Ministria e Brendshme i ka dërguar Komisionit të Shëndetësisë një kërkesë që azoti të shpallet lëndë psikotrope. Në shkresën që mban firmën e ministrit Taulant Balla, shkruhet se nga operacionet e fundit policore është vënë re shqetësimi për përdorimin nga të rinjtë të lëndëve në formë gazi të llojit N2O, azot dhe dyoksid karboni Sipas ekspertëve të mjekësisë, thuhet më tej, këto lëndë sjellin probleme shëndetësore. Duke qenë se këto lëndë nuk klasifikohen aktualisht si lëndë narkotike apo psikotrope lind nevoja për përfshirjen e tyre në listën që i bashkangjitet ligjit “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar. Alarmi…
Author: tirana
Mund të flasim për shumë elementë kur bëhet fjalë për të mbajtur një marrëdhënie, por me siguri një kontratë nuk është ‘sekreti’. Një vajzë e quajtur Devon Motley e ka detyruar të dashurin e saj Geren Gathright të nënshkruajë një kontratë, duke qenë se ata ishin larg njëri-tjetrit. Ata e kanë ndarë këtë kontratë në Tik Tok-un e tyre dhe thonë se aty janë shkruar rregullat për secilin para se të shkojnë në universitet. Çifti nga Teksasi shprehet se “nëse diçka shkon keq, ekziston padia”. Thënë me shaka ose jo, kontrata është mëse serioze. Te kjo e fundit shkruhet se: -Asnjëra…
T’i thuash një miku të besuar një sekret dhe ata ta ndajnë me dikë tjetër, mund të jetë një përvojë që të thyen zemrën. Është një shpërbërje e besimit në çdo mënyrë, duke ndryshuar mënyrën se si e shikoni atë mik që besoni se kishte në zemër interesat tuaja më të mira. Gjithkush ka kapacitetin dhe potencialin për të përhapur një sekret, por për të zbuluar se kush ka më shumë gjasa ta bëjë këtë, mund të dëshironi të shikoni shenjën e tyre të zodiakut. Duke qenë se çdo shenjë ka tiparet e saj kryesore disa shenja janë pak më…
Zbardhet motivi i sherrit midis të miturve në Korçë. Burime nga policia bëjnë me dije se 1 ditë para ngjarjes së djeshme, ka patur një tjetër konflikt mes të njëjtët personave. Sipas të dhënave, dy janë minorenët që janë grindur nëpërmjet telefonit, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë shoqëria e tyre. Konflikti i parë nuk ka degraduar në përdorim të mjeteve të forta, por ka qenë konflikt fizik pa dëmtime. Ndërsa, një ditë më pas, pikërisht minoreni i lënduar në konfliktin e parë, ka marrë shoqërinë e tij dhe ka shkuar për të goditur palën tjetër. Sa i përket të plagosurit…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka rikthyer në grup, deputetin Oerd Bylykbashi. Bardhi ka depozituar një shkresë në kuvend, ku specifikohet se Bylykbashi është anëtar i Grupit Parlamentar të PD. Kjo lëvizje e Bardhit vjen pas vërejtjeve të PS, që nuk mund të pranojë që bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore të jetë një deputet që nuk është anëtar i PD. Oerd Bylykbashi u përjashtua nga Grupit Parlamentar i PD në fillim të këtij viti, për shkak të reshtimit të tij pro Berishës.
