Autoritetet në Islandë i kanë evakuuar 3.000 banorë nga një qytet në jugperëndimit të ishullit, për shkak të frikës së shpërthimit vullkanik, pas një sërë tërmetesh dhe provave të përhapjes së magmës nën tokë. Zyra Meteorologjike e Islandës tha të shtunën se ekziston një rrezik i madh i shpërthimit të vullkanit në gadishullin Reikjanës, për shkak të sasisë së madhe të magmës nëntokësore dhe ritmit me të cilin po lëvizte. “Nuk mendoj se ka mbetur shumë kohë deri të shpërthimi, disa orë apo disa ditë. Rreziku i një shpërthimi [vullkanik] është rritur jashtëzakonisht”, tha për televizionin shtetëror RUV Thorvaldur Thordarson,…
Author: tirana
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje lidhur me arrestimin e Dritan Rexhepit në Turqi. Në emisionin “Kjo Javë”, ajo tha se drejtësia ra në gjurmët e Dritan Rexhepit pasi autoritetet italiane kishin kuptuar se ky i fundit kishte hyrë në Turqi. Lala ndau informacione lidhur edhe me vrasjen e shqiptarit Arjan Rizai ditën e djeshme në Ekuador. Ajo u shpreh se besohet se Rizai ishte lënë si “garanci” për një ngarkesë droge, veprim ky që sipas saj Rexhepi e ka ndjekur shumë. “Dritan Rexhepi është personazhi më i rëndësishëm i botës së krimit në 2 dekadat e fundit. Nuk është…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se Serbia ende kërkon ndarjen e Kosovës si kompensim për gabimet e veta në ish Jugosllavi ndërsa theksoi se njohja e ndërsjellë do të ishte në të mirë të të gjithë rajonit. Ai i bëri këto komente gjatë një debati të organizuar në Forumin e Paqes në Paris me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”. “Kështu që ne kemi nevojë (për njohje) de jure dhe de facto të jemi bashkë në të gjithë rajonin dhe në të njëjtën kohë një simetri të caktuar të të drejtave…
Nga Mero Baze Zemërimin më të madh lidhur me Marrëveshjen e tij me kryeministren Meloni, Edi Rama e ka marrë nga e majta italiane dhe natyrisht e majta evropiane. Për ta Meloni është një “fashiste” e djathtë, që kërkon të ndjek një rrugë jo evropiane kundër emigrantëve të paligjshëm . Dhe janë të zemëruar që një aleat i tyre i së majtës po i gjendet pranë në këtë manovër. Nuk është se nuk kanë të drejtë. E majta ideologjike evropiane respekton parimet e saj dhe mbi të gjitha betejat e saj kundër të djathtës Problemi që ka Edi Rama me…
Një xhaketë lëkure e veshur nga Michael Jackson në vitet 1980 u shit në ankand për shifrën rekord të 306 mijë dollarëve. Xhaketa bardhezi u vesh nga legjenda e muzikës pop në një reklamë televizive dhe pritej të shitej deri në 410 mijë dollarë. Ajo ishte mes 200 objekteve të tjera të historisë së muzikës që dolën në ankand në Londër, ku u prezantuan dhe një xhaketë e George Michael dhe pjesë nga flokët e Amy Winehouse.
