Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Pogradec. Nga aty ai ka folur për rritjen e pensioneve. Sipas Ramës, rritja e pensioneve është më e ngadaltë se procesi i rritjes së pagave sepse numri i pensionistëve është shumë më i madh. Ndërkohë ai bëri me dije se rritja e pagave të shtetit ka stimuluar dhe rritjen e pagave në sektorin privat që ka qenë pjesë e qëllimit të tyre. “Të mos harrojmë që kemi një numër shumë të lartë pensionistësh, shumë të lartë në krahasim me punonjësit e shtetit dhe për…
Author: tirana
Zemra e Raphael Dwamena pushoi së rrahuri të shtunën, teksa sulmuesi i Egnatias pësoi një arrest kardiak gjatë zhvillimit të ndeshjes ndaj Partizanit. Ylli ganez nuk është më, ndërsa tashmë duket e thjeshtë për të gjetur fajtorin. Antonio Asso, një mjek kardiolog në Shërbimin e Kardiologjisë në spitalin Miguel Servet në Zaragoza, në një intervistë të dhënë tregon për një takim me lojtarin në tetor 2019 kur mjeku i Real Zaragoza, Irineo De los Mártires, kërkoi vlerësimin e situatës së tij. “Para se të filloja t’i shpjegoja analizat, isha i vetëdijshëm për rëndësinë që do të kishin fjalët e mia…
Djemtë e Kombëtares janë gati për dy sfidat e fundit kualifikuese ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për Kampionatin Europian ‘Gjermani 2024’. Grumbullimi ka nisur dhe atmosfera brenda grupit është shumë pozitive. Synimi i vetëm është arritja e objektivit madhor, finalet e Europianit “Gjermani 2024“. Arbnor Muja dhe Klaus Gjasula në një prononcim të dhënë për fshf.org tregojnë se janë gati për aktin final. Sulmuesi kuqezi Arbnor Muja vlerësoi ekipin e Moldavisë, dhe bëri thirrje për mbështetje nga tifozët kuqezi për të siguruar kualifikimin dhe për ta kthyer në festë ndeshjen e fundit me Ishujt Faroe në “Air Albania“.…
Albi Nako është i mendimit që Ilir Shaqiri, kryetari i jurisë së “Dancing with the stars”, duhet të jetë më i kujdesshëm me komentet e tij kundrejt balerinëve profesionistë në spektakël, sepse sipas tij, ka një lloj diskriminimi. “Iliri duket se e kishte mprehur shpatën përsa i përket edhe balerinëve. Për shembull, Arnitës i tha që ‘ty të duhet një balerin që të të shkundë, siç është Dioni i fuqishëm’,” i tha moderatorja Kiara Tito Albi Nakos në “Dancing with the stars – Fan Club”. Kujtojmë se Arnita Beqiraj kërcen me balerinin Eni, ndërsa balerini Dion Gjinika kërcen me Juliana…
Ekipi mjekësor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka realizuar një ndërhyrje të kompleksitetit të lartë te një fëmijë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bën me dije në një postim në rrjete sociale se fëmija ishte diagnostikuar me një sindromë të rrallë, “FHEIG Sindrome”, i pari rast i evidentuar në Shqipëri. Postimi i plotë i ministres: Histori suksesi! Në QSUT, një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale, tek një fëmijë i diagnostikuar me një sindromë të rrallë, FHEIG Sindromë, i pari rast i evidentuar në Shqipëri.…
Shuhet në moshën 88 vjeçare Ferit Hysa, ish specialist dhe drejtues i klubit të futbollit “31 korriku”, Burrel.Aktivitetin sportiv Hysa e nisi në Tiranë, në shkollën “Ndrec Ndue Gjoka” për ta vijuar si mësues në zonën e Derjanit dhe Bruçit.Shtatorin e vitit 1958 emërohet në ish seksionin e arsimit Mat dhe tri vite më vonë mësues në shkollën “31 korriku” Burrel. Në 1962 Ferit Hysa u emërua drejtues i kulturës fizike dhe sporteve për rrethin e Matit. 1980 i besohet drejtimi i skuadrës së futbollit. Pas një viti Hysa caktohet shefi i klubit. Prej vitit 1981 deri 1992 skuadra e…
Edona James, konkurrentja e Big Brother Vip Kosova, gjatë një diskutimi sot me banorët, është shprehur se emri i saj është me zë aq sa ai i Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së. “Emri jem është i madh, sikur i Adem Jasharit”, tha transgjinorja Edona, ndërsa menjëherë banorët e kanë kundërshtuar. Ishte Meti i cili i tha se nuk duhet të bëjë krahasime të tilla. “Mos e krahaso veten me atë emër, duhet me t’i dhënë Zoti edhe 1 mijë vjet jetë me e mbërri vetëm 10 për qind të atij që e përmende”, i tha Meti, Edonës.
