Xheni Hallulli është një nga aktoret më të dashura të humorit. Ajo ka nisur punën si aktore humori fillimisht në Portokalli dhe më pas në Al Pazar. E ftuar në “Vila24”a ajo zbuloi se këtë sezon është larguar nga Al Pazar pas 10 vitesh. “Pas 10 vitesh në Al Pazar dhe 5 vitesh në Portokalli ku kam qenë sërish me Agron Llakën kam vendosur të shkëputem. I uroj Gonit shumë suksese pasi është një sezon jo i lehtë për të. Shkëputja është e vështirë por besoj ndryshimi është për mirë. Janë shumë vite dhe përfshihesh nga rutina e përditshme për…
Author: tirana
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste për gazetën malazeze “Pobjeda”, ka folur rreth sulmit terrorist që u krye në Banjskë me 24 shtator. Sulmin terrorist Kurti e ka quajtur skenar për gjakderdhje në Kosovë, derisa arrestimin e pastaj lirimin e Milan Radoiçiqit e ka krahasuar me marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë. “Deri më tani janë vërtetuar disa fakte. Së pari, është vërtetuar rreziku, synimi, potenciali dhe gatishmëria e grupeve kriminale dhe terroriste në Serbi, kundër të cilave luftojmë për më shumë se dy vjet e gjysmë. Së dyti, duke qenë se terroristët ishin të armatosur…
Në Gjermani mbizotëron tronditje dhe indinjatë lidhur me terrorin e militantëve-islamistë Hamas kundër Izraelit. Terroristët e Hamasit radikal-islamik nga Rripi i Gazës kanë vazhduar sulmet me raketa ndaj Izraelit. Terroristët e Hamasit radikal-islamik nga Rripi i Gazës kanë vazhduar sulmet me raketa ndaj Izraelit. Në disa qytete ndër to edhe ndaj Tel Avivit dhe Ashkelonit ka pasur sulme të dielën paradite (08.10.2023) Ushtria e Izraelit reagoi me sulme të mëtejshme nga ajri ndaj objektivave në brezin bregdetar. Ushtria ndërkohë po evakuon vendbanimet hebreje në zonën kufitare duke i transferuar banorët në rajone të tjera në Izrael, tha zëdhënësi i ushtrisë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë në Ferizaj, pasi ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Rasti ka ndodhur ditën e diel, ndërsa polici i lënduar ka marrë trajtim mjekësor. “Është arrestuar e dyshuara shtetase e Shqipërisë pasi ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët e kanë ndaluar pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion. Lidhur me rastin, si pasojë njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se sirenat e sulmit ajror po bien tani në Jerusalem dhe në të gjithë Izraelin, ndërsa raketat janë lëshuar nga Gaza. Të paktën tre shpërthime janë dëgjuar në Jerusalem. Nuk është ende e qartë nëse këto janë raketa që zbarkojnë, apo janë kapur nga mbrojtja izraelite. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant thotë se ka urdhëruar një bllokadë totale në Rripin e Gazës: “Pa energji elektrike, pa ushqim, pa karburant”. Izraeli kontrollon hapësirën ajrore mbi Gazën dhe vijën e saj bregdetare, dhe kufizon se kush dhe çfarë mallrash lejohen të hyjnë dhe dalin…
Një dëmtim i rëndë e mbajti Armando Brojën jashtë fushës për rreth 1 vit. E teksa rikthimin në futball e ka bërë tanimë dhe javës tjetër rikthehet edhe me Kombëtaren Shqiptare, kemi të reja edhe nga jeta personale. Thënë kjo, sulmuesi ka nisur një lidhje të re dashurie. “Prive” raporton se e dashura e yllit të futbollit është influencer dhe jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën.Kjo lidhje e tij vjen vetëm pak muaj pas ndarjes së tij me të dashurën shqiptare me të cilën qëndroi i lidhur për një vit e gjysmë.