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me anëtarët dhe mbështetësit në qytetin e Durrësit, foli për aksionin opozitar, ku u shpreh se “do t’u tregojnë vendin mazhoritarëve si Skënderbeu pushtuesve”. “U largova në vitin 2013 jo me ndonjë keqardhje të madhe. Një ndërrim pushteti u bë dhe historia e demokracisë u bë histori e ndërrimit të pushteteve. Ne transformuam infrastrukturën, dyfishuam të ardhurat, kishte mund e djersë por kishte shpresë. Nuk mund të mendoni se do të vinte një ditë ku për ju të votonin Bajrat, Abdyli apo të tjerë. Jo! Do të votojmë vetë. Atyre vrimën e miut do ju…
Gazetarja Klodiana Lala, duke u ndalur një nga dosjet më të nxehta të SPAK, ajo për aferën CEZ-DIA, deklaroi se Prokuroria e Posaçme po ndjek një strategji të re, duke hetuar edhe njerëz afër kreut të Partisë së Lirisë. Lala theksoi se hetimi ndaj Ilir Metës është në fazën finale dhe se së shpejti pritet vendimi. “Kemi dy ish-zyrtarët të CEZ të cilët janë duke u gjykuar. Janë marrë dy dëshmi, një prej tyre është ai i Elvis Matës. Ish-presidenti Meta i ka sulmuar të dy, nëse mund të përdor këtë fjalë duke ngritur dyshime për personalitetin e tyre. Por Prokuroria…
Në Shqipëri u rritën këtë vit sipërfaqet e mbjella me grurë dhe misër, por fermerët thonë se nuk po e shesin prodhimin për shkak të çmimit shumë të ulët që ndikohet nga importi i drithërave. Në Gjirokastër prodhimi i grurit ka shkuar këtë vit për nevojat e konsumit familjar ndërsa kosto e prodhimit të drithit ishte më e ulët se viti i shkuar. Fermerët thonë se do të jenë në vështirëse për mbjelljet e reja nëse nuk e shesin prodhimin e këtij viti. Prodhuesit e drithërave rritën këtë vit sipërfaqet e mbjella me grurë dhe miser në Shqipëri nisur nga…
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, teksa fliste për dosjen “Partizani”, ku Sali Berisha akuzohet për korrupsion nga SPAK, shpjegoi arsyen e mundshme se përse SPAK nuk po kërkon nga Parlamenti heqjen e imunitetit për ish-kryeministrin. Për emisionin “Kjo Javë”, Halimi sqaroi se shpeshherë heqja e lirisë lidhet direkt me “arrest shtëpie”, ose “arrest në burg”, ndërkohë që nuk duhet të jetë kështu, theksoi ai, sepse për deputetët, heqje lirie është edhe të mos e lejosh të ushtrojë veprimtarinë parlamentare. “Avokatët e doktorit duhet t’i shohin dhe këto interpretime, çfarë ka patur parasysh gjykatësi kur thekson liri të tjera”, shtoi Halimi.
Pas nisjes së një ofensive të Izraelit ndaj militantëve të Hamasit, izraelitët po sulmohen fizikisht gjithnjë e më shumë në vende të ndryshme të botës. Qindra protestues arabë anti-Izrael udhëtuan në një lagje hebreje në Melburn të Australisë. Hundreds of Arab anti-Israel protesters traveled to a Jewish neighborhood in Melbourne, Australia to intimidate the local Jews.A synagogue had to be evacuated after protesters started gathering outsideSoon, Jews were spat on & physically attacked🇦🇺🇮🇱 pic.twitter.com/y2zvHwvB6H— Visegrád 24 (@visegrad24) November 11, 2023 Qëllimi ishte frikësimi i hebrenjve vendas, por protesta degradoi në një rrahje masive mes palëve.
Këngëtarja Linda Halimi ka ngritur akuza të forta ndaj këngëtarit Blero Muharremi, të cilin e akuzoi për ngacmim seksual. Në “Big Brother Vip Kosova”, ajo rrëfeu se me artistin njihet që kur ai ishte i martuar me moderatoren Teuta Krasniqi, e sipas saj Blero e ka ngacmuar seksualisht, duke i ofruar që të shkojnë në dhomën e hotelit ku ajo ishte akomoduar. “Kur kam punuar në emisionin e Teuta Krasniqit, para 13 viteve, Blero më ka dërguar te hoteli ku rrija pas xhirimeve dhe insistoi, si burrë i martuar, meqë po flet për martesën time, të vijë lart te dhoma…
Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën këtë të shtunë në Greqi, pasi u përfshi në një aksident tragjik në punë. Në zonën e Apraos, në Korfuzin e Veriut, shqiptari punonte duke prerë ullinj, ndërsa një prej trungjeve të mëdha u shkëput duke i rënë sipër. 45-vjeçari jetonte në Korfuz me familjen dhe tre fëmijët e tij.