6 serbë janë arrestuar pas një operacioni të Europol, Eurojust, BIA dhe Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar në Serbi. Ata ishin vënë nën hetim prej disa kohësh, si organizatorë të trafikimit nga Shqipëria të një sasie prej 782 kg marijuanë, e cila u kap në vitin 2020 në pikën kufitare të Vatinit, gjatë kontrollit në një kamion me rimorkio. Ky grup i organizuar kriminal, i cili përbëhet nga 20 persona, dyshohet se është i përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës. Organizatorët dhe anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal dyshohet se kanë marrë pjesë gjithashtu në transportimin e më…
Author: tirana
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se do ta “ndryshojë Lindjen e Mesme” në luftën e shtetit të tij me grupin militant palestinez. Gjatë takimit me kryetarët e qyteteve izraelite afër Rripit të Gazës, Netanyahu deklaroi se “ajo që do të përjetojë Hamasi do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme”. “Ne jemi në mes të një fushate. Unë e di që ju keni kaluar një provë të vështirë dhe të tmerrshme. Ajo që do të përjetojë Hamasi do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme. Udhëheqja juaj ka qenë shumë të fortë në këto dite të vështira. Shteti nuk…
Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të hënë në Vlorë. Shkak i zjarrit është bërë një bombol gazi. Mësohet se kryefamiljari po izolonte tarracën e godinës 2 katëshe, ndërsa kishte harruar bombolën e gazit ndezur. Shërbimet zjarrfikëse kanë mundur të normalizojnë situatën, ndërsa asnjë familjar nuk është lënduar.
Grupe të mëdha mbështetësish palestinezë dhe izraelitë u mblodhën në Times Square në New York, mes të cilëve pati përplasje verbale. Protestuesit kundërshtarë u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin. Ndërkohë, palestinezët amerikanë protestuan para konsullatave izraelite në Atlanta dhe Çikago dhe në Kaliforni, ndërsa u mblodhën edhe mbështetësit e Izraelit. Protesta të grupeve pro-palestineze dhe pro-izraelite u mbajtën edhe në Uashington, ku pati përplasje fizike mes dy grupeve të protestuesve.
“Paqja e qëndrueshme në Lindjen e Mesme është e mundur vetëm përmes një zgjidhjeje përfundimtare të konfliktit palestinezo-izraelit”, deklaroi presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në ceremoninë e hapjes së Kishës Ortodokse Siriane Mor Ephrem në Yesilkoy në anën evropiane të Stambollit. Në këtë drejtim, shkruajnë mediat e huaja, Erdogan tha se Turqia është e gatshme të bëjë pjesën e saj për të ndaluar konfliktin izraelito-palestinez dhe për të ulur tensionet që u përshkallëzuan të shtunën. “Çështja e Palestinës qëndron si shkaku kryesor i problemeve në rajonin tonë. Rajoni ynë do të vazhdojë të kërkojë paqen nëse nuk arrihet një zgjidhje…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Gigliola Haveriku do të bëhet nënë për herë të parë. Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja. “Mezi pres! Jam e paduruar për të takuar bebushen që rritet brenda meje, përpos faktit që mendoj se këtë term e ka shpikur një burrë (qesh) nuk është dhe aq pritje e ëmbël! Kjo sepse 3 muajt e parë isha divan-tualet, me pas filloi dhimbja e mesit dhe këmbëve, organet që i ndjeja të shtyhen e të ndryshojnë pozicion një e nga një, pesha ..hmm mezi po pres ta kem në duar, mendoj atëherë do e quaj…