Dhjetëra civilë besohet se janë marrë peng në Izrael nga luftëtarët e Hamasit gjatë fundjavës, ndërsa raportohet se ata po mbahen në disa lokacione në të gjithë Gazën, duke komplikuar reagimin e Izraelit ndaj sulmit vdekjeprurës të grupit militant.Izraeli po përpiqet të përcaktojë numrin e saktë të pengjeve që janë marrë në Gaza. Nënkoloneli izraelit Richard Hecht, i tha CNN të dielën se “dhjetëra” civilë ishin kapur dhe theksoi se sa komplekse ishte situata pasi ushtria nisi sulmet ajrore në Gaza si hakmarrje. Në një konferencë të mëparshme ai kishte thënë se “civilët, fëmijët dhe të moshuarit” ishin në mesin…
“Nuk ka luftime midis trupave të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit dhe Hamasit brenda Izraelit, dhe IDF ka rimarrë kontrollin e të gjitha komuniteteve rreth Rripit të Gazës”, kështu pretendojnë autoritetet izraelite. Njoftimi vjen më shumë se 48 orë pasi Hamasi nisi një sulm të befasishëm me mijëra raketa dhe dërgoi luftëtarë përtej kufirit në një inkursion të ngjashëm të cilin Izraeli nuk e ka parë që nga Lufta e Pavarësisë e vitit 1948, raporton CNN. Nga ana tjetër, numri i të vdekurve në Gaza është rritur në 436, ndërsa Izraeli godet territorin e izoluar dhe me popullsi të dendur…
UEFA ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet e planifikuara në Izrael gjatë dy javëve të ardhshme me data të reja që do të konfirmohen më vonë. Izraeli shpalli luftë të dielën, pas një sulmi nga militantët e Hamasit që vrau qindra persona. Ndeshja kualifikuese për Evropianin mes Izraelit në Zvicër më 10 tetor është ndër ndeshjet që janë shtyrë. Pas Zvicrës, Izraeli do të ballafaqohej, sipas planifikimeve, me Kosovën në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropina të vitit të ardhshëm, por edhe kjo ndeshje mund të shtyhet dhe se UEFA është duke u marrë me kërtë situatë. Në…
Rreth orës 09:45, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, në fshatin Golem, automjeti me drejtuese shtetasen A. Xh., 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin V. D., 70 vjeç, banues në Golem, i cili ka ndërruar jetë. Shtetasja A. Xh. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Taktikat e sigurisë së Izraelit dështuan totalisht të shtunën. Ky është mendimi i ish-kreut të Mossad-it, agjencisë së inteligjencës në Izrael. Danny Yatom që tani qëndron në politikë, tha se ‘çdo gjë shkoi keq’ dhe ‘askush nuk ia kishte idenë’ kur Hamasi sulmoi të shtunën Izraelin nga Gaza. Sipas tij, shtresa e dytë e mbrojtjes së Izraelit ishte e pamjaftueshme për të ndaluar sulmet duke kujtuar kështu se si vendi u kap në befasi rreth 50 vite më parë në Luftën e Yom Kippur kur u pushtua nga një koalicion arab. “Numri i forcave ishte shumë i vogël dhe kjo…
Luiz Ejlli, i cili numëron plot 600 mijë ndjekës në rrjetet sociale, shfaq vazhdimisht një papërgjegjshmëri gjatë drejtimit të makinës. Së fundmi, Luizi ka ndarë një video teksa në rrugë shfaqet një dron surprizë për Kiarën. Menjëherë këngëtari ndalon makinën duke hapur derën pa asnjë paralajmërim për shoferët e tjerë në rrugë, duke u bërë kështu një rrezik për ta. Jo vetëm kaq, por Luizi zbret nga makina dhe e lë në mes të rrugës duke krijuar kështu trafik dhe shqetësim për të tjerët pas tij. Kjo nuk është hera e parë që Luizit i “tërhiqet” veshi për pakujdesshmërinë në…