Author: tirana

Kamionë me ndihma kanë hyrë çdo ditë në Gazë që nga 21 tetori, kur Izraeli filloi të lejonte dërgimin e ndihmave për palestinezët e zhvendosur si rezultat i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Natasha Mozgovaya, nga vendkalimi kufitar Nitzana midis Izraelit dhe Egjiptit, kamionët e ndihmave duhet të bëjnë një devijim serioz, sepse Izraeli këmbëngul në kontrollin e ngarkesave përpara se të futen në enklavën e rrethuar. 700 kamionë të ngarkuar me ujë, ushqime, furnizime mjekësore dhe humanitare për strehimoret kanë hyrë në Gaza nga Egjipti që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit…

Read More

Kancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë një konference në Malaga të Spanjës, la të kuptonte se ishte i gatshëm të shqyrtonte marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë për emigrantët. “Mos harroni se Shqipëria do të jetë shumë shpejt, sipas mendimit tonë, anëtare e BE-së, duke lënë të kuptohet se po flasim për çështjen se si mund t’i zgjidhim së bashku sfidat dhe problemet brenda familje së BE-së. Marrëveshje të tilla, që janë parë atje, janë të mundshme dhe ne të gjithë do ta shikojmë këtë nga afër,” tha ai. Roma dhe Shqipëria arritën një konsensus të hënën për ndërtimin e dy kampeve…

Read More

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpreh ngushëllimet për familjen e sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë gjatë ndeshjes me Partizanin. Në postimin e bërë, kreu i futbollit shqiptar e quan Dwamenan një lojtar të fortë dhe me mjaft disiplinë. “Jam thellësisht i shokuar e i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dwamena. Një lojtar i fortë, me shpirt gare, një futbollist që edhe në statistikat e FSHF dhe të Superiores, kishte rekordin më të mirë të golave. Dwamena tregonte disiplinë…

Read More

Një nga ekipet ku Raphael Dwamena ishte aktivizuar, Levante, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpreh ngushëllime për familjen e futbollistit. “Në emër të LevanteUD, duam të shprehim ngushëllimet tona më të thella për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë, Raphael Dwamena. Mendimet tona janë me familjen dhe të dashurit e tij në këtë kohë të vështirë. Trashëgimia e tij në klubin tonë do të jetojë përgjithmonë. U prehsh në paqe”. Klubi ka vijuar duke postuar gjithashtu edhe disa momente nga koha e Dwamena-s, duke shkruar “Kështu duam të të kujtojmë, Rapha. Me buzëqeshjen tënde të përjetshme, duke…

Read More

Gazetari Artan Hoxha shprehet se Dritan Rexhepi, i cili u arrestua ditën e djeshme në Turqi, është shqiptari më i kërkuar i botës së narkotrafikut në rang global. Në “EuroNews Weekend”, ai theksoi se Rexhepi nuk është shqiptari që ka përfituar më shumë të ardhura monetare nga trafiku i drogës, pasi sipas tij, ka të tjerë emra me më shumë peshë në këtë aktivitet. “Dritan Rexhepi nuk ishte shqiptari më i kërkuar në Shqipëri, por shqiptari më i kërkuar në nivel global. Kjo për shkak të asaj që ai përfaqësonte. Është njeri që ka qenë disa herë në burgje, që…

Read More

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Mario Banozic është përfshirë në një aksident mëngjesin e së shtunës në dalje nga Vinkovci, ndërsa raportohet për një viktimë. Automjeti me të cilin udhëtonte ministri është përplasur me një furgon dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i kësaj të fundit. Zëdhënësi i qeverisë, Marko Miliç ka konfirmuar aksidentin dhe ka bërë të ditur gjendjen shëndetësore të Banozic. “Ministri ka lëndime të rënda, sipas vlerësimeve të para, jeta e tij është jashtë rrezikut”, tha ai.

Read More

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, teksa fliste për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve të paligjshëm në Gjadër, u shpreh se Edi Rama sipas tij i ka kërkuar Melonit që Sali Berishën të shpallet “non grata” edhe nga Italia. I ftuar në “Ditarin” e fundjavës në A2 CNN, Nard Doka shtoi se kërkesa e Ramës u kundërshtua nga Meloni. Po përse do të kërkonte Edi Rama nga Italia që të fuste në “listën e zezë”, Berishën? Nard Ndoka thotë se kryesocialisti i trembet kundërshtarit të tij politik pasi qytetarët mund t’i krahasojnë fare mirë dy modelet…

Read More

Gazetari Jetmir Halilaj foli për ngjarjen tragjike që ndodhin sot në fushën e blertë, ku ndërroi jetë futbollisti i Egnantias, Raphael Dwanena Për “News24”, Halialaj u shpreh se 28-vjeçari ishte këshilluar nga mjekët për të mos luajtur, por vendosi të mos e ndiqte këtë sugjerim. “Nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë, por më kanë befasuar aftësitë e tij. I befasuar që edhe pas 2 sinjaleve që kishte marrë për shëndetin e tij, ai vazhdonte dhe luante futboll. Kjo temë është trajtuar edhe në media. Këtu po nuk ndodhi një tragjedi e kemi të vështirë të reflektojmë dhe t’i paraprijmë gjërat. Futbollisti kishte…

Read More

Seanca gjyqësore për edukatoren Majlinda Dehima, e cila akuzohet se dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat, do të zhvillohet ditën e nesërme. Dehima u arrestua më 9 nëntor, pra tre ditë më parë, pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës.48-vjeçarja është arrestuar pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën. Ajo akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”. Masa nga prokuroria u kërkua pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat, ku shihej në disa episode dhuna ndaj të miturës.

Read More

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ëshë bërë nënë për herë të dytë, ndërsa ka njoftuar lindjen e një djali. Përmes një postimi në Instagram, vetë Xhensila njoftoi se vogëlushi ka ardhur në jetë ditën e sotme, më 11 Nëntor. Krahas fotos ku duket dora e vogëlushit së bashku me të sajën, këngëtarja bashkangjit edhe në dedikim mjaft emocionues, ku flet për vështirësitë e kaluar në 9 muajt e shtatzanisë. “Çfarë rrugëtimi kemi pasuar së bashku në 9 muaj, biri im… Vetëm ne të dy në çdo vështirësi brenda një trupi. Ti i tregove mamit forcën tënde, ndërsa unë mora forcë…

Read More

Rafael Duamena humbi ndjenjat në sfidën midis Egnatias dhe Partizanit në minutën e 24’ të sfidës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të jetojë. Por kjo nuk është hera e parë që sulmuesit ganez i ka ndodhur kjo gjë në fushën e lojës. Pak vite më parë, ai është diagnostikuar nga një problem në zemër dhe në vitin 2020 u detyrua të vendoste defibrilator për të shmangur arrestet kardiake, para se të firmoste me Real Saragozën. Mjekët e kanë këshilluar të braktisë futbollin profesionist, pasi zemra e tij mund të mos e përballojë më, por Duamena ka vepruar kundër…

Read More