Dy gjyqtarë të Durrësit kanë hequr dorë nga gjykimi i çështjes Beleri. Kërkesa e Belerit për leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës i kaloi gjykatës së Durrësit që prej 22 shtatorit për moskompetencë nga Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar. Gjyqtarët Rexhep Bekteshi dhe Besjana Garxenaj hoqën dorë nga shqyrtimi, duke i kërkuar kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës zëvendësimin me një gjyqtar tjetër. Në të dyja rastet, gjyqtarët kanë vlerësuar me ndërgjegje se kanë shkaqe të arsyeshme për të mos shqyrtuar këtë çështje që konsiderohet tejet delikate për…
Sigurisht që këto ditë mendimi i parë shkon për ëngjëllin e vogël që humbi jetën. Ngushëllime familjes dhe të afërme të tijë. Qoftë i parajsës dhe xhenetit. Shpresoj që organet kompetente të kryejnë procedurat sa më shpejt, por sidomos me drejtësi. Të shkruash në ditët e sotme në një shoqëri kur të gjithë duan një kurban nuk është e lehtë. Si profesionit, si prind, si qytetarë, si shqipëtarë më bëri të reflektoj, më bëri të marë guximin të shkruaj dy rreshta. Në Shqipëri nuk flitet lirshëm, nuk tregohet realiteti ashtu siç është, por ashtu si disa njerëz duan ta shikojnë…
Ndërsa lufta në Izrael vazhdon, shqiptaro-izraelitët tregojnë përjetimet e tyre. “Kemi një situatë shumë të keqe që po përjetojmë. Nga zona e luftës, nga territori i Gazës jemi disi larg. Unë banoj në veri. Punoj në Jeruzalem, ku nga situata që është krijuar nuk kam shkuar në punë”, thotë shqiptaro-izraelitja. “Nuk e di kush është kthyer në Shqipëri. Mendoj që janë kthyer ata që kanë ardhur për të punuar ose studiuar. Jemi të shpërndarë nëpër gjithë Izraelin. Shqiptarë të lënduar nuk ka, gjithsesi ka nga ata që janë të rrezikuar. Kemi familjarë dhe kolegë që janë thërritur në ushtri. Sulmin…
Ngjarje jo të këndshme kanë ndodhur ditën e djeshme në sfidën midis Prishtinës dhe Ballkanit në Superligën e Kosovës e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas sfidës, trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ilir Daja, u shpreh se ai kishte marrë ofendime të vazhdueshme nga tribuna sipër stolit, madje dhe se në një moment u godit me shishe. Reagimi i kampionëve të Kosovës nuk ka munguar, duke i quajtur të patolerueshme këto veprime dhe duke i kërkuar Federatës që të marrë masa. Gjithashtu Ballkani shprehet se po mundohet që t’i sjellë dobi futbollit vendas dhe gjithashtu Prishtinës, duke iu referuar pjesëmarrjes…
Rahime Dardha, 81 vjeç, është dhunuar barbarisht nga dy të rinj, 25 dhe 19 vjeç. Ata bënë planin gjakftohtë për të vjedhur në banesën e fqinjës së moshuar, tre ditë më parë, duke e ditur që 81-vjeçarja Rahime Dardha është e vetme. Adrian Balla dhe Gentian Keçi i hynë në banesë në fshatin Shën e Premte, Divjakë dhe i vodhën me dhunë bizhuteritë e floririt. Rahime Dardha ka treguar për gazetarët momentet e tmerrit “Unë isha vetëm fare në shtëpi, ishte ora rreth 12:30, shkova në tualet dhe kur u ktheva për të hyrë në dhomën e gjumit vura re…
Dëshmia e stuhisë më të madhe diellore 14,300 vjet më parë është gjetur në unazat e pemëve të lashta. Një stuhi kaq masive sot do të ishte ‘katastrofike’ për teknologjinë moderne, thonë shkencëtarët. Ai potencialisht do të zhdukte telekomunikacionet dhe sistemet satelitore, do të shkaktonte ndërprerje masive të rrjetit të energjisë elektrike dhe do t’i kushtonte ekonomisë globale miliarda paund. Ekipi hulumtues thotë se është shumë e rëndësishme të kuptohet sjellja ekstreme e Diellit dhe rreziqet që ai paraqet për Tokën. Një rritje e madhe e niveleve të radiokarbonit u identifikua nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh që analizuan unazat e…