Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në minutën e 25′ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani. Sulmuesi i rrogozhinasve, Rafael Duamena ka humbur ndjenjat duke u rrëzuar në tokë. Menjëherë u futën në fushë presidenti Agim Demrozi dhe trajneri Edlir Tetova. Pasi Duamena u nis me urgjencë drejt spitalit, presidenti Demrozi ka shpërthyer në lot. Edhe pse iu dha ndihma e parë, lojtari ka ndërruar jetë në spital. Lexo edhe: Humbi jetën në fushën e lojës, historiku i sulmuesit ganez të Egnatias
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Muçan, në Elbasan. Mësohet se një elektricist ka ndërruar jetë, teksa ka qene duke riparuar një defekt në një kabinë elektrike. “Rreth orës 12:45, shtetasi rreth 62 vjeç, banues në Elbasan, me profesion elektricist, dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike, në fshatin Muçan, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën“, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e procesit të censusit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me administratorët e njësive të kryeqytetit, ku u bëri thirrje qytetarëve dhe i ftoi ata që të regjistrohen sepse në këtë mënyrë, Qeveria dhe Bashkia, e kanë më të thjeshtë të dinë se ku duhet të investojnë. “Duke pasur parasysh se në Tiranë jeton shumica e popullsisë së Shqipërisë, sfida më e madhe është që Tirana të identifikohet dhe numërohet e tëra. Afati që na dha qeveria, deri në 15 nëntor, është një ditar që duhet maksimizuar nga…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka zbardhur vendimin ku arsyetohet se përse nuk ka humbur fuqinë masa e sigurimit personal ndaj Jamarbër Malltezit (arrest me burg) dhe Sali Berishës (detyrim paraqitje). Në vendimin e shpallur në datë 8 nëntor, dhënë pas kërkesës së avokatëve që kërkuan të shfuqizoheshin masat, gjykata shprehet se të drejtat e personave të hetuar nuk janë shkelur. Në vendimin që gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha disponon përmendet më tej se afati procedural i ankimit fillon nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi. Për këtë arsye gjykata citon qëndrimet e mbajtura nga…
Një aksident ka ndodhur në dalje të qytetit të Peshkopisë tek ish-SMT-ja. Dy mjete janë përplasur kokë më kokë duke shkaktuar 4 të lënduar. Sipas policisë mjeti tip Mercedes me targë AB 835 FT me drejtues Juljan Hima, ka goditur mjetin BMV me drejtues shtetasin Fehmi Gjiza. Për pasojë janë lënduar dy pasagjerët e BMV-së Muhamet Zeneli dhe Pëllumb Shkurta si dhe drejtuesi i Mercedesit Juljan Hima, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
Dy fëmijë të moshave 4 dhe 2 vjeç, të cilët frekuentonin një çerdhe dhe një kopësht privat në kryeqytet janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi janë dëmtuar. Mësohet se dy rastet e dëmtimit të fëmijëve kanë ndodhur në një çerdhe në rrugën “Dalip Zavalani” dhe në një kopësht në rrugën “Peti”. Në rastin e parë, fëmijën e ka dërguar në kopsht gjyshja dhe po ajo e ka marrë. Nga pamjet e kamerave që janë sekuestruar, ka rezultuar se pasi gjyshja ka marrë fëmijën, e ka tërhequr nga krahun keq. Kjo duket edhe në pamje. Madje vetë ajo e…
Një 27-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës. Kjo pasi dyshohet se ka përndjekur një 18-vjeçare në rrjetet sociale, madje i ka hapur dhe një llogari falso në emër të saj. “Specialistët për Hetimin e Ndërhyrjeve Kibernetike ndaluan shtetasin 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 18-vjeçare në rrjete sociale, duke i hapur asaj llogari fallso”, thuhet në njoftimin e Policisë. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Të paktën 30 persona janë plagosur në qytetin Viterbo në qendër të Italisë pas një shpërthimi në një qendër refugjatësh. Njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa mësohet se të gjithë të lënduarit janë transportuar në spitale ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Mes të plagosurve ka edhe disa fëmijë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit dhe 3 helikopterë për të transportuar me shpejtësi të plagosurit. Si pasojë e flakëve, godina e përdorur për të akomoduar familjet, është shkatërruar plotësisht. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkatuar shpërthimin, por dyshohet se shkak është bërë…
Një aksion policor është duke u zhvilluar në qytetin e Vlorës. Forca të shumta policie kanë “blinduar” hyrjen e qytetit. Aksioni i policisë vjen pas informacioneve për qarkullim të personave me armë. Në “sitën” e policisë janë të gjithë automjetet që hyjnë në qytet. Rikujtojmë se dje policia e shtetit njoftoi për një operacion në të gjithë vendin, ku u arrestuan 25 persona, për armëmbajtje pa leje dhe drogë.
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Fermë Çlirim të Fierit. Një 27 vjeçar është qëlluar nga një bashkëmoshatar i tij rreth orës 12:00 për motive të dobta dhe është dërguar në spital. Mevlut Hasa mësohet se është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori, 27 vjeçari me iniciale G. V., u arrestua nga policia. Njoftimi i policisë: “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen e një 27-vjeçari në Fermë Çlirim, pas disa minutash ndjekje nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariati…
Ministria e Drejtësisë zhvilloi provimin e parë për kualifikimin e ndërmjetësuesve. Një detyrim që buron nga ligji i ri që është miratuar për profesionin e ndërmjetësuesve.Në një njoftim për mediat, Ministria e Drejtësisë bën të ditur se “në provim u testuan 90 profesionistë të fushës dhe procesi u organizua, administrua dhe mbikëqyr nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësimit”.“Ligji i ri i mbështetur nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka sjellë ndryshime shumë pozitive në sistemin e drejtësisë. Zgjidhjet alternative kanë pasur një impakt pozitiv në komunitet dhe në sistem, duke lehtësuar backlogun e gjykatave”, njofton…
Nuredin Dumani, njeriu që ka pranuar të tregojë disa prej krimeve të kryera në Shqipëri, duke lidhur kontrata vdekje me anëtarë të grupeve kriminale në vend, ka treguar detaje të reja në takimet që ka kryer në vitin 2020 me Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën. Në dëshmitë e reja që ka dhënë para prokurorëve të SPAK, i penduari ka rikonfirmuar qëndrimin e tij të parë, duke treguar se lidhjen e tij me Florenc Çapjan, e ka bërë pikërisht Eljo Bitri, tashmë i arrestuar në Hollandë për llogari të SPAK. Sipas të penduarit, Çapjat i kanë kërkuar takim pasi dyshonin se…