Osmani takohet me komandantin e NATO’s në Napoli: Serbia t’i heqë trupat ushtarakë nga kufiri, të merren masa kundër saj Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, Admiralin Stuart B. Munsch. Në një komunikatë për media, presidenca ka bërë të ditur se Osmani e ka falënderuar admiralin për mbështetjen e NATO’s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe rajon pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim Admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave…
Author: tirana
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj dhunës që është ushtruar ndaj një të moshuara në Divjakë, ku dy grabitësit i janë futur brenda në shtëpi dhe e kanë dhunuar dhe i kanë vjedhur edhe bizhuteritë e floririt. Braçe thotë se është një trup që grabitësit ishin nga i njëjti fshat, ku edhe pse e dinin se e moshuara ishte e vetme dhe e pambrojtur e kanë dhunuar. “Nëna në foto është Rahime Dardha, barbarisht e dhunuar! Është nga Shenepremte, Divjake. Tre ditë më parë, dy horra po nga ky fshat, kanë hyrë dhunshëm në shtëpinë e saj, për…
Jeta Gashi ish basketbolliste e njohur e ekipit të Partizanit jeton prej vitesh në Izrael. Ajo ka folur sot për Fiori Dardhën në “Breaking” në Top News dhe ka treguar tmerrin që po përjetojnë atje. Jeta jeton 30 km larg qytetit të sulmit dhe tregon se qytetarët atje janë të trajnuar se si të veprojnë në rast lufte, por këtë herë gjithçka ishte e befasishme. “Kemi kaluar një periudhë shumë të vështirë. Në popullin izraelit ka një edukim të paparë, sepse marrim një njoftim dhe udhëzohemi se çfarë duhet të bëjmë. Por këtë herë ishte ndryshe, sepse grupet terroriste janë…
Sali Berisha ka publikuar sot një video, ku sipas tij tentohet t’i bëhet atentat Salvador Kaçajt në maj 2023. Video tregon sesi makina e ish kryetarit të komunës së Shëngjinit, tërhiqet me shpejtësi nga një pritë e mundshme. Kujtojmë se Kaçaj nuk kishte asnjë rol në Lezhë gjatë zgjedhjeve të 14 majit. Por atë ditë, Sali Berisha akuzoi publikisht se: “Persona të maskuar, të armatosur kanë dalë nga makina dhe janë bërë gati të qëllojnë mbi ta. Në makinë ndodhej edhe djali i Kaçajt. Shoferi i Salvatorit, një ish-gardist i sprovuar ka arritur të manovrojë me makinë dhe t’i bëjë…
Eksperti i Sigurisë Drizan Shala komentoi luftën në Izrael, ndërsa e lidhi me situatën në Veri të Kosovës. Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se fraksione të caktuara në Ballkanin Perëndimor do të mbështeten nga politika agresive e Rusisë, dhe ta përdorin në interesin e tyre. “Fraksione të caktuara do të mbështeten nga politika agresive e Rusisë, në Ballkanin Perëndimor dhe më tutje që tanimë, këtë konfliktin e dislokuar mes Izraelit dhe Palestinës ta mund ta përdorin dhe ta avancojnë në interesin e tyre duke parë që vëmendja dhe përqendrimi është në një luftë të Lindjes së Mesme…
Forcat izraelite kanë rifituar kontrollin e fshatrave në kufi me Rripin e Gazës, ku militantët e Hamasit kishin depërtuar, por disa përleshje vazhdojnë pasi militantët palestinezë mbeten aktivë, tha sot një zëdhënës ushtarak izraelit. Përveç kësaj, sipas admiralit Daniel Hagari, Izraeli ka thirrur 300,000 rezervistë , një numër rekord, që po përgatitet për ofensivë. Pas sulmit të papritur të organizatës palestineze ndaj Izraelit të shtunën, avionët luftarakë izraelitë bombarduan Rripin e Gazës, ndërsa forcat tokësore u përpoqën të rimarrin kontrollin e fshatrave dhe qyteteve që ishin marrë në kontroll nga militantët palestinezë. Hagari theksoi se ushtria ka rimarrë kontrollin e…