Një alarm për një sulm të mundshëm terrorist ka shkaktuar panik në gjithë aeroportin e Hamburgut në Gjermani. Aeroporti i Hamburgut pezulloi përkohësisht të gjitha fluturimet (në hyrje dhe dalje) sot ne bazë të kërkesës nga policia federale. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, një zëdhënës i aeroportit tha se aeroporti kishte marrë një kërcënim për të sulmuar një aeroplan me origjinë nga Teherani. Në aeroplan, i cili u ul në aeroportin gjerman rreth orës 12:20 (me orën lokale), në bord ndodheshin 198 pasagjerë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit. Mësohet se pasagjerët janë dërguar në një portë të veçantë. Përveç disa forcave…
Është shpallur fituesi për një nga vendet vakante të Gjykatës së Apelit në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Mësohet se Emona Muçi do të zëvendësojë në këtë post Brikena Ukperaj. Ditën e sotme(9 Tetor), mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve do të zgjedhë tre përfaqësues të rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor, për shkak të mbarimit të afatit të anëtarëve aktualë. Përfaqësuesit e rinj do të zëvendësojnë Brikena Ukperajn nga Gjykata e Apelit dhe Dritan Hallunaj e Marçela Shehu nga Shkalla e Parë, të cilëve u përfundon mandati. Kandidatët që do të votohen nga kolegët janë Emona Muçi e Irida Kacerja nga…
Sonte në “Love Island Albania”, Xhoana ka rrëfyer sekretin e saj. Konkurrentja ka zbuluar se është nënë e një djali dhe i ka prekur të gjithë me historinë e saj. Xhoana: “Kam një djalë, ishi im ndërroi jetë kur unë isha 9 muajshe. Mbi bebin tim nuk vendos askënd. Jam mami e një djali të vogël i cili është 1 vjeç e 5 muajsh. Do të doja shumë ta shihja fëmijën tim bashkë me të atin.” Arlindi: “Më vjen shumë keq për atë që ke kaluar, nuk të hedh poshtë, por do të ishte më mirë të ma kishe thënë që në…
Shqipëria do të mirëpresë presidentin francez Emmanuel Macron në viztië e tij të parë dypalëshe që do të mbahet më 16 dhe 17 tetor pas një samiti për Ballkanin Perëndimor. 100 oficerë të Xhandarmërisë franceze dhe forca sigurie kanë mbërritur tashmë në Tiranë. Ndërkohë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot në mesditë një takim pune me Kryeministrin e Shqipërisë. Edi Rama. “Samiti historik i Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023, si edhe vizita bilaterale për herë të parë e një Presidenti francez në Tiranë, ishin në fokus të bisedës midis Presidentit Begaj…
Prej disa javësh në rrjet po përflitet për një shtatzëni të Kiara Titos. Thuhet se miqtë e moderatores e kanë zbuluar lajmin për mediat, por vetë Kiara ende nuk ka reaguar. Megjithatë me veprimin e fundit ajo i ka shtuar dyshimet. Në puntatën e parë të DWTS Fan Club, Kiara është shfaqur me një fustan të gjerë duke mbuluar barkun. Madje ajo gjithë kohës mbante skaletën përpara duke tërhequr vëmendjen. Kaq është dashur dhe ndjekësit kanë nisur dyshimet se Kiara është vërtet shtatzënë dhe po fsheh barkun.
Muaji tetor njihet ndryshe si ‘Tetori Rozë’, simbol i një kauze mjaft të rëndësishme për gratë dhe vajzat. Kanceri i gjirit është një sëmundje që prek mjaft prej tyre, ndaj historitë njerëzore nuk mungojnë. Një prej tyre është edhe Ilda Kokonozi, e cila ka rrëfyer në emisionin “7pa5”, historinë e saj dhe përballjen me këtë sëmundje. Me lot në sy duke mos mundur të fshehë emocionet, ajo tregon se shumë herë ndjentë të dorëzohej, por ishte e bija ajo që i dha forcë për t’u përballur me sëmundjen.
Bashkia Mat ka nisur punën për sistemimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike në qytetin e Burrelit. Lajmin e mirë e ka dhënë kryetari i Bashkisë Agron Malaj, i cili thekson se vëmendja dhe kujdesi për këto mjedise janë tregues i kujtimit dhe vlerës që kanë për ne si shoqëri, njerëzit tanë të dashur që nuk janë më pranë nesh. “Bashkia Mat ka nis punën për sistemimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike në qytetin e Burrelit. Vëmendja dhe kujdesi për këto mjedise janë tregues i kujtimit dhe vlerës që kanë për ne si shoqëri, njerëzit tanë të dashur që nuk janë…