Trupat shqiptarë në grup-batalionin e NATO-s në Letoni morën pjesë në garën e përvitshme Baltic Warrior në Camp Adazi. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau foto nga kjo garë e përvitshme, teksa theksoi se trupat shqiptarë ishin përkrah 200 kolegëve të tyre, duke testuar gjendjen fizike dhe atë psikologjike. “Gara aspak e lehtë përmbante 17 km marshim i ngarkuar me pajime, 1 km transport në krah i mjetit lundrues, 13 km vozitje me kanoe dhe në fund 1 km vrap deri në finish”, theksoi Peleshi.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Brukselit, ku do zhvillojë një takim me eurokomisionerin Oliver Varhelyi. Biseda e tyre do të jetë për zgjerimin në lidhje me progres-raportin për Shqipërinë. Ky raport pritet që të publikohet më 7 nëntor. Në dhjetor Shqipëria pret vendimin e Këshillit Europian për nisjen zyrtare të shqyrtimit të kapitujve të parë të negociatave.
Partia Socialiste nuk komenton asgjë për Sali Berishën, sa i takon aferës së privatizimit të Partizanit. E pyetur këtë të mërkurë nga gazetarët nëse është shkelur Kushtetuta për rastin e Berishës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në emër të qeverisë tha se nuk do japin koment, por do respektojnë ndarjen e pushteteve. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ajo theksoi se mazhoranca ka iniciuar ngritjen e SPAK dhe GJKKO dhe kanë luftuar që të punojnë të pavarura. “Sikurse sa herë si anëtarë të qeverisë jemi pyetur për veprimet e instancave të drejtësisë, ne nuk kemi bërë komente. Respektojmë…
43 projekte për veshje me kapote të fasadës dhe vendosje ashensori po mbështeten këtë vit nga fondi i komunitetit. Administratorët e pallateve, të zgjedhur nga asambleja e banorëve dhe të certifikuar nga bashkia janë ata që kryejnë procedurat, që nga marrja e dakordësisë nga të paktën 75% e banorëve. Vitin e kaluar, bashkia ka ndryshuar udhëzimin, çka mundëson trajtim të veçantë për disa kategori. “Persona që ekzistojnë në certifikatën e pronësisë që janë pensionistë, persona me aftësi të kufizuar apo me ndihmë ekonomike përfitojnë 100 përqind të grantit. Kjo ka bërë të mundur dhe rritjen e numrit të aplikimeve për…
Mëngjesin e kësaj të mërkure, IKMT ka zbarkuar në zonën e Shirokës. Një aksion i paralajmëruar nga Inspektoriati ka nisur ditën e sotme me shembjen e një objekti në afërsi të qendrës së Shirokës, buzë liqenit të Shkodrës. I gjithë objekti është rrethuar nga forca të shumta të policisë së Shkodrës. Sipas të dhënave, ky objekt do shembet plotësisht pasi pronarët nuk disponojnë dokumentacionin me leje për ndërtim. Ky është objekti më i madh që shembet në IKMT, në këtë zonë ndërkohë që pak ditë më parë është shembur edhe një tjetër në afërsi të Zogajve.
Nga Fitim Zekthi Këto ditë ka shpërthyer një debat i ashpër mbi akuzat që prokuroria speciale SPAK ka ngritur ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe mbi masën e marrë ndaj tij të bllokimit të pasaportës. Ish-kryeministri Berisha dhe mjaft të tjerë në lëvizjen e tij politike po thonë se kjo është një luftë politike dhe se prokuroria shkeli kushtetutën kur vendosi për bllokimin e pasaportës duke i penguar lëvizjen e lirë, ose lirinë ish-kryeministrit. Sipas tyre imuniteti parlamentar i deputetit nuk e lejon prokurorinë ta bëjë këtë gjë. Për të kuptuar më qartë këtë situatë po hyjmë në një rravgim pak më…
Ish-ministri belg i Drejtësisë, Vincent Van Quickenborne, ka rrëfyer dramën e jetës. Ai ka treguar se ka qenë viktimë e abuzimit nga një prift. Pasi dha dorëheqjen si ministër i drejtësisë pas sulmit terrorist në Bruksel, ai tregoi një sërë ngjarjesh që përjetoi gjatë qëndrimit të tij në konvikt në Ghent. Sipas tij, ishte e zakonshme që një prift të kryente veprime të tilla. “Nëse do të ishe i sëmurë, prifti do të vinte në dhomën tënde dhe do të duhej të hiqje pantallonat”, tha Vincent Van Quickborn. Ai gjithashtu tha se edhe shumë djem të rinj ishin viktima. Sipas…
“Beteja për 20%”, është libri më i ri nga studiuesi Ardit Bido, në të cilin flet për identitetin, statistikat dhe politikën në Konispol dhe Himarë. Ai thotë se ky studim ka shkaktuar debat për pakicat, pasi është publikuar tani që ka nisur të kryhet censusi i popullësisë. Ndër të tjera, studiuesi është ndalur te individët në Himarë deklarohen grekë, ndërsa në zona të tjera të Jugut të Shqipërisë nuk ndodh. “Pse ndodh që në Himarë ka individë që deklarohen grekë dhe në zona të tjera nuk ndodh? Ka qene gjithmonë një debat ekstrem, ‘ose ju bëni sikur jeni, ose ju…
Kjo e mërkurë rezeveron të tjera emocione në arenën e madhe të Champions League. Sot do të luhet superndeshja Paris Saint Germain-Milan, në “Parc De Princes”. Llogaritë janë ende të hapura dhe një fitore e mundshme për secilën skuadër do të ishte shumë e rëndësishme. Tek Parisi mungojnë Kimpembe dhe Mendes, ndërsa tek kuqezinjtë Chukëueze, Okafor dhe Loftus-Cheek. Në ndeshjen tjetër të grupit, Neëcastle pret në shtëpi Borussia Dortmund. Kampionët në fuqi të Manchester City luajnë ndaj zvicerianëve të Young Boys, ndërsa grupin G e kompleton sfida Leipzig-Crvena Zvezda. Antëerp, ku luan dhe futbollisti i kombëtares shqiptare Arbnor Muja, përballet…
Autoritetet greke kanë nisur gjyqin ndaj një bande, që dyshohet se ka pajisur me karta greke disa personazhe shqiptare të botës së krimit. Sipas mediave helene, mes 217 personave të thirrur për t’u gjykuar në Gjykatën e Apelit Penal në Athinë për mafien e identitetit të rremë janë edhe 38 oficerë policie, disa prej tyre ish-oficerë në poste kyçe, si dhe nëpunës civilë në komisariate, nëpunës civilë dhe individë privatë e ndërmjetës. Mësohet se të tilla karta janë gjetur në përdorim edhe nga Laert Haxhiu, Bledar Jambelli, Marius Diamanti etj.. Madje, Jambelli ka qenë një nga personat që ka treguar…
Një aksident ka ndodhur rreth orës 07:45 në Shkodër, ku një grua e cila ecte me biçikletë është përplasur nga një makinë. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë”, ku automjeti që drejtohej nga një 34-vjeçare M. N, ka aksidentuar shtetasen Z.M 56 vjeçe, që lëvizte me biçikletë. 56-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme izraelite, thotë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres duhet të japë dorëheqjen për komentet që ai bëri në një fjalim më herët të martën. Në fjalimin e tij duke pretenduar shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar, Gutteres tha: “Është e rëndësishme të pranohet gjithashtu se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën kot. Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet. Ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit. Dhe këto sulme të tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”. Duke folur për BBC Radio…