Kryeministri Edi Rama, në asamblenë e zgjeruar të PS në Pogradec, u shpreh se Shqipëria ka regjistruar një numër të lartë turistësh edhe gjatë këtij muaji. Rama tha se tashmë Shqipëria është ngritur në një nivel tjetër dhe se tanimë është një destinacion turistik. “Sa shumë hapa përpara kemi bëjmë, por edhe për të kuptuar që është fryt i një pune të përbashkët. Ka shumë më tepër për të bërë. Kjo që po them rezonon në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ishte një vit, apo është akoma një vit sepse vazhdojmë të kemi një numër mbresëlënës turistësh. Kjo tregoi që Shqipëria…
Njerëzit që duan të aplikojnë për vizë për t’i vizituar vendet e zonës Schengen duhet ta bëjnë këtë së shpejti përmes një platforme online. Ky ndryshim u miratua të hënën nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE). Shtetasit kosovarë pritet të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen nga 1 janar 2024, pasi Parlamenti Evropian e miratoi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën në fillim të këtij viti. Zona Schengen përbehet nga 23 prej 27 vendeve anëtare të BE-së, por edhe nga vende si Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni. Ndryshimi i sotëm i BE-së, pas një procesi të gjatë…
Ish-Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është dënuar me katër vite burg nga Gjykata e Posaçme. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në dy vite e tetë muaj. Po ashtu, raportohet se për Duron u vendos edhe një dënim plotësues, i cili nuk e lejon atë të ushtrojë për 5 vite asnjë funksion publik. Joana Duro, e cila kishte një vit që e mbante këtë post, u gjurmua nga SPAK pasi iu paguan 330 mijë lekë për favorizim në një tender ku garonin tetë kompani. Shuma sipas versionit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, iu pagua sekretares së…
Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se është nisur drejt Zyrihut. Luizi ka ndarë me ndjekësit e tij një video në “Instastory”, ku tregon se si policët në aeroportin e Frankfurtit, Gjermani, e kanë mbajtur 1 orë në pyetje, pasi ai u kishte thënë se ‘po shkonte në Zyrih për të parë një film’. “E di kush ishte pjesa më e bukur? Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë. Na pyetën këta policët ‘ku po shkoni?’, se jemi në Frankfurt këtu. ‘Në Zyrih i thamë’. ‘Për ça po shkoni?’, tha. ‘Me pa film’, i…
Kryeministri britanik Rishi Sunak ka shkundur qeverinë e vendit gjatë ditës së sotme duke hequr dhe rikthyer emra të bujshëm. “Big-u” i parë i larguar është Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, ndërkohë që të njëjtin fat pati edhe Sekretari i Jashtëm, James Cleverly, i cili u zëvendësua me ish-kryeministrin James Cameroon. Rikthimi i Cameroon në qeverinë britanike është cilësuar një sfidë e vërtetë për analistët politik të vendit për shkak të së shkuarës. “Ai është njeriu që kryesoi referendumin për Brexit; njeriu që nxiti një “epokë të artë” të marrëdhënieve më të ngushta me Kinën; njeriu që mbështeti aksionin ushtarak…