Hëna e datës 13 nëntor ka arritur në Akrep dhe sigurisht do të ndikojë në jetën tuaj. Ju do të ndiqni pasionet e juaja më të thella. Hëna e Re në Akrep është një nga ngjarjet energjike më të forta. Sidoqoftë, këto pesë shenja të zodiakut duhet të përgatiten për këtë periudhë pasi ndryshime dramatike i presin. Akrepi Gjatë periudhës së Hënës së Re, jo vetëm Dielli, por edhe Hëna dhe Marsi do të jenë në shenjën tuaj. Mund të ndieni një valë të fortë energjie. drejtojeni këtë burim drejt arritjes së qëllimeve tuaja. Përndryshe, do të hasni një rritje…
Author: tirana
Izraeli ka treguar pamjet e një sulmi ajror që pretendon se ka vrarë një komandant të Hamasit, i cili thuhet se mbajti peng 1000 banorë të Gazës në një spital. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se udhëheqësi i Brigadës al-Furqan, Ahmed Siam, “ishte fshehur në shkollën Al Buraq së bashku me terroristët e tjerë”. Siç pretendohet më tej, Siam kishte mbajtur rreth një mijë banorë të Gazës peng në spitalin Al-Rantisi në qytetin e Gazës dhe i përdori ata si ‘mburoja njerëzore’. IDF pretendoi se kishte vrarë Siam në një operacion të përbashkët me agjencinë e inteligjencës të…
Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e nis me lajmin se me buxhetin e ri të vitit 2024, do të garantohen librat falas për 231 mijë nxënës. Rama shkruan në rrjetet sociale se librat do të garantohen për nxënësit nga klasa e parë në të nëntën. ”MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se buxheti i ri vijon të garantojë librat falas për 231 mijë nxënës, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama. Dje kryeministri bëri me dije se nga viti i ardhshëm rritja e pagave do të përfshijë 14 207 infermierë. Sipas shefit të ekzekutivit për këtë kategori rritja do…
Nga 37 anëtarë që kishte Komiteti Qendror i PPSh-së në vitin 1956, 10 syresh ishin bashkëshortë (burrë-grua) dhe 10 të tjerë me lidhje të afërta fisnore, kunetër, baxhanakë, krushq etj. Dyzina e çifteve Enver – Nexhmije, Hysni – Vito, Mehmet – Fiqrete, Josif – Eleni (Pashko), Liri (Belishova) – Maqo (Çomo) ishte ngjitur aty qysh nga koha e Luftës dhe ishte shtuar rrugës me të tjerë ofiqarë. E pabesueshmja që çuditërisht ishte e vërtetë, pranohej nga vetë kreu i Partisë, Enver Hoxha, në një nga mbledhjet e Byrosë Politike në maj të vitit 1956. Vetëm pak ditë pas Konferencës së…
Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme por nuk do të mungojnë edhe ditët me reshje shiu. Në këtë mënyrë për ditën e hënë atë të martë dhe ditën e Enjte moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare kryesisht në orët e para të ditës dhe mbrëmje. Për ditën e mërkurë pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa ndërsa moti parashikohet me vranësira e alternime të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave në një pjesë…
Sali Berisha refuzon të zbatojë masën detyrim paraqitjeje për çështjen ”Partizani”, dhe oficerët e Gjykatës së Posaçme do t’i trokasin ditën e sotme sërish në derë. Berisha ka refuzuar të njihet me masën e sigurisë si edhe të paraqitet në Gjykatë, por kjo mund të rëndojë pozitën e tij. Oficerët e GJKKO do tentojnë të njoftojnë Berishën pas disa refuzimeve nga ana e tij. Kjo pasi ish-kryeministri duhet të paraqitet para oficeres së SPAK në datën 20 nëntor. Në rast se do të refuzojë edhe në këtë datë atëherë SPAK i lind e drejta për t’ju drejtuar Kuvendit për autorizim…
