Author: tirana

Këtë të dielë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të dendura me reshje shiu pasdite të pakta. Temperaturat minimale do të luhaten 6/12 gradë celcius, ndërsa ato maksimale parashikohen 12-14°C në veri , 18 -20°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim juglindje me shpjetësi 10-18 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5-6 ballë në det të hapur.

Read More

Dashi Të dielen nëse kohët e fundit ka pasur probleme në dashuri, do të mund t’i kapërceni përfundimisht. Në punë prisni lajme të mira, veçanërisht nëse jeni një profesionist i pavarur. Fitimet rriten dhe po ashtu edhe kënaqësia, por koha e lirë është e pakët dhe stresi është i lartë. Demi Të dielen në dashuri nuk është një moment ideal por nga data 16 e muajit gjërat do të fillojnë të ecin më mirë. Në punë përfundoni të gjitha projektet pa zvarritje. Kur keni diçka për të bërë, dëshironi ta hiqni atë nga koka juaj. Binjakët Të dielen në dashuri…

Read More

Gazetari Blendi Fevziu është përballur me një surprizë interesante teksa ndodhet në kryeqytetin e Ganas, Akra. Ndërkohë që po shëtiste në një treg, njëra prej shitësve aty i propozoi atij për martesë duke e ftuar të futej në çadër bashkë me të. “Hajde këtu. Je burri im”, thërriste gruaja në mes të tregut në një situatë që në fillim Fevziut i ngjalli kureshtje, por gjërat ndryshuan kur gruaja e “dashuruar” tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.

Read More

Mandi Nishtulla, i ftuar në “Më lër të Flas”, habiti me deklaratën se sa lekë fiton në muaj nga klikimet, ndërsa tha se me këto lekë nuk ishte i kënaqur. “Më të voglën që marr 40k. (40 mijë euro)”, tha Mandi. A je i kënaqur me 40 mijë euro, më e pakta në muaj? “Jo, e di pse? Këtu në Shqipëri të kesh 5 gra nuk lejohet t’i mbash të pesta, ndërsa në Arabinë Saudite mund të dalësh ti vetë me të pesta gratë për të ngrënë një akullore dhe shijojmë kënaqësinë”, tregon ai. Mandi gjithashtu ka një kërkesë që të miratohet…

Read More

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme, 11 nëntor, në Bulqizë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjerën në afërsi të mbikalimit. Si pasojë ka ndërruar jetë Esmeral Nika 25-vjeç, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Këta të fundit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Read More

Kapiteni i Egnatias, Rafael Duamena, humbi jetën në mënyrë tragjike mesditën e sotme, teksa pësoi një kolaps kardiak, teksa ishte në fushë gjatë duelit Egnatia-Partizani. Në minutën e 25-të, sulmuesi i skuadrës rrogozhinase, u shtri në tokë, për të mos u ngrritur më kurrë.   Ndërkohë disa muaj më përpara se të humbiste jetën në mënyrë tragjike, Duamena ka dhënë një intervistë për “Top Channel”, ku ka zbuluar të gjitha detajet e problemeve të tij në zemër, ndërsa ka theksuar se e kishte hequr defibrilatorin e vendosur nga mjekët, pasi sipas tij e pengonte në aktivitetin e tij sportiv, por edhe…

Read More

Një ngjarje shokuese raportohet nga qyteti i Vlorës, ku sipas dëshmitarëve një vajzë është parë e zhveshur në ambiente publike. Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një prej lulishteve të qytetit, ku një vajzë e zhveshur është filmuar duke masturbuar. Qytetarë të shumtë e kanë parë me shqetësim këtë ngjarje, teksa qyteti ka vetëm pak kohë që u trondit nga një tjetër ngjarje e rëndë e përdhunimit në grup të një vajze, pasi ishte droguar siç dyshohet me një lloj droge që nxit dëshirën seksuale.

Read More

Humoristi italian Maurizio Crozza-n ka imituar kryeministrin Edi Rama në emisionin satirik “Fratelli di Crozza – Vëllezërit e Krocës” – që transmetohet të premteve në “primetime” në Nove. Ai luan rolin e kryeministrit shqiptar – me një theks të turbullt siçilian. “Lidhja me Italinë është “emocionale” – ironizon komiku italian. “Dhe Shqipëria është atje… edhe nëse nuk është BE. Ne planifikojmë t’i bëjmë BE-së një propozim që nuk mund ta refuzojë”, – vijon ai. “Shqipëria dhe Italia janë një familje e madhe, jemi po aq të sjellshëm… ju puthim duart… jemi të dy në podiumin e ekonomisë familjare. Italia e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ndërhyrja e autoriteteve në terren pas dëborës së parë që ra në Qafë Thorë. Ai shkruan se ndërhyrja ishte e menjëhershmë që të mbahej rruga e kalueshme. “Bora e parë për këtë sezon në Qafë Thorë, ku ndërhyrja e autoriteteve në terren ishte e menjëhershme për ta mbajtur rrugën e kalueshme për banorët e duke u mundësuar bujtinave në Theth të vazhdojnë mikpritjen e turistëve që dëshirojnë të vizitojnë alpet”, shkruan Rama.

Read More

Rreth 300 mijë njerëz kanë marshuar në Londër në mbështetje të Palestinës këtë të shtunë. Nuk është shënuar ndonjë incident gjatë marshimit, por policia arrestoi mbi 90 persona që u përpoqën të përballeshin me ata që merrnin pjesë në tubim. “Stop bombardimit të Gazës” dhe “Të arrihet armëpushimi tani”, ishin dy prej thirrjeve që u dëgjuan nga këta qindra mijëra protestues në kryeqytetin e Anglisë. Diku tjetër në Evropë, mijëra njerëz në Bruksel dhe Paris morën pjesë gjithashtu në demonstratat pro-palestineze të shtunën.

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar në Londër një takim me lordin David Richards, ku u shpreh se është diskutuar në lidhje me SPAK dhe vettingun në politikën shqiptare. “Kënaqësi të takoja sot në Londër, Lordin David Richards, së bashku me Sekretarin për Sigurinë Kombëtare dhe koordinimin Euro-Atlantik në PD, Xhemal Gjunkshin. Gjatë takimit diskutuam për një sërë sfidash me të cilat po përballet Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe komuniteti Euro-Atlantik sot. U ndalëm tek përpjekjet e SPAK-ut, në luftën kundër korrupsionit dhe domosdoshmërinë për të çuar përpara drejtësisë këdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve. E informova…

Read More

Ndarja nga jeta e sulmuesit të Egnatias, Rafael Duamena, ka tronditur opinionin publik shqiptar. Vdekja e tij ka ngritur dyshimet se si FSHF ka lejuar qe ky futbollist të luajë në futbollin shqiptar pasi më herët ishte diagnostikuar me probleme me zemrën. Në një reagim, Dritan Shakohoxha ka ngritur një akuzë të rëndë, pasi sipas tij, nuk duhej që futbollisti ganez të kthehej në fushat e lojës. “U prehsh ne paqe more djale. Zoti ju denofte more vrases. Kudo ne bote nuk e lejuan te luante, ketu po”, shkruan Shakohoxha. View this post on Instagram A post shared by Dritan…

Read More