan marrëdhënien mes tyre. Ajo ka debatuar ashpër me Metin, ku në disa raste nuk kanë munguar edhe ofendimet nga ana e saj. Gjatë debatit, Meti iu drejtua asaj duke i thënë “a e sheh çfarë fjalori ke, nuk di me diskutuar pa ofendime”. Edona iu përgjigj duke i thënë “unë nuk di të flasë mirë shqip, por ty ta mbylli gojën”. “Nuk merrem me këso persona, ti në Suedi i ruan fëmijët më shumë…

Read More

Ministrat e Jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian do të takohen sot në Bruksel me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor, për të diskutuar për një sërë temash me interes të përbashkët. Ky është takim tradicional dhe atij do t’i prijë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell. Sipas paralajmërimeve nga BE-ja, temat kryesore do të jenë situata e sigurisë në rajon dhe më gjerë dhe bashkëpunimi mes bllokut dhe vendeve të rajonit në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë. Takimi zhvillohet disa ditë pasi Komisioni Evropian miratoi dhe publikoi paketën e zgjerimit…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton shqiptarët kudo që janë që të marrin pjesë në koncertin e madh festiv në sheshin “Skënderbej”, më 28 nëntor ora 20:30. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thotë se ky koncert do të bëjë bashkë dhe grupe artistike nga treva të ndryshme të vendit. “Pas Paradës së Shqiptarëve, më 28 Nëntor, do të kemi mundësinë të shijojmë së bashku koncertin “Folk Fest”, ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrjen e grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët. Sheshi Skënderbej. 20:30 Mos mungoni”,- shkruan Veliaj. Për…

Read More

I cilësuar si ”Escobari shqiptar”, Dritan Rexhepi u arrestua në 8 nëntor në periferi të Stambollit, pasi kishte arritur të largohej nga Ekuadori me pasaportë kolumbiane, falë një gabimi të sistemit të burgjeve. Mediat italiane shkruajnë se personazhi i njohur si mjeshtri i arratisjeve, duhej të qëndronte brenda vendit me çip elektronik, pasi u lirua nga dënimi me 13 vjet burg për trafik droge. Pas largimit të tij nga vendi, hetimet treguan se një person tjetër kishte firmosur në vend të tij sa herë kontrollohej në adresën e banimit, duke i mbyllur sytë policisë. Sa i përket akuzave në Itali,…

Read More