Author: tirana

Erion Isai, teksa fliste për krijimet e fundit filmike dhe debatin online rreth filmave komercialë dhe profesionalizmit të aktorëve, u shpreh se për sa kohë salla mbushet plot, suksesi është arritur. “Mund të kem 4 vjet pa e takuar dhe pa folur në telefon dhe ai është Ermal Mamaqi. Kur shoh sesi e sulmojnë më ngrihen nervat. Pse kanë neveri nga njerëzit që punojnë? Kush tha që Ermal Mamaqi s’e bën dot producentin? E bën që ç’ke me të për sa kohë mbush sallën plot dhe për këtë, i lumtë. E çfarë se Luizi nuk është aktor me diplomë? A…

Read More

Gjykata e Posaçme ka njoftuar me postë Sali Berishën pranë selisë së PD-së, adresës së shtëpisë dhe pranë Kuvendit, por ka marrë një përgjigje me nënshkrimin refuzuar. ‘Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar dëftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’. Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme.’- njofton Gjykata.

Read More

Trajneri Silvinjo ka nisur nga puna për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë, atë me Moldavinë në 17 nëntor dhe me Ishujt Faroe më 20 nëntor. Por jo i gjithë grupi është në gatishmërinë e plotë të teknikut brazilian. Mesfushori Kristjan Asllani do të punojë i diferencuar. Në vendin e tij Silvinjo ka marrë një tjetër mesfushor, Medon Berishën. Ai është pjesë e Shpresave dhe luan për Leccen në Serinë A. Berisha po stërvitet në vend të Asllanit. Nuk dihet nëse Silvinjo do e marrë Asllanin edhe në Moldavi.

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur kundër braktisjes së seancave parlamentare që po zhvillohen në kuadër të aksionit opozitar. E pyetur në studion e News 24 në lidhje me një grevë urie nga opozita, Tabaku u shpreh se jo të gjithë bien dakord për mënyrat e reagimit. “Kërkesat e opozitës për komisione hetimore janë të drejta. Që nga komisioni i inceneratorëve nuk ka pasur asnjë komision tjetër. Janë 8 kërkesa. Jo të gjithë biem dakord për mënyrat. Unë do kisha preferuar që betejën ta bënim nëpër institucione. Ne e kemi lënë hapësirën e Parlamentit bosh shumë herë dhe…

Read More

Një 57-vjeçar ka rënë nga lartësia në qytetin e Vlorës ndërsa dyshohet se ishte duke montuar një pajisje në një subjekt privat. Si pasojë e rënies nga ndërtesa, shtetasi me iniciale I.GJ., mësohet se ka pësuar edhe dëmtime. Sipas informacioneve nga Policia, i dëmtuari, është nisur menjëherë drejt spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Read More

Dy fëmijë nga 12 vjec u shoqëruan nga policia në Burrel pasi akuzohen se kanë vjedhur xhaminë e qytetit. Dy të miturit hynë gjatë natës në objektin e kultit duke vjedhur kasafortën metalike ku gjendeshin para. “Identifikohen dhe shoqërohen në Polici dy autorët e dyshuar të vjedhjes, ku për shkak të moshës u proceduan penalisht në gjendje të lirë. Gjendet dhe sekuestrohet kasaforta sëbashku me shumën e parave, që dy të miturit vodhën brenda xhamisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së informacionit se ishte vjedhur me thyerje një objekt kulti (xhami), në qytetin e Burrelit, dhe autorët…

Read More

Pas kërkesës së përfaqësuesve të Lulzim Bashës për përjashtimin e gjyqtarit Niko Rapi, gjyqtarja e Gjykatës Civile të Tiranës Nertila Kape, që mori në shqyrtim kërkesën e rrëzoi atë. Këtë të hënë në orën 15:00 pritet vendimi i gjyqtarit të çështjes Niko Rapi mbi qëndrimet e palëve. Ka në total 3 kërkesa. E para ka të bëjë me kërkesën për pezullim të procesit, kërkesë e bërë nga Komisioni i Rithemelimit. E dyta esh kërkesa e Këshillit Kombëtar të përfaqësuar nga Gazment Bardhi që gjithashtu kërkon pezullim të procesit për shkak të gjyqit në Gjykatë të Lartë. E treta është kërkesa…

Read More

Aktiviteti sizmik është lehtësuar në Islandën jugperëndimore, por ende pritet një shpërthim vullkanik, thonë shkencëtarët. Edhe pse më shumë se 500 tërmete kanë goditur gadishullin Reykjanes që nga mesnata, ata kanë qenë më të dobët se dy ditët e fundit. Por ekspertët theksojnë se një lumë magme e gjatë 15 km që rrjedh nën gadishull është ende aktiv, duke kërcënuar qytetin tashmë të evakuuar të Grindavik. Shumica e lëkundjeve kanë ndodhur nën të dhe qindra njerëz janë larguar. Në rrugët e qytetit janë shfaqur çarje teksa rrëshqitja e tokës ka ndikimin e saj në zonë. Grindavik është vetëm 15 km…

Read More

Leku e ka nisur këtë javë duke fituar pikë në kursin e këmbimit me valutat e tjera. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 104.25 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.17 pikë që nga fundi i javës së kaluar. Euro ka prekur tashmë një nivel të ri minimal për tre muajt e fundit. Për herë të fundit, Euro i ishte afruar nivelit të 104 lekëve në mesin e muajit gusht, kur kursi ishte ende nën efektin e sezonit turistik. Tendencë të ngjashme po shënojnë edhe valutat e tjera të huaja. Dollari…

Read More

Kreu i grupit parlamentar i PD Gazment Bardhi, pas mbledhjes së grupit, deklaroi para gazetarëve se nuk tërhiqen nga vendimi për të mos lejuar që mazhoranca të zhvillojë seancë normale në Kuvend. Sipas tij, kjo do të ndodhë vetëm kur shumica të respektojë ligjin sipas tij dhe të pranojë ngritjen e Komisioneve Parlamentare. Ai tha se opozita tashmë është bashkë, dhe se mazhoranca po i nxit që të shkojnë drejt akteve ekstreme. “Sot kemi diskutuar mbi situatën jo normale ku është përfshirë Kuvendi për shkak të sjelljes antikushtetuese të mazhorancës. Jemi të vendosur për të vijuar aksionin demokrati brenda Kuvendit…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpol, Jürgen Stock në në Lion të Francës. Ministri Balla nga thekson se ka ardhur koha ti hapet rrugë ekstradimeve të bosëve të krimit nga Dubai dhe Amerika Latine. “Jam sot në Lion, në selinë e Interpolit, ku u takova me Sekretarin e Përgjithshëm Jurgen Stock dhe drejtuesit e tjerë të lartë të kësaj organizate, për të thelluar bashkëpunimin në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare, në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike si dhe në forcimin e kapaciteteve të…

Read More

Një grua, ende e paidentifikuar, është gjetur e pajetë në plazhin e Durrësit. Kufoma është pikasur nga kalimtarët e rastit në zonë në sektorin Iliria. Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit, për të kryer autopsinë. Policia po punon për identifikimin e gruas që u gjend e mbytur. Sipas policisë, deri tani nuk ka asnjë denoncim për persona të zhdukur apo të humbur me tiparet e gruas që u gjet e vdekur mesditën e sotme.

Read More