Author: tirana

4 vite burg kërkon Prokuroria e Posaçme për ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e arrestuar për korrupsion me tenderin për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Joana Duro mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë ‘DRICONS’ për të fituar tenderin. Duro ndodhet në burg që prej 5 qershorit 2023, ndërsa GJKKO nuk ka pranuar që t’i lehtësojë masën. Ajo akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë”. Për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim. Vladimir Topi, administratori i kompanisë “Dricons”…

Read More

“Veliaj pagoi për depozitimin e dherave të kullës që zhduku Sahatin e Tiranës për shkak se projektuesja ishte thjeshtra e Ramës”, është pretendimi i Sali Berishës. Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se këtë akuzë e bazon në një email sekret të ardhur së fundmi, ku thotë se sipas tij, Veliaj ka urdhëruar që kësaj kulle, dherat t’i depozitohen pa kërkuar që privati të paguajë depozitimin e tyre si të gjithë ndërtuesit e Tiranës ”Në datën 20 maj të vitit 2019, gjithnjë fjala është për korrupsionin e familjes së kryemafiozit, Edi Rama dhe mëkëmbësit të tij, Erion Veliaj. Këtu…

Read More

Në prangat e Policisë së Tiranës ka rënë një 40-vjeçar, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, pasi në makinë iu gjet një armë zjarri pistoletë. Në pranga ka rënë 40-vjeçari A.K nga Fushë-Kruja. Ai u ndalua në rrugën “Vangjel Noti” teksa drejtonte automjetin. Punonjësve të policisë i paraqiti një patentë me gjeneralitete të një personi tjetër, ndërsa vetë nuk posedonte leje drejtimi. Në makinë iu gjet edhe një pistoletë me municion luftarak. 40-vjeçari u arrestua për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Read More

Ish-kryeministri David Cameron pas emërimit të tij si sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe, doli në një deklaratë për mediat, duke theksuar se do të fokusohet në mbështetjen e aleatëve dhe forcimin e partneriteteve. Cameron tha se Britania është një vend ndërkombëtar dhe se ata do të bëjnë tregti në çdo cep të globit, duke shtuar se siguria ndërkombëtare është jetike për “sigurinë tonë të brendshme”. “Ne po përballemi me një sërë sfidash të frikshme ndërkombëtare, duke përfshirë luftën në Ukrainë dhe krizën në Lindjen e Mesme. Në këtë kohë të ndryshimeve të thella globale, nuk ka qenë kurrë…

Read More

Në prag të dy përballjeve vendimtare drejt Euro2024, Kristjan Asllani tremb trajnerin Sylvinho. Mesfushori i kombëtares kuqezi mungoi për arsyeje dëmtimi në fitoren që Interi mori në kampionat 2-0 ndaj Frosinone për të ngritur kështu alarmin. 21-vjeçari ka pësuar një tendosje të lehtë në kofshën e djathtë çka e la jashtë skuadrës zikaltër. Në dilemë mbetet prezenca në kombëtaren shqiptare, duke shtuar kështu dhimbjet e kokës për Sylvinhon.

Read More

Ministria e Arsimit ka paralajmëruar një reformë në Arsimin parashkollor, që përfshin kopshtet dhe çerdhet, pas ngjarjes së rëndë me dhunimin e 3-vjeçares. Ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi me pika disa nga ndryshimet thelbësore që janë parashikuar, që nisin që nga ndryshimi i ligjit, për të vijuar të rregullat e hapjes së një kopshti ose një çerdheje deri te kualifikimi i edukatoreve. “Reformë për arsimin parashkollor, është parësore kujdesi ndaj fëmijëve dhe nevoja për të pasur jo vetëm një analizë shumë të më të thellë, por edhe për të adresuar të gjitha problematikat, jemi duke vlerësuar për të parë nëse kemi…

Read More

Qeveria në Britaninë e Madhe është ”shkundur”. Ish-kryeministri David Cameron ka bërë sot një nga rikthimet më të bujshme në politikën e vijës së parë në Britaninë e Madhe, duke u ulur në karrigen e Sekretarit të Jashtëm. Në një kthesë dramatike të realitetit politik në Londër, ish-kryeministri 57-vjeçar do të zëvendësojë James Cleverly, i cili ka marrë postin e Sekretarit të Brendshëm pas largimit të Suella Braverman. Lëvizja shokuese për riorganizimin e kabinetit nga kryeministri Rishi Sunak, e sheh Cameron sërish në politikën aktive, pasi kishte dhënë dorëheqjen si kryeministër në vitin 2016. Lexo edhe https://tirananews.al/james-cleverly-merr-postin-e-suella-braverman/ Lexo edhe https://tirananews.al/fotot-e-para-te-braverman-teksa-largohet-nga-shtepia-ne-londer-u-shkarkua-nga-kryeministri/ Lexo…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, bashkëkryetare e Komisonit për Integrimin, tha sot në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, se bëri anulimin e mbledhjes, ku do të ishte prezent edhe Luigi Soreca, për të shmangur kaosin e krijuar nga Rithemelimi ditët e fundit në Kuvend. ”Do të ishte e pafalshme nëse do të kishim ato skena të papërshtatshme, në Komisionin e Integrimit, dhe e kisha të pamundur sesi do të shkonte mbledhja. Nuk doja që skenat e së premtes të përsëriteshin edhe në sy të ambasadorit. I kërkova ambasadorit që të më mirëkuptonte. Integrimi duhet të na bashkojë…

Read More

Suella Braverman u shkarkua këtë të hënë nga posti i Sekretares së Brendshme në Britaninë e Madhe me firmë të kryeministrit Sunak, dhe në vend të saj është emëruar menjëherë James Cleverly. Kurse ish-kryeministri britanik David Cameron është sekretari i jashtëm dhe do të marrë një vend në Dhomën e Lordëve për t’i mundësuar atij të marrë postin.

Read More

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari rrezikon që të shkarkohet nga posti. Kjo pasi në KQZ ka mbërritur vendimi i gjykatës së Janinës, ku Kreshnik Hajdari rezulton të jetë dënuar penalisht në vitin 1999 për akuzën e “Hyrjes në teritorin Grek në mënyrë të paligjshme”. Ai rezulton të jetë i dënuar me 4 muaj burg të konvertuar në gjobë në vlerën e 1500 dhramive nga Gjykata e Janinës. Vendimi është tashmë në duart e KQZ-së prej disa ditësh dhe të martën në 14 nëntor KQZ do të zhvillojë një seancë diskutimi publike për materialin hetimor të dërguar nga Zyra e Dekriminalizimit…

Read More

Këtë të hënë, kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi do të mbledh grupin. Mbledhja mësohet se do të mbahet në orën 12:00, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. “Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, mbledhje e grupit në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftim. Pak ditë më parë deputetet e Rithemelimit u ndaluan nga Garda e Republikës të futeshin në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në Komisione, ndërsa zgjodhën më pas të futeshin duke kaluar nga dritaret.

Read More