Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj braktisi seancën në GJKKO pasi tha se kjo gjykatë ka rrëzuar kërkesën e tyre lidhur me përjashtimin e gjyqtares. “Siç e dini i kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtimin e gjyqtares, sot kemi bërë kërkesë si pjesë e provave me shkrim në sekretarinë gjyqësore. Kemi kërkuar që gjykata të hapë një kopje të akteve gjë të cilën pretendon se e ka vendosur dje pa u njohur me aktet, merr vendimin për të vazhduar seancën. Së fundmi kemi kërkuar t’i dërgojë gjykatës kushtetueses çështjen e kufizimit apo heqjes së lirisë. Gjykata duke qenë në…
Author: tirana
Gjashtë persona mbetën të plagosur pas një aksidenti rrugor që u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, kur autobusi u përplas me një mjet të vogël. Policia sqaron se po heton për të zbardhur rastin. Njoftimi: Në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, janë përfshirë në aksident rrugor autobusi me drejtues shtetasin A. Xh., 51 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin O. Sh., 52 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi O. Sh., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Në spital u dërguan edhe 5 shtetas të tjerë,…
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë ushtruar veprimtari të paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Falë operacionit policor të koduar “Basti i fundit” u arrestua në flagrancë shtetasit A. T., 46 vjeç, A. P., 53 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasin E. K., 36 vjeç, banues në Pogradec. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 36-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën në celularët e 2 shtetasve të tjerë, bileta të basteve sportive dhe faqe bastesh sportive. Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi E. K. ishte organizatori i kësaj veprimtarie deke qenë se…
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli në një dalje për mediat ka komentuar situatën e ish-kryeministrit Berisha me drejtësinë lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Topalli u shpreh se ky është një sulm ndaj kreut të opozitës, ndërsa u shpreh se po diskutohen variantet për përgjigjen e opozitës ndaj këtij rasti. Sipas saj është e paprecedentë që republika parlamentare të zëvendësohet me “republikën e prokurorëve” që sipas saj nuk njohin Kushtetutën. “Po i bëjnë sulm politik kreut të opozitës. Kjo është çështje e opozitës, jo e zotit Berisha. Nuk pranohet lehtë. Ka shumë variante, të gjitha po diskutohen. Në historinë e pluralizmit shqiptar…
Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së Kryesisë lajmëroi mbajtjen e protestave në vend. “Në çdo formë. Betejë pa kthim. Çdo formë proteste, sepse ka një gjë, Edi Rama nuk pranon opozitë tjetër, vetëm atë që kontroll, kur opozita nuk kontrollohej prej tij, ai i tregoi vendin, do të jetë betejë deri në fitore. Ditën e premte është mbledhja e Këshillit Kombëtar, do mblidhet dhe do diskutohet për vendimet. Ka koordinim shumë të mirë me Metën”, tha Berisha.
Për llogari të një hetimi të nisur, SPAK thotë se ka vënë nën sekuestro 5.512 m2 truall të Artan Gaçit ish deputetit socialist tashmë investitor strategjik. Burime nga SPAK konfirmojnë se është vënë sekuestro preventive mbi këtë pronë. Sikurse po hetohet mënyra se si është marrë pronësia e kësaj toke e cila më pas iu shit Artan Gaçit. Për zhvillimin e kësaj prone Artan Gaçi kishte marrë statusin e statusin e investitorit strategjik. Për këtë lajm të fundit reagoi edhe ish-kryeministri Berisha të cilit iu përgjigj ish-ministrja Olta Xhaçka, bashkëshortja e zotit Gaçi e cila thotë se “Një kusar me…
Një efektiv i Policisë Rrugore në Kavajë është pezulluar nga detyra pasi dyshohet se ka marrë ryshfet nga një qytetar. Video është publikuar në portalin “JOQ”, ku shfaqet personi i cili pretendon se i ka dhënë para policit. Blutë e Durrësit thonë se efektivi është pezulluar deri në sqarimin e ngjarjes. Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës: Menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin “JOQ”, nëpërmjet të cilës një shtetas pretendon se i ka dhënë ryshfet një punonjësi të Policisë Rrugore të Kavajës, ju informojmë se: Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të nenit 222…
Ministri i Shëndetësisë Taulant Balla ka vizituar këtë të mërkurë 26-vjeçaren në Vlorë e cila u përdhunua nga tre persona. Në një deklaratë për mediat ai theksoi se pandëshkueshmëria do të marrë fund duke theksuar se në Vlorë është për t’i dhënë mbështetje viktimës që ka rënë pre e abuzimit seksual dhe familjarëve të tij. Balla ka bërë apel që qytetarët dhe gazetarët të kenë besim te drejtësia deri sa të zbardhet çështja. “Nuk është e vërtetë që policia ka reaguar me vonesë. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet. E para është që ne duhet të bëhemi të gjithë…
Gazetarja Avrovita Hysaj, e cila u kërcënua nga pronari i një televizioni lokal në Vlorë pas publikimit të lajmit të përdhunimit të një vajze, tregoi se ajo nuk kishte përmendur asnjë emër, por kishte zbuluar se ishin 4 persona që kishin abuzuar. Sipas saj, kanë qenë portalet e tjera që kanë nxjerrë emrin e djalit të pronarit të TV lokal, çka ka sjellë reagimin e babait të tij që e ka kërcënuar përmes telefonatave dhe më tej duke publikuar një lajm denigrues për të në televizionin e tij. “Unë kam raportuar se kanë qenë 4 persona, jo 3 siç u…
Prokuroria e Posaçme i dërgon fletë-thirrje Rakip Sulit, kryebashkiakut të Kamzës. Pas regjistrimit te procedimit penal, janë thirrur 4 nga 10 kallëzuesit, ndërsa javën e ardhshme pritet të dëshmojë edhe Suli. Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal. Burime bejne me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Burime bëjnë me…
Një pacient me origjinë shqiptare mësohet se ka kërcënuar një mjek të spitalit “G. Gennimatas” në Selanik, duke i kërkuar një operacion të përshpejtuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, 24 tetor, brenda në spital, ku pacienti 31-vjeçar ka ardhur për të rezervuar një takim para operacionit. Kur mjeku 45-vjeçar e informoi se takimi i disponueshëm është për vitin e ardhshëm, ai ka nisur kërcënimet ndaj tij, konkretisht duke e kërcënuar me fëmijët. Në këto rrethana, mjeku ka kontaktuar policinë dhe burri me origjinë shqiptare është arrestuar. Sipas informacioneve, bëhej fjalë për një operacion ortopedik, pas një operacioni tjetër të…
Përdorimi i magjisë për të zgjidhur problemet është i lashtë sa vetë jeta. Por edhe pse jemi në vitin 2023, ritualet magjike për shërimin e një sëmundjeje apo realizimin e një dashurie, përdoret edhe sot. Kryesisht në zonat periferike të vendit, ka persona të cilët pretendojnë se kanë aftësinë që me anë të disa ritualeve, të realizojnë gjëra që duken të pamundura. Magjitë për dashurinë thuhet se janë ndër më të fuqishmet e më të rrezikshmet që kanë si synim ndryshimin e vullnetit të lirë. Astrologia Elena Demollari, në një emision deklaroi se ka shumë kërkesa dhe në vendin tonë,…