Vrasja e Klodiana Vefës në Itali, 37-vjeçares shqiptarë, nënë e dy fëmijëve tronditi opinion publik në Shqipëri dhe në zonën ku jetonte në Castelfiorentino pranë Firences. Klodiana u vra nga bashkëshorti i saj, Alfred Vefa teksa u raportua nga mediat italiane se çifti ishte në proces divorci dhe madje 37-vjeçarja kishte krijuar një raport tjetër. Babai i Klodianës ka deklaruar në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 se nuk ishin në dijeni të mosmarrëveshjeve mes çiftit dhe se Alfredi punonte me djalin e tij të vogël. Babai tha se Klodiana nuk kishte asnjë lidhje tjetër dhe akuzoi kunatin e saj…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, banues në kryeqytet. Shkak për arrestimi ne tij është bërë dhuna që ai ka ushtruar ndaj dy vajzave të tij të mitura. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin, 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj dy vajzave të tij të mitura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Policia ka vënë në pranga përgjegjësin e punimeve në pallatin në ndërtim, ku humbi jetën një 58 vjeçar, ngjarje e ndodhur një ditë më parë. Në njoftim, thuhet se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 58 vjeçari ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i ishin siguruar kushtet e mbrojtjes në punë. Nga veprimet hetimore dyshohet se 58 vjeçari, duke punuar në pallatin në ndërtim, është rrëzuar nga një lartësi mes 2 kateve të parkingut dhe si pasojë ka humbur jetën.
Dëshmitë e dëshmitarëve okularë që ishin në festivalin muzikor në kufirin Gaza-Izrael dhe arritën të shpëtojnë të gjallë nga duart e terroristëve të Hamasit janë tronditëse. “Një person që ishte në festival përshkruan tmerret e sulmit. Sulmi në festivalin e fisit Nova jashtë Reim filloi rreth orës 7 të mëngjesit. Festa kishe filluar dhe shumica e njerëzve kishin pirë. Në fillim, kalimtarët dëgjuan një shpërthim të fortë, për të cilin ata supozuan se ishte një tjetër sulm sporadik me raketa në Izraelin jugor. Por më pas shpërthimet u bënë më të forta dhe më të vazhdueshme dhe zgjatën rreth pesë…
Për të tretën ditë radhazi luftimet mes Izraelit dhe Palestinës janë përshkallëzuar. Numri i viktimave nga të dyja palët ka arritur në mbi 1100, pjesa më e madhe civilë, përfshirë edhe shtetas të huaj. Sipas autoriteteve vendase, betejat mes ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve palestinezë po zhvillohen në 7 zona të ndryshme. Hamasi vijon të mbajë peng rreth 100 persona civilë dhe ushtarakë në Gaza, ndërkohë që Izraeli po grumbullon në kufij 100 mijë forca në gatishmëri për të nisur një ofensivë të mundshme tokësore. Ndërsa Izraeli ka shpallur gjendjen e luftës, vendet e tjera janë mobilizuar të tërheqin shtetasit e…
Biznesmeni Juljan Morina, i njohur si Lul Morina, është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion. Biznesmeni është filmuar teksa futet në ambientet e SPAK, ndërsa ka qëndruar brenda për rreth 30 minuta. Ai nuk ka pranuar të prononcohet për mediat, ndërsa ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në SPAK. Lul Morina, ishte objekti i parë i veprimit të vendimit të qeverisë, për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje. Morinës iu sekuestrua sot pallati 9-katësh në zonën e Liqenit të Thatë, pasi objekti ishte ndërtuar pa leje. Julian Morina njihet për jetën e luksit, ku ekspozon në…