Author: tirana

Pamje të mrekullueshme, shpate të gjata malore, maja të vetmuara dhe qetësi e mbuluar me borë. Rajoni Alpin i Evropës është vendi ideal për turizmin malor për shumë udhëtarë si në verë ashtu edhe në dimër. Alpet po bëhen famëkeqe për bllokimet e trafikut, fshatrat e mbipopulluara dhe turistët që pengojnë shtigjet e ecjes dhe pistat e skive. Ato që dikur ishin fshatra idilike alpine me peizazhe të pacënuara janë shndërruar në kështjella të shëmtuara prej betoni të akomodimit masiv. Kohët e fundit, efektet e ndryshimeve klimatike janë duke komplikuar problemet e Alpeve. “Mund të vërehet qartë se ngrohja në…

Read More

44 minuta mister. Autoritetet italiane janë shumë pranë zgjidhjes së këtij misteri që shkaktoi vdekjen e 34-vjeçarit Klaudio Myrtaj. Ai mori një plumb në kokë. Sipas autoriteteve për momentin hidhen poshtë edhe hipotezat e krimit të pasionit, larjes së hesapeve, vetëvrasjes, borxheve apo trafikimit të narkotikëve. Nuk ka ende një motiv të qartë për atë që në fillim shikohej si një atentat i paramenduar në punishten e mikut të tij. Klaudio kishte disa ditë që e ndihmonte. Pronari i punishtes ka thënë se atë pasdite shkoi të mbushte traktorin me naftë, kështu që vrasësi mund të ketë pritur derisa është…

Read More

Futbollisti i Egnatias që humbi jetën pas një arresti kardiak në fushë, Raphael Dwamena u pyet më 15 shtator, ditën e lindjes së tij se cila ishte dhurata më e rëndësishme që kishte marrë për ditëlindje. Ai tha se dhurata më e bukur ishte jeta dhe pavarësisht gjithçkaje ishte i lumtur që kishte jetën. “Dhurata më e bukur për ditëlindje është që po jetoj. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Shumë njerëz nuk janë këtu mes nesh dhe janë ndarë nga jeta. Gjëja më e bukur që Zoti më ka dhënë është jeta. Të shënosh është ndjenjë pozitive, por jam…

Read More

Dritan Rexhepi, kreu i grupit narkokriminal të njohur si Kompania Bello, u arrestua në Stamboll në kuadër të një operacioni të përbashkët të quajtur “Cartel”. Gazeta ekuadoriane “El Universo”, shkruan se Rexhepi është nën akuzë për trafikun e drogës. Njeriu i njohur si “Car” ose Mbreti i kokainës u dënua në Ekuador me 13 vjet burg, nga të cilat kreu vetëm 7. Përfitimi i burgut para lirimit u dha në vitin 2021, pavarësisht se kërkesat për ekstradim të bëra nga Italia dhe Shqipëria rëndonin mbi të. Marrëdhëniet e zbuluara të biznesit mes Cherres, Rexhepit dhe mafies shqiptare tërhoqën vëmendjen jo…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të koordinohet me partitë opozitare para se të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, mbi bazën e draft-statutit të modernizuar nga emisarët euro-amerikanë, thonë analistët politik. Sipas tyre është e domosdoshme që të arrihet një konsensus politik dhe shoqëror në Kosovë për parimet e themelimit të kësaj trupe institucionale brenda sistemit kushtetues të vendit. Analisti politik, Artan Muhaxhiri thotë për KosovaPress se kryeministri Kurti e ka obligim të koordinohet me partitë opozitare para se të ndërmarrë hapa konkret për themelimin e Asociacionit. Përveç kësaj, ai e sheh të nevojshme edhe diskutimin me shoqërinë…

Read More

Ueda dhe Arlindi, çifti fitues i “Love Island Albania 1” tregojnë se sa e njohin njëri-tjetrin. Puthjen e parë ata e kujtojnë kështu: Ueda: Ndjesi shumë e bukur, sikur nuk ishte e para. Arlind: Si mund ta përshkruaj?! S’di, tronditje… dhe paralelisht diçka që s’më ka ndodhur përpara. Po pseudonimet? Arlindi: E kam në telefon emrin, Eda me 3 zemra të kuqe. I them dhe “sy poç”, kur më sheh me ato sytë e bukura. Ueda: Unë e kam vënë Lindi me një zemër të kuqe. I thërras Lindi, zemër, shpirt… Uedën e mahnit pjekuria dhe buzëqeshja e Arlindit. “Vdes…

Read More

Ushtria izraelite ka mohuar akuzat ndaj bombardimeve në spitalin më të madh të Gazës, Al-Shifa. Izraeli deklaroi së fundmi se do të ndihmonte për evakuimin e foshnjave në “një spital më të sigurt” të dielën, pasi mjekët thanë se dy foshnje kishin vdekur dhe 37 të tjerë ishin në rrezik për jetë. Ministri izraelit i Mbrojtjes ka paralajmëruar milicinë libaneze Hezbollah, se Izraeli mund të bëjë në Bejrut atë që po bën në Gaza. Yoav Gallant tha se grupi i mbështetur nga Irani mund ta tërheqë Libanin në luftë. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, thotë se më shumë…

Read More

Ledri Vula është një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar. Ai u përfol për një ndarje nga partnerja e tij, Sara Hoxha, ndonëse nuk është konfirmuar akoma nga ana e tyre. Reperi ka bërë një tjetër veprim që ka marrë vëmendje së fundmi. Ai ka fshirë nga YouTube këngën “Gjendja”, ku protagoniste në klip ishte partnerja e tij. Duket se me një kërkim të vogël, ky projekt tashmë është larguar nga platforma YouTube. Ledri dhe Sara theksojmë se kanë bashkë një vajzë të quajtur, Poem Blu.

Read More

Një grua u shpëtua nga duart e një vrasësi. Një person është vënë në pranga në Devoll pasi ka tentuar të godasë me thikë bashkëshorten e kushëririt. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Ponçarë të Devollit. Një person me iniciale J.Z. ka goditur me grushta bashkëshorten e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait), duke e plagosur atë në pjesën e fytyrës. Ai ka marrë në dorë një thikë dhe ka tentuar ta godasë në trup. E plagosura u dërgua në spitalin e Bilishtit ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa nga ana…

Read More

Një emigrant i paligjshëm është gjendur pa shenja jete në fshatin Trestenik të Devollit në kufi me Greqinë. Ai është i kombësisë siriane dhe trupi i tij është gjetur nga policia dhe Frontex. Sipas të dhënave paraprake në trupin e sirianit nuk janë gjetur shenja dhune, dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti. Nga policia po kryhen të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje. Ulja e temperaturave nuk e ka frenuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga Lindja e Mesme dhe që nëpërmjet Shqipërisë synojnë vendet e BE. Njoftimi i Policisë: Më datë…

Read More

Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një lajm për buxhetin e ri 2024 dhe për pjesën e mjekësisë. Rama ka bërë me dije se do të ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thekson se pagat për infermierët do të rriten me 15 mijë lekë. “MIRËMËNGJES, dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri do ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë, ju uroj një të diel të mbarë”- shkruan Rama.

Read More

Këtë të dielë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të dendura me reshje shiu pasdite të pakta. Temperaturat minimale do të luhaten 6/12 gradë celcius, ndërsa ato maksimale parashikohen 12-14°C në veri , 18 -20°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim juglindje me shpjetësi 10-18 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5-6 ballë në det të hapur.

Read More