Këngëtari i njohur, Big Basta, emri i vërtetë i të cilit është Gerald Xhari, ka folur në emisionin “Live from Tirana” për rikthimin e tij në Shqipëri dhe planet për projektet e ardhshme muzikore. Pjese nga intervista Përse kjo zgjedhje për t’u larguar? – Doja të isha aty ku fillon bota. Ne që të vegjël jemi përpunuar për t’u larguar nga Shqipëria, që kur mësojmë gjuhët e huaja. Nuk na ka përgatitur njeri për të ndenjur në Shqipëri. E kuptova duke qëndruar andej se sa e rëndësishme ishte Shqipëria. Në Zelandën e Re kanë një politikë të jashtëzakonshme, të thonë…
Author: tirana
Vendimi për Sali Berishën në lidhje me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani është mbajtur peng si pasojë ndërrimit të avokatëve. Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokatin Artan Simoni me një avokat tjetër nga lista e avokatëve që paguhen nga shteti. Kjo ndërresë erdhi pas disa sulmeve ndaj Simonit nga Shkëlzen Berisha.
Po. Edhe këtë vit ora do të ndryshojë. Kur? Të dielën e fundit të tetorit, pra në datën 29 tetor. Si do shkojnë akrepat? Do duhet t’i kthejmë akrepat e orës 60 minuta mbrapa. Pra, thënë ndryshe, një orë më shumë gjumë. Vitet e fundit ka pasur diskutime për të mos e ndryshuar më orën, por deri tani nuk është marrë një vendim konkret.
Qytetarë të shumtë në Delvinë kanë raportuar për një shpërthim të fuqishëm pasditen e sotme rreth orës 17:20. Megjithëse është e paqartë nëse bëhet fjalë për tërmet, qytetarët kanë ngritur dyshimet se mund të jetë një shpërthim i fuqishëm i ndodhur në thellësi të tokës nga kompani që tentojnë të nxjerrin naftë në këtë zonë. Kjo nuk është hera e parë që shpërthime të tilla raportohen në Delvinë, ku qytetarët kanë raportuar se kompani që operojnë në puset e naftës dhe gazit në këtë zonë kryejnë shpërthime në nëntokë për të bërë më të lehtë nxjerrjen e hidrokarbureve, metodë që…
Sipas asaj që qarkullon në median e shkruar italiane, duket se ish-konkurrentja e spektaklit Big Brother në Itali, Heidi Baci është gati të hyjë në versionin shqiptar të reality show-t. Dalja e Heidi Bacit nga shtëpia e Big Brother është ende një nga temat më të nxehta të edicionit të ri të reality show-t në Canale5 të drejtuar nga Alfonso Signorini. Vendimi i saj ndau dashurinë e publikut për dinamikën e programit dhe shumë mbështetën Gieffina dhe vendimin e saj për të braktisur transmetimin. Një përdorues në X ka treguar se Heidi nisi të ndjekë shoqen më të ngushtë të…
Futbollisti i Kombëtares, Mario Mitaj, në një intervistë së fundmi, ka rrëfyer se pavarësisht ofertave joshëse, ka zgjedhur me zemër të luajë me Kombëtaren tonë. “Kur firmosa me AEK kontratën e parë, që u bëra futbollist profesionist, gjithmonë Federata Greke e Futbollit u ka thënë klubit: ‘Na sillni Mitajn se do të jetë titullar në çdo grupmoshë, deri në grupmoshën e Shpresave’. Unë i falënderoj shumë për interesimin dhe ftesën që më kanë çuar, por unë kam zgjedhur me zemër dhe zemra më ka thënë që të përfaqësoj Shqipërinë. Që kur isha 1-vjeç, në çdo verë vija në Shqipëri për…
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë paralajmëroi të mërkurën se pa një furnizim të menjëhershëm me karburant, do t’i duhet që së shpejti të pakësojë ndjeshëm, operacionet e shpërndarjes së ndihmës në të gjithë Rripin e Gazës. Ditët e fundit, Izraeli lejoi futjen në territor të një numri të vogël kamionësh me ndihma nëpërmjet kufirit me Egjiptin, por ndaloi furnizimet në karburant. Rajoni është izoluar dhe goditur nga sulme ajrore shkatërruese që Izraeli i ndërmori si kundërpërgjigje ndaj sulmit brutal të militantëve të Hamasit më 7 tetor. Hamasi konsiderohet nga Departamenti amerikan i Shtetit si organizatë e huaj terroriste. Paralajmërimi…
Një deklaratë e bërë nga avokatja Vjollca Pustina ka shkaktuar indinjatë te shumë qytetarë, teksa fliste për abuzimet seksuale, duke marrë shkas edhe nga ngjarja e rëndë në qytetin e Vlorës, ku një 26-vjeçare u drogua dhe më pas u përdhunua nga katër djem. Avokatja gjen vend për të justifikuar abuzimin duke u shprehur: “Meshkujt, meshkuj janë”. “Përdhunimet ndodhin rëndom ditë të premte dhe të shtunë, se vajzat e tejkalojnë pak me pijen. Kam rastisur katër herë ditëve të shtuna në urgjencën e spitalit dhe vinin vajza të reja të shpërfytyruara. Të shoqëruara që i sillnin faktikisht 3-4 djem. Edhe…
Janë publikuar pamje të rënda nga kamerat e sigurisë së hotelit ku besohet se u abuzua seksualisht vajza 26-vjeçare në Vlorë, pasi u drogua nga katër persona. Pamjet tregojnë momentin kur vajza tërhiqet nga krahu nga një prej autorëve të dyshuar dhe futet në hotel. Më pas, kamerat kanë filmuar momentin tjetër kur vazja del e vetme këtë herë, por në gjendje tepër të rëndë, teksa shihet duke u zvarritur në shkallët e hotelit për të arritur në hollin e hotelit, ku punonjësi njoftoi policinë. Kujdes, pamje shqetësuese!
Një oficer policie britanik, i cili iu afrua dhjetëra vajzave të mitura dhe i bindi ato të shpërndanin foto të pahijshme me të përmes Snapchat, është dënuar me burgim të përjetshëm. Lewis Edwards, 24 vjeç, u deklarua fajtor për 162 akuza për abuzim seksual të vajzave nga mosha 10 deri në 16 vjeç. Sipas prokurorisë, punonjësi i policisë ka shantazhuar viktimat e tij, duke i kërcënuar se do i ekspozonte. Edwards pozoi si një djalë i mitur dhe synoi më shumë se 200 vajza nga viti 2019 deri në shkurt të këtij viti. Ai manipuloi viktimat e tij për t’i…
Në orën 18:45, do të startojnë dhe 2 sfidat e para, nga 4 grupet e mbetura, të vlefshme për raundin e 3-t, të fazës së grupeve, të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Evropë, UEFA Champions League. Kështu, në “Estadio Olimpico”, “shtëpia” e re e “katalanasve” të Barcelona, këta të fundit të fundit do të presin kampionët ukrainas të Shakhtar Donetsk, në një përballje ku nuk kërkohet asgjë më pak se fitorja, pavarësisht mungesave të mëdha, por sërish sulmi përbëhet nga talente të mëdha, si Lamine Yamal, Ferran Torres e Joao Felix. Në krahun tjetër, në “mitikun” e Roterdamit,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në shkollën “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës, ku një nxënës ka goditur me sende të forta mësuesen. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, në reagimin e saj thekson se duhet më shumë angazhim për forcimin e mekanizmave institucionalë. “Jam shumë e shqetësuar dhe e tronditur nga ngjarja e sotme në shkollën “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës, një ngjarje totalisht e papranueshme dhe e patolerueshme, ashtu siç është i papranueshëm çdo akt dhune, në mjediset tona të mësimdhënies. I jam pranë mësuese Majlindës në këto momente dhe i uroj shërim sa më të…