Tek meshkujt e moshës 30-40 vjeç, duhanpirja rrit rrezikun e disfunksionit erektil me rreth 50% sipas të dhënave të disponueshme. Siç shpjegojnë ekspertët, për të pasur një ereksion të kënaqshëm, gjaku duhet të jetë në gjendje të rrjedhë lirshëm. Nikotina në cigare mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të shkaktojë degjenerimin e tyre. Përveç kësaj, shkakton ngushtim të arterieve, duke rezultuar në uljen e rrjedhjes dhe uljen e presionit të gjakut lokal. Prandaj, burrat kanë një arsye më të mirë për të lënë duhanin për hir të jetës së tyre seksuale. Çfarë është disfunksioni erektil Është paaftësia e një…
Author: tirana
Opozita ka bllokuar mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ku do të raportonte kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni. Partia Socialiste është detyruar të ndërpresë mbledhjen dhe ta zhvendosë online. Nënkryetari Flamur Noka u ul në karrigen e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, duke i zënë vendin Nasip Naços, i cili qëndronte në këmbë. Ai iu kërkoi deputetëve që t’i lejonin të zhvillonin mbledhjen për raportimin e kryetares së SHISH, Vlora Hyseni.
Rigels Gjinaj, 34-vjeçari shqiptar që mbrëmjen e 16 shtatorit të vitit 2022, qëlloi për vdekje, bashkatdhetarin Emanual Rroku, në një lokal në Milano, rrezikon burgun e përjetshëm. Prokurori publik Ciro Caramore kërkoi dënimin maksimal për të nga Gjykata. Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022, Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale në Turbigo. Aty ka lindur një debat me Rigelsin, i cili kulmoi kur ky i fundit që nxori pistoletën gjysmë automatike dhe qëlloi të paktën tre herë. Një plumb goditi bashkatdhetarin e tij 23-vjeçar duke e lënë të vdekur, ndërsa dy të tjerë…
Nga Gurali Brahimllari (avokat) Në përmbushje te funksionit të avokatit, më është dashur të hulumtoj në lidhje me mënyrën proceduriale të përftimit të komunikimeve të enkriptuara dhe bazueshmërinë e tyre në legjislacionin e vendit të origjinës, në ballafaqim me përmbajtjen e legjisalcionit tonë proceduriale dhe kushtetuese. Në ndihmë më erdhi kontestimi nga mbrojtësit Frenceze të disa dispozitave proceduriale dhe interpretimet e tyre nga Këshilli Kushtetues Francez në Vendimin e datës 08/04/2022. Sipas përmbajtjes së këtij Vendimi dhe dokumenteve që shoqërojnë atë (shih Conseil Constitutionnel, 08 Prill 2022, QPC 2022-987, në ëëë.conseil-constitutionnel.fr ), rezulton se debatet janë zhvilluar për disa dispozita…
Përmirësimi i infrastrukturës së Ujitje-Kullimit po vijon me prioritet në gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë pamje nga puna që po kryhet për pastrimin e përroit Hekal-Mollaj në Mallakastër, i cili shërben për kullimin e fushës Hekal- Mollaj- Rromës. Në fushën e fshatrave Hekal, Mollaj dhe Rromës bllokimi i kanaleve kulluese si pasojë e mospastrimit ishin kthyer në problem për fermerët. Prej vitesh investimet në tokat bujqësore mungonin, ndërsa reshjet e dendura të shiut krijonin edhe përmbytje si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosë. Tashmë ndërhyrjet e fundit do të sjellin edhe largimin e…
Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka publikuar në faqen e saj zyrtare, Listën e Institucioneve Parashkollore (pra kopshteve, që janë të licensuara nga MAS), listë e cila është në përditësim e sipër.
Shkarkimi i Suella Braverman nga posti i sekretares së brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, u bë për herë të dytë. Liz Truss i kërkoi të jepte dorëheqjen tetorin e vitit të kaluar pas vetëm disa javësh në atë post. Shkas i zemëratës së shefes së atëhershme të ekzekutivit britanik ishte dërgimi i informacioneve konfidencial te një deputeti nga një adresë e-maili private. Këtë herë ishin akuzat ndaj policisë se qe treguar shumë e butë ndaj protestuesve pro-palestinezë, ato që i kushtuan më shumë nga sa mund ta kishte menduar. Në një sulm të pazakontë ndaj forcave të rendit javën e…
Këtë të hënë, në plazhin e Durrësit është gjendur trupi pajetë i një gruaje ende të paidentifikuar. Kufoma është pikasur nga kalimtare të rastit në zonën e sektorit Iliria. Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për autopsi. Policia po punon për të identifikuar gruan që u gjend e mbytur. Sipas policisë, deri tani nuk ka asnjë denoncim për persona të zhdukur apo të humbur me tiparet e gruas që u gjet e vdekur mesditën e sotme.
Ish-kryetari i Bashkisë së Fierit, aktualisht deputet i PS-së, Baftjar Zeqaj është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa ende nuk dihet se për çfarë është thirrur Zeqaj në SPAK, kohë më parë emri i doli në dosjen e Prokurorisë së Posaçme për aferën e inceneratorëve. Atëherë, Zeqaj shprehej se nuk ka firmosuar asnjë tender, ndërsa sa i përket mesazheve të tij me Arben Ahmetajn, ku ky fundit i kërkonte të takohej me Mirel Mërtirin, ish-kryebashkiaku e mohoi.
Jamarbër Malltezi ka ndërmarrë hapa të tjera në betejën me drejtësisë. Avokati i Malltezit ka depozituar ditën e sotme një shtesë të ankimit të bërë në Apel kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. Vendimi vjen pasi Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për dhëndrin e ish-kryeministrit. Malltezi, aktualisht në burg, akuzohet për korrupsion pasiv mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Për këtë çështje është vendosur masë sigurie edhe për Sali Berishën. Me kërkesë të SPAK, për Berishën është caktuar masa “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Etna, një nga vullkanet aktive në Italinë jugore ka nxjerrë hi dhe lavë. Mali Etna, lartësia e të cilit është rreth 3.300 metra në ishullin e Sicilisë, filloi të lëshojë hi dhe llavë mbrëmë. Në deklaratën e Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) për qytetin e Catania-s, bëhet e ditur se ka pasur rrjedhje të fuqishme llave nga krateri në juglindje të Etna-s dhe hiri arriti një lartësi prej përafërsisht 4500 metra. Rrjedha e llavës në Etna mund të shihej nga kilometra larg dhe se për avionët që kalonin nëpër rajon u dha një paralajmërim me kod të…
Komisionerja Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatovic ka folur për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët që do të vijnë në Shëngjin. “Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU) ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për zbarkimin dhe përpunimin e kërkesave për azil, i përfunduar javën e kaluar, ngre disa shqetësime për të drejtat e njeriut dhe shton një prirje shqetësuese evropiane drejt kontraktimeve të jashtme të përgjegjësive për azil”,-tha ajo. Në një deklaratë të publikuar në faqen e Këshillit të Evropës, thuhet se memorandumi i Mirëkuptimit krijon një regjim ad hoc ekstra-territorial të azilit i karakterizuar nga…