Me 12 vite burg është dënuar nga një gjykatë në Belgjikë, shtetasi belg Dries Lonneux i akuzuar si anëtar i një organizate kriminale që ka trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia, tranzit nëpër portet e Antwerp ose Roterdam. Ngarkesa e kapur në sasi rekord prej 1.9 ton kokainë kishte një vlerë prej rreth 80 milionë euro, ndërsa organizata që tashmë ka 18 të pandehur mund të kishte trafikuar deri në 15 ton kokainë. 44-vjeçari belg, të cilit SPAK i sekuestroi pak muaj më parë 5 apartamente në Sarandë dhe 5 toka në Tiranë, tha se kishte një rol shumë…
Author: tirana
Një fëmijë u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat mes dy të panjohurve në një treg në Teksas. Shkëmbimi i zjarrit filloi pas një debati mes dy personave që nuk njiheshin me njëri-tjetrin, tha policia. Në SHBA u regjistruan 600 të shtëna masive gjatë vitit 2023. Teksasi ka disa nga ligjet më të dobëta të armëve në SHBA, pavarësisht se shteti është dëshmitar i disa prej të shtënave masive më vdekjeprurëse.
Nga Kavaja ish kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se është i lidhur me krimin dhe në këtë mënyrë qëndron në pushtet. Berisha u shpreh se aksioni opozitar në Parlament do të vazhdojë, pasi është një betejë e shenjtë dhe bëhet për idealet e cdo shqiptari që kërkon pluralizmin. Në këto 10 vite, tha Berisha, Edi Rama rrëzoi një nga një shtyllat e një shoqërie të lirë. Shtyllat e një rendi demokratik. “Kushdo që do të shohë seancën e parë të parlamentit, i ulur me deputetët të tjerë, tashmë jo kryeministër, e marr fjalën dhe i them: Edi Rama, lidhjet…
Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër, pasi në banesën e tyre u sekuestrua një sasi lënde narkotike. Blutë e kryeqytetit njoftojnë se kanë sekuestruar rreth 8 kg kanabis në fshatin Bulçesh. Në këto rrethana, janë arrestuar në kushtet e flagrancës dy vëllezërit Saimir Aruci, 39 vjeç dhe Oltjan Aruci, 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar ‘Bulçesh’.…
Ndryshimet në infrastrukrurën e qytetit të Burrelit janë të dukshme vitet e fundit. Në çdo bllok banimi e lagje po punohet për krijimin e kushteve më të mira të jetesës.Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Bashkiake po punojnë aktualisht në blloqet e banimit të lagjes “Drita”.Kjo lagje trashëgonte një infrastrukturë të rënduar. Sakaq ndryshimet e fundit janë mbrelënëse.Në një postim të fundit kryebashkiaku i Matit shprehet se: “Bashkia Mat, vijon punën për sistemimin e hapësirës publike te lagjja “Drita” blloku Nr.1. Investimet vijojnë kudo për rehabilitimin e hapësirave publike në qytetin e Burrelit.”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bën thirrje që Serbisë t’i bëhet më shumë presion për të nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, nënvizoi se hapi i parë dhe më i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është nënshkrimi i njohjes defacto. Kurti përmendi edhe sukseset që sipas tij janë arritur në ekonomi gjatë qeverisjes së tij. “Serbia është fqinji ynë më i madh. Kufiri me Serbinë është 381 kilometra dhe tani përbënë një rrezik sigurie por që mund të jetë një mundësi ekonomike. Për të shkuar atje duhet më shumë presion në…
Disa javë më parë, Noizy bëri një postim në rrjetet sociale, duke u shfaqur me gjak në kokë dhe sigurisht që kjo foto e këngëtarit shqetësoi fansat në atë kohë.about:blank Pas shumë aludimeve lidhur me atë postim, më në fund Noizy konfirmoi se do të ishte pjesë e një filmi. Pas këtij postimi, një tjetër skenë është postuar në profilin e reperit të njohur, ku shihet teksa goditet me një karrige në kokë. Ndërkohë që fillimisht ndjekësit e artistit janë trembur, ai ka sqaruar se në fakt është një sekuencë nga filmi që ai do të luajë. Në videon e…
Agjencia Kombëtare Franceze për Sigurinë e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore ka dhënë alarmin për rrezikun nga përdorimi i disa barnave për lehtësimin e simptomave të gripit. Sipas kësaj agjencie, përdorimi i barnave me pseudoefedrinë shtojnë rrezikun për goditje në tru dhe sulm në zemër. Njoftimi ka alarmuar jo vetëm Francën por të gjithë Europën, pasi këto lloj barnash, kryesisht në formën e sprejtit për hundët, gjenden kudo në raftet e farmacive në çdo cep të kontinentit. “Mesazhi është i qartë. Mos i përdorni. Ne nuk rrezikojmë të pësojmë një goditje në zemër apo tru për hundën e bllokuar”, deklaroi Christelle…
Google ka vendosur të fshijë mijëra llogari jo aktive në Gmail duke filluar nga muaji i ardhshëm.Sipas Google, përdoruesit që nuk kanë hyrë në llogarinë e tyre prej të paktën 2 vitesh, do të humbasin email-et dhe gjithçka tjetër të lidhur me të, përfshirë fotot dhe videot.Politika e re e sigurisë u njoftua në muajin maj dhe tashmë Google po dërgon njoftime të shumta te përdoruesit që rrezikojnë humbjen e llogarisë. Procesi i fshirjes së tyre nis më 1 Dhjetor.Një nga përfaqësuesit e Google është shprehur se kjo “limiton kohën që platforma ruan informacionin tuaj personal”.
Kryetari i PD Lulzim Basha u takua me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britani të Madhe. Gjatë takimit zoti Basha u ndal në propozimet e PD për votën e emigrantëve dhe listat e hapura. Kreu i PD bëri të ditur se të premten është depozituar propozimi për votën e diasporës i cili mundëson që emigrantët jo vetëm të votojnë por të ketë të njëjtën peshë të votës si shqiptarët.
Mbreti Abdullah i Jordanisë hodhi poshtë çdo plan të Izraelit për të pushtuar pjesë të Gazës ose për të krijuar zona sigurie brenda enklavës. Monarku u tha politikanëve se rrënja e krizës ishte pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli dhe mohimi i të drejtave legjitime të palestinezëve. Jordania është shtëpia e një popullsie të madhe refugjatësh palestinezë dhe pasardhësve të tyre, të cilët kanë frikë se Izraeli mund të dëbojë palestinezët masivisht nga Bregu Perëndimor i pushtuar nga Izraeli, ku sulmet e kolonëve izraelitë ndaj banorëve palestinezë janë rritur që nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit më 7…
Reperja nga Kosova, Tayna ishte e ftuar në një koncert në Amerikë, ku duket se e ka ndjekur fati i Bebe Rexhës. Teksa ka qenë duke kënduar, reperja është goditur me telefon nga turma. Pavarësisht përballjes me këtë incident ajo ka vazhduar koncertin e qetë.