Izraeli ka rifituar kontrollin e plotë të murit ndarës që u thye në disa fronte nga grupi palestinez i Hamasit, i cili kreu një sulm masiv në fundjavë. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se në 24 orët e fundit askush nuk është infiltruar në murin prej 40 km, megjithëse ai nuk e përjashtoi mundësinë që disa nga luftëtarët e Hamasit të jenë ende brenda zonave të kontrolluara nga Izraeli. Më shumë se 20 pika të murit ndarës u thyen kur Hamasi nisi një sulm të papritur vdekjeprurës të shtunën. Hagari tha se ushtria tani po minon boshllëqet në…
Author: tirana
Këtë të martë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Temperaturat minimale do të luhaten 10-17 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 22 -23°C në veri, 28 -29°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2-3 ballë në det të hapur.
”Trupat e rreth 1550 terroristëve palestinezëve janë gjetur pranë kufirit të Gazës, në territorin izraelit”, bën me dije “Jerusalem Post” në llogarinë e tij në X. Numri i të vdekurve palestinezë pas sulmeve izraelite është rritur në 687, deklaroi nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, ndërsa të lënduarit janë 3726. Numri i ri i vdekjeve izraelite vazhdon të rritet dhe ka arritur në 900, ndërsa 2500 të tjerë janë plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë. Mediat ndërkomëbtare bëjnë të ditur se janë 750 persona të zhdukur dhe të paktën 100 pengje në duart e Hamasit. Mes tyre ka…
Luftimet në Izrael dhe Rripin e Gazës vijojnë, ndërsa Hamasi ka marrë rreth 100 pengje dhe thotë se objektivi i tyre është shkëmbimi i të burgosurve me palestinezët e mbajtur në Izrael. Ali Barakeh tha se Hamasi ka një arsenal raketash afatgjatë. Nga ana tjetër kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se hakmarrja e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit për sulmin më të keq në tokën izraelite në dekada sapo ka filluar Rreth 900 njerëz kanë vdekur në Izrael që nga sulmi i papritur i së shtunës, duke përfshirë 260 njerëz të masakruar nga persona të armatosur të Hamasit në…
Dashi Kjo e martë me Venusin përballë sjell disa shqetësime në çift, ndaj tregoni gjithë durimin tuaj. Mund të ketë momente të vështira në punë, ndoshta do të ishte më mirë të filloni të kërkoni diku tjetër. Demi Të martën ka diçka që nuk funksionon në dashuri. Në punë, megjithatë, do të ishte më mirë t’i përballonit problemet me guxim dhe vendosmëri. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë. Binjakët Të martën, në dashuri shmangni debatet e shumta me partnerin dhe në punë me këtë hënë të bukur mund të bëni diçka më shumë. Do të…
Kjo është një 30-vjeçare me një histori të trishtë. Që në fillim të adoleshencës ajo ra pre e abuzimit seksual e vite më vonë të shfrytëzimit si punonjëse seksi. Pas 5 vitesh gjeti forcën për të denoncuar tutorët e saj. Pas qëndrimit gati 1 vjeçar në qendrën e specializuar për viktimat e trafikimit në Linëz, 30-vjeçarja, e cila tashmë është bërë nënë, doli nga qendra për t’u riintegruar në shoqëri. Por, vuajtjet për të nuk kishin përfunduar. Të afërm të personave që falë dëshmisë së saj janë në pranga e përndjekin dhe e kërcënojnë duke i thënë se sërish do…
“Në kuadër të dashurisë”, filmi i parë i Top Channel Films, pritet të nisë transmetimin në Pallatin e Kongreseve mbrëmjen e sotme në orën 21:00 përpara 2100 pjesëmarrësve. Ndërkohë, organizimi i Top Channel ka tërhequr pas vetes një numër të lartë ndjekësish, që presin me padurim startimin e filmit me protagonistë kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari. Një numër i lartë adhuruesish të aktorëve janë mbledhur në ambientet e pritjes, teksa shumë të emocionuar po presin të takojnë dhe realizojnë foto me aktorin e tyre të preferuar. Sara Hoxha u shpreh se me personazhin që luan në film ka ngjashmëri…
Hanasi ka kërcënuar se do të fillojë të ekzekutojë nga një rob izraelit për çdo shtëpi civile që do të sulmohet pa paralajmërim. Njoftimi u bë nga zëdhënësi i Brigadave Qassam në një audio të publikuar të hënën mbrëma. Abu Obeida pretendoi se grupi deri më tani kishte vepruar në përputhje me “udhëzimet islame” duke i mbajtur pengjet izraelitë të sigurt. “Ne kemi vendosur t’i japim fund kësaj dhe deklarojmë se çdo shënjestrim i njerëzve tanë në shtëpitë e tyre pa paralajmërim paraprak do të përballet me ekzekutimin e pengjeve të civilëve që po mbajmë,” tha ai. Sipas zëdhënësit të IDF,…
Kryesia e Partisë Demokratike ka përjashtuar nga partia Gazment Bardhin. Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se Kryesia ka vendosur ditën e sotme përfundimin e anëtarësisë së Bardhit në këtë forcë politike. Vendimi është marrë pak minuta më parë, unanimisht. “Vