Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë diskutimit të tij në kuadër të Forumit të Paqes tha se po jetojmë në kohën kur projekti i shkëmbimit të tokave ka dështuar, por ideja siç tha ai ende nuk ka vdekur. Kurti në diskutimin “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt” i cili po moderohet nga Pascal Boniface, drejtor i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS) tha më tej se njerëzit që kanë parë ëndrra për shumë vite për ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve është e vështirë ta braktisin këtë nostalgji dhe të angazhohen në…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Forumin e Paqes në Paris. Përmes një postimi, kreu i qeverirë ka deklaruar se sheh një model shqetësues dhe një angazhim të keq për të shkaktuar konflikte dhe për të mbjellë kaos në hemisferën veriore, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Këta agjentë të kaosit, sipas tij, duhet të ndalen dhe të mposhten. REAGIMI I RAMES Në Forumin e Paqes në Paris pata rastin të takoj liderë dhe zyrtarë të ndryshëm. Në Gaza, ne të gjithë biem dakord se konflikti dhe vuajtjet e tmerrshme që ajo shkakton duhet të marrin fund. Si një anëtar i përkushtuar i…
Shërbimet e Policisë Bulqizë, mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në bashkëpunim me IMT, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të krimit mjedisor. Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Sh.B, 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në flagrancë teksa gërryente me ekskavator shtratin e përroit të fshatit Gjoricë, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve. Në bashkëpunim me IMT Bulqizë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti ekskavator dhe një kamion që shërbente për transportimin e inerteve, të përfituara në kundërshtim me ligjin. Materialet proceduriale iu…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi 112 prej kilogramë djath bebe të shkrirë. Kjo ka ndodhur pasi subjekti nuk ka kryer detyrimin ligjor për deklarimin e të gjithë përbërësve (lëndë e parë) në etiketën me të cilën tregtohet produkti. Po ashtu ndaj subjektit është vendosur masë administrative “gjobë” në vlerën e 100’000 lekëve. Njoftimi: Në kuadër të Programit të Punës mbi nisjen e hetimeve në stabilimentet prodhuese, përpunuese dhe ambalazhuese të qumështit dhe nënprodukteve të tij, janë kryer marrje mostre dhe kontrolle zyrtare, në këto subjekte. Nga analizimi i produktit “djathë bebe i shkrirë” i mostruar në stabilimentin…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pritet të nisë seancat e hapura për publikun për vettingut në polici. Pas hedhjes së dy shorteve të para mbi ndarjen e trupave vlerësuese, caktimin e anëtarit zëvendësues dhe anëtarit relator, si edhe shortimin për subjektet e vlerësimit, Trupat e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore janë drejt përfundimit të dosjeve përkatëse në të treja shtyllat e vlerësimit për 9 subjekte. NJOFTIMI I AMPAgjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon me përparësi punën për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar të subjekteve të përcaktuar nga ligji nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së…
Gazetari Dashamir Biçaku ka komentuar arrestimin e Dritan Rexhepit si dhe vrasjen e Arjanit Rizajt. Vrasja e këtij të fundit u bë e ditur mbrëmjen e djeshme. Rexhepi, njihej si mbreti i arratisjeve, ndaj lajmi i arrestimit të tij, ka qenë surprizues për të gjithë ata që botën e krimit e njohin mirë. “Dritan Rexhepi dihet që është arrestuar në vitin 2014 gjatë operacionit të policisë ekuadoriane me emrin “Ballkan”. Pas arrestimit u dënua me rreth 10 vite burg e pas këtij dënimi ai ka lënë qelitë e burgut në vitin 2021, pas një procesi që u zhvillua atje. Duhet…
Gazetari i njohur sportiv, Edi Manushi feston ditën e sotme ditëlindjen. Drejtuesi i “E Diell” ka marrë një surprizë nga stafi i emisionit në mesnatë. Një pjesë e mirë e tyre i kanë shkuar surprizë Manushit në shtëpi, me tortë, lule dhe muzikë.Në video zbulohet edhe dhurata për Manushin, ata kanë zgjedhur një biçikletë. Manushi ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie speicale me stafin e tij dhe duket se këto janë shpërblimet për të.
Tështitja është mënyra e trupit tonë për të nxjerrë jashtë traktit respirator lëndë të huaja, siç janë pluhuri ose poleni. Ekzistojnë gjithashtu dëshmi se presioni i lartë i ajrit në gojë shoqërohet me tështitjen dhe bën që truri të fillojë t’u “kërkojë” nervave në hundë që të prodhojnë më shumë mukozë. Detyra e mukusit shtesë është të ndihmojë në parandalimin e hyrjes së substancave të huaja në mushkëri. Zemra mund të ndalojë, por gjithashtu mund të pushojë, ndryshimi është i madh. Kardiologu Kenneth Mayuga shpjegon se çfarë ndodh me zemrën tonë kur tështijmë. Gjëja e parë që duhet të dini…
Shqipëria ka dhe dy finale të fundit përballë Moldavisë më 17 nëntor në transfertë dhe tri ditë më vonë me Ishujt Faroe në “Air Albania” për të shkuar në Europianin “Gjermani 2024”. Trajneri Silvinjo ka folur në konferencën për shtyp për këto dy përballje dhe gjithashtu për lojtarët e grumbulluar. “Fillimisht, kemi dy finale, të rëndësishme. Vijmë këtu me 40 lojtarë të grumbulluar, këtë herë 24, hera e parë për Muçollin. Mihaj kishte një dëmtim dhe për fat të keq nuk mund të vinte, por jemi të mbuluar në atë pozicion. Sa i përket fazës ofensive kemi Cikalleshin dhe Dakun.…
Vera Picari është nga ato zonja që ka bërë çdo gjë në jetë për të mbajtur të gjallë familjen e saj. Sakrifica nga ato që dinë t’i bëjnë vetëm nënat. Ka pasur në jetë raste dhe vështirësi të ndryshme, ama kurrë nuk është dorëzuar. Sot punon dhe jeton mes Londrës-Italisë dhe Tiranës. Përveç punës së saj të përditshme, pasioni i Verës sot e mot është i lidhur ngushtë me muzikën. Për “Report Tv” ish gardiania e burgut dhe sot këngëtarja e hareshme Vera Picari kujtoi vitet kur punonte si gardiane burgu. “Isha 19 vjeçe kur u bëra gardiane burgu! Baba…
Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje ekspertët mjeko-ligjorë që kryen aktin e ekspertimit të fëmijës 3-vjeç që ndërroi jetë pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije për Faxnews se po bëhet analizimi për të vendosur riekspertim. Ngjarja e rëndë u regjistrua në klinikën e Roland Xhaxhos, ndërsa familjarët denoncuan rastin ku thanë se i mituri ndërroi jetë për shkak të dozës së lartë të narkozës. I vogli qëndroi për disa orë në klinikë dhe kur shkoi në shtëpi, por shfaqi probleme shëndetësore ndërsa ndërroi jetë në spital.
Një baba 41-vjeçar ka kallëzuar në polici 58-vjeçarin me iniciale F.B. për dyshimet për ngacmim seksual në rrugë ndaj të bijës 9-vjeçare në Shkodër. Pas kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 58-vjeçarin. Vijojnë hetimet për verifikimin e këtij kallëzimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.