Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në forumin “Global Gateway”, mbi sfidat aktuale të Europës dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar. Kreu i qeverisë është takuar edhe me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerim dhe Fqinjësinë Oliver Varhely. Forumi “Global Gateway” i cili do të zhvillohet sot dhe nesër nga Bashkimi Evropian, është një përpjekje e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për t’u përballur me Nismën e Kinës “Brez dhe Rrugë” për të ndërtuar infrastrukturë në të gjithë globin.
Author: tirana
Taulant Seferi është i dashur dhe në një lidhje. Sulmuesi nuk ka treguar për këtë lidhje, madje edhe e ka mohuar, e ka uruar të dashurën për datëlindje në mediat sociale, ku i ka bërë një dedikim shumë romantik. “Gëzuar ditëlindjen njeriu më i bukur në jetën time. Të uroj më të mirat. Të dua shumë!”, shkroi ai.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, do të mbajë sot në orën 14:30 seancën që u ndërpreh dje për Sali Berishën. Që në nisje të fjalës së tij në konferencën me gazetarët, Berisha lëshoi akuza në drejtim të SPAK dhe të kryeministrit Edi Rama. Ai u sqarua mbi procedurën e ndjekur për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. “Dacibao politike ndaj vendimeve kolegjiale dhe ligjeve të parlamentit, në zbatim të programit të qeverisë së PD në mandatin e saj të viteve 2005-2009, për reformat në fushën e pronësisë, ekonomisë, forcave të armatosura, sportit, etjm, paraqet…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, informon se operacioni kombëtar kundër kultivimit të drogës ka sjellë asgjësimin e rreth 300 mijë bimëve narkotike dhe mbi 500 arrestime e procedime penale. Ai shkruan në një postim në Facebook, se Policia e Shtetit po i ngre rezultatet e veta dita ditës në një nivel tjetër. “Uroj që me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen e njerëzve, komuniteteve, të jemi fuqia e madhe e ndryshimit të mëtejshëm, që shqiptarët duan dhe meritojnë nga ne”, u shpreh Balla.
Një ditë para takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se nuk do të ketë dialog nëse Serbia nuk dënohet dhe sanksionohet për çfarë ka bërë, duke iu referuar sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës. Të enjten, Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojnë në Bruksel me ftesë të Bashkimit Evropian. Atje ata pritet t’i takojnë veç e veç edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ata u ftuan në Bruksel katër ditë…
Dy grupet e PD-së janë në ”luftë” në Gjykatën Civile, e cila këtë të mërkurë ka legjitimuar si palë të tretë Rithemelimin, kjo në procesin gjyqësor për regjistrimin e ndryshimeve statutore që u bënë në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, që u mbajt më 2 shtator të këtij viti. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike së vulës, Rezart Kthupi ka sjellë argumente kundër. Ai ka deklaruar gjatë seancës se është sjellë një letër autorizimi me firmën e Sali Berishës, ndërsa shtoi se përfaqësimin nuk mund ta bëjë Rithemelimi në gjyq pasi sipas tij i ka mbaruar tagri. Sipas tij ka një autorizim…
”Arrest me burg” është masa e sigurisë që u caktua këtë të mërkurë nga gjykata e Vlorës për dy të rinj, të cilët akuzohen për abuzim seksual ndaj një 26-vjeçareje. Oltjan Tahiri dhe Albi Ceno, të cilët gjatë qëndrimit në sallën e gjyqit, ishin me kokat ulur për të shmangur kontaktet me mediat. Në kërkim është shpallur Gentjano Mehmeti dhe një 36-vjeçar. Gjithçka nisi të shtunën, ku një 26-vjeçare u paraqit pa ndenja në urgjencës së Vlorës. Ishte recepsionisti i një hoteli që njoftoi rastin në fjalë, se një vajzë ishte pa ndjenja në hotel. Pas 24 orësh, e reja…
Policia e Vlorës ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili shiste kanabis në afërsi të shkollave të qytetit, kryesisht pranë Universitetit në këtë qytet. Gjatë kontrolleve në banesën e të arrestuarit Emiljano Kananaj, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 50 doza kanabis. Njoftimi i plotë Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave. Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Sekuestrohen 50 doza lënde narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë,…
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se ka ngatërruar liderët e Turqisë dhe Hungarisë në një fjalim të fushatës në New Hampshire, kjo është një tjetër gafë e tij. “Ka një njeri, Viktor Orban, a ka dëgjuar dikush ndonjëherë për të? Ai është ndoshta një nga liderët më të fortë kudo në botë. Ai është lideri i Turqisë”, tha Trump, duke iu referuar kryeministrit hungarez. Presidenti i Turqisë është Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa Viktor Orban është kryeministrii Hungarisë. Trump nuk u ndal me kaq, por vijoi gafat duke shtuar se Hungaria ndante një kufi me Rusinë.
Një rast dhune ka ndodhur në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës. Një mësuese është goditur me një karrige nga një nxënës brenda mjediseve të shkollës. Mësuesja është dërguar me ambulancë në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka marrë një frakture. Mbetet e paqartë pse nxënësi ka goditur mësuesen me karrige dhe policia po punon për zbardhjen e plote të kësaj ngjarje. Mësimi ditën e sotme është bojkotuar nga mësuesit për shkak te kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa ditën e nesërme pritet që të zhvillohet një protestë nga mësuesit lidhur me këtë situatë të vështirë nga…
Banorët e ”Big Brother VIP Kosova 2” po marrin vëmendje dhe janë kthyer ndër personazhet më të komentuar. Ish-futbollisti dhe modeli, Lumbardh Salihu këto ditë ka qenë në fokus edhe për shkak të flirtimeve me influenceren Alba Vukaj. Dyshja ndonëse nuk njiheshin me njëri-tjetrin hynë bashkë në shtëpinë e famshme dhe shoqërimi mes tyre po vazhdon. Edhe gjatë një diskutimi të fundit bashkë, Lumbardhi u pa flirtuese me Albën, e cila i tregonte për shkollim dhe punën që bën në Kanada. Ajo siç tregoi edhe ditë më parë studion për mjekësi dhe për këtë Lumbardhi tha me shaka se është…
Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë vendimin për anëtarësimin e Shqipërisë në organizatën “Bashkimi Ndërkombëtar i Konservimit të Natyrës”. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një deklaratë për mediet, tha se pas miratimit në Këshillin e Ministrave, vendimi do të kalojë në Kuvend. “Kjo organizatë ndërkombëtare ka vendosur standardet ndërkombëtare kur bëhet fjalë për mbrojtjen e zonave të mbrojtura për menaxhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tyre”, tha Kumbaro. “Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë organizatë është edhe një herë një angazhim dhe një nivel më i lartë i premtimeve dhe punës që bën qeveria shqiptare në atë…