Dashi Të hënën duket se po lundroni në ujëra disi të rrëmbyeshëm. Në dashuri gjërat mund të rezultojnë paksa të ndërlikuara, por mos u dëshpëroni sepse sigurisht nuk ju mungon energjia për të përballuar gjithçka sa më mirë. Sa i përket punës, ka sfida interesante që mund të testojnë aftësitë tuaja drejtuese. Demi Të hënën yjet janë pak kapriçioz së fundmi. Mund të gjeni disa pengesa në fushën e dashurisë dhe punës, ndaj bëni kujdes që të mos vendosni shumë hekura në zjarr. Energjia juaj është e luhatshme merrni momentet tuaja të pauzës pa faj. Binjakët Të hënën, po hyni…
Një nga gjërat më të vështira që mund të bëni kur mbani një dietë apo qoftë edhe në jetën tuaj të përditshme është frenimi i nepsit të tepërt. Në veçanti njerëzit gjatë ditës për të kënaqur shqisat dhe për tu ndjerë më të lumtur kërkojnë të konsumojnë të ëmbla apo karbohidrate ku futen brumrat dhe yndyrnat. Edhe pse mund ta dini se këto ushqime janë të dëmshme sërish e sërish i kërkoni e i bëni pjesë të dietës tuaj. Për këtë mund të gjeni një zgjidhje më të lehtë nga sa mendoni. Të mbushura me shumë minerale, vitamina E dhe…
Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka bërë me dije se janë evakuuar nga Gaza 5 shqiptarët e parë, nëna me 4 fëmijët e saj. Në një reagim në platformën X, ai bën me dije se aktualisht ata ndodhen në Egjipt, dhe se po kryhen procedurat që kthimin e tyre në Shqipëri. Ministri Igli Hasani në platformën X: Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës. Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre…
Gjermania planifikon të forcojë ligjet e imigracionit dhe të dëbojë një numër më të madh azilkërkuesish të cilëve nuk u është miratuar statusi, një kthesë e mprehtë në politikat e vendit për migrantët. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, zgjedhjet e ardhshme – dhe konflikti Izrael-Hamas – e kanë ashpërsuar retorikën rreth imigracionit. Dyqind e tridhjetë mijë persona kanë kërkuar azil në Gjermani në nëntë muajt e parë të këtij viti, më shumë se gjatë gjithë vitit 2022. Qendrat për imigrantët po mbushen plot dhe autoritetet rajonale thonë se kostoja është e papërballueshme. Kancelari Olaf Scholz shprehu…
Banka e Shqipërisë ka dhënë vlerësimin e saj për rritjen e normave të interesit me 0.25% në vendimin e fundit për t’i dërguar në nivelin 3.25%. Sipas Bankës së Shqipërisë presioni për rritjen e çmimeve po vjen nga tregu i brendshëm dhe po nxitet nga rritja e investimeve private, rritja e eksportit të shërbimeve, turizmit si dhe e investimeve të huaja. Në analizat e saj BSH vlerëson se bizneset rritën fitimet dhe pagat “Kjo kërkesë e lartë për mallra dhe shërbime po shoqërohet si me rritje të lartë pagash ashtu edhe me rritje fitimesh që vërtetohet nga situata mjaft e…
Në celuloidin e filmit të jetës, Bujar Kapexhiu mban të fiksuara momente të shumta të njeriut që ngriti veprën e tij mes dy sistemeve në film, regji, karikaturë, dhe shumë gjini të tjera të artit që kanë shoqëruar jetën e shqiptarëve. Gazetarja Greta Topjana ka sjellë një profil të artistit shumë dimensional përmes rrëfimeve, fotografive, karikaturave dhe librave të tij që gjenden kudo në studion e tij. Kapexhiu tha se ka marrë shumë dekorata nga ish-presidentët e vendit, veprime të cilat i ka kthyer në karikatura. Mes tjerash ai tha se i vetmi që nuk e ka vlerësuat artistit me…