Author: tirana

Shkëlzen Berisha ka reaguar për herë të parë pas akuzave të ngritura nga SPAK për babain e tij, ish kryeministrin Sali Berisha. Ai është ankuar për avokatin e caktuar nga shteti që gjykata vendosi sot të mbrojë Sali Berishën, pasi dy avokatët e tij zgjodhën të bojkotojnë seancën. “Ky është “avokati” që gjykatësja që shkeli kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishën! Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballen se njeh dhe dosjen”, shkruan me ironi Shkëzlen Berisha, duke shpërndarë edhe një postim që avokati i caktuar për të përfaqësuar Sali Berishën, Artan Simoni ka shpërndarë vetëm dy…

Read More

Kur bëhet fjalë për teknologjinë moderne, një ankesë e zakonshme është se njerëzit nuk lidhen me njëri-tjetrin si më parë, sepse të gjithë janë të ngjitur pas ekraneve të telefonave. Sigurisht, me mediat sociale që bëjnë të mundur lidhjen me shumë, do të ishte e vështirë të argumentohej se teknologjia moderne nuk ka fare ndikim në mënyrën se si ndërveprojmë me njëri-tjetrin. Teknologjia dhe pandemia – Në të vërtetë, pandemia e COVID-19 dha një ilustrim të mirë se sa shumë kemi arritur të mbështetemi te teknologjia dhe të rolit të rëndësishëm shoqëror që ajo luan. Kritika sociale – Shpesh dëgjojmë…

Read More

Rrugët e qytetit në Durrës janë përmbytur, pasi disa minutash reshje shiu. Ashtu siç shihet edhe në video, uji ka mbuluar edhe tortuaret, çka e ka bërë të vështirë kalimin e këmbësorëve. “Përmbytja” e rrugëve është një gjë e cila tashmë është kthyer e “zakonshme”, sa herë që ka reshje shiu.

Read More

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Selanik. Një baba ka vrarë vajzën e tij 42-vjeçare, e cila vuante nga skleroza e shumëfishtë. “E vrava. Nuk duroja më ta shihja në këtë gjendje, duke vuajtur nga sëmundja e saj…”, kanë qenë fjalët e 69-vjeçarit pas vrasjes vajzës, teksa kishte tentuar të vriste edhe veten. Viktima u gjet në vaskë nga vëllai i saj mbrëmjen e të martës. Duke qenë se babai nuk iu përgjigj telefonatave të tij, djali shkoi në shtëpinë e tij ku e gjeti të gjakosur në dysheme me një dëmtim në bark. 69-vjeçari u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Selanikut,…

Read More

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në “Global Gateway Forum 2023”, i cili po mbahet në Bruksel, e ku diskutohet mbi sfidat e Europës dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar. Kreu i qeverisë në fjalimin e tij përmendi rëndësinë që ka hyrja e Shqipërisë në BE, teksa e krahason me një martesë të suksesshme dhe të duhurën. “Martesa më e vështirë për t’u bërë, por e duhura. E them edhe nga përvoja personale sepse unë kam pasur disa dështime në martesë pasi gjeta atë të duhurën duke qenë i lumtur me të dhe besoj se kjo do të ndodhë edhe me…

Read More

Pasi dy përfaqësuesit ligjorë të Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi braktisën seancën për aferën e Partizanit, GJKKO ka vendosur të caktojë një avokat të paguar nga shteti për të vijuar procedurën. Me anë të një njoftimi, Gjykata thekson se ka caktuar Artan Simonin për të vijuar seancën gjyqësore. Njoftimi i plotë i GJKKO: Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e tij, të zgjedhur me prokurë të posaçme, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj. – Nga ana e mbrojtësve u parashtruan 2 kërkesa, e konkretisht:…

Read More

Kancelari Olaf Scholz e kishte paralajmëruar që në shkurt një hap të tillë, kur tha përpara Bundestagut se “kush nuk ka këtu të drejtë qëndrimi, duhet të largohet nga Gjermania”. Por është më e lehtë të thuhet, se të veprohet, thonë mediat vendase. Janë rreth 280.000 vetë në situatë të tillë që do të duhet të largohen nga vendi. Megjithatë, në katër nga pesë raste dëbimi është pezulluar. Shumica e këtyre personave kanë llojin e lejes Duldung, për shkak të gjendjes së sigurisë në vendin e tyre, sepse janë të sëmurë ose u mungojnë dokumentet. Nga ana tjetër, shumë dëbime…

Read More

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan komentoi konfliktin në Lindjen e Mesme. Para anëtarëve të partisë së tij në parlament, ai tha se: “Izraeli së bashku me Perëndimin mund ta shohin Hamasin si një organizatë terroriste. Perëndimi ju ka shumë borxhe. Por Turqia nuk ju detyrohet asgjë Hamasi nuk është një organizatë terroriste, është një grup muxhahidinësh që mbrojnë vendet e tyre”, tha ai derisa duartrokitej. Lideri turk ka konfirmuar se po anulon planet për të vizituar Izraelin. “Të vësh në shënjestër vëllezërit tanë palestinezë, duke përfshirë fëmijët, pacientët dhe të moshuarit, madje edhe në shkolla, spitale dhe xhami, është…

Read More

Drejtori i televizionit “6plus1” në Vlorë, Albert Deliaj është proceduar penalisht nga Policia pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit gazetaren Afrovita Hysaj. Sipas autoriteteve, 57-vjeçari ka kanosur me fjalë gazetaren, për shkak të një lajmi lidhur me rastin e 26-vjeçares në Vlorë, e cila u drogua e më pas u përdhunua nga katër djem, një prej të cilëve i biri i Deliajt. Pas kësaj, “6plus1” ka dalë me një reagim publik lidhur me ngjarjen. Deklarata e 6plus1: Te nderuar qytetare dhe qytetare te Republikes se Shqiperise! Ngjarja e dy diteve te fundit ka marre permasa te medha dhe ju…

Read More

Largimi i aktorit Rezart Veleshnja nga “Portokallia” pas 17 vitesh tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Në një intervistë së fundmi për “Një Gotë Rose “, aktori nënkuptoi se nuk është ndarë dhe aq mirë me drejtuesit e televizionit “Top Channel”. ”Vjollca nuk është më në drejtim se janë vajzat por mirë do ishte të jepnim të paktën një shtrëngim duarsh. Çezarit jepi hakun në fund të fundit, pastaj i bie që nuk jemi artista”, ka thënë aktori.

Read More

Dita e sotme ka sjellë ulje temperaturash dhe vranësira në të gjithë territorin. Ndërkohë, e gjithë java pritet të shoqërohet nga reshje shiu të dendura dhe vranësira, ndaj është e rëndësishme që të jeni të përgatitur. Edhe pse gjatë fundjavës parashikohet që situata të normalizohet dhe të kemi një përmirësim të motit, nuk do të mungojnë reshjet e përkohshme e të dobëta të shiut.

Read More

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë braktisur seancën gjyqësore, pasi GJKKO rrëzoi disa nga kërkesat e tyre. Në një dalje për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se gjykata po përdor justifikime për të mos i njohur me aktet. “U paraqitëm sot në seancë, kemi paraqit dje një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë për proces verbalin audio dhe gjyqësor. Kërkuam që Gjykata të vendosë të na japë kopje të akteve, që pretendon se e ka vendosur dje, pa u njohur me aktet merr vendim për vazhdim seance. Gjykata refuzoi kërkesën…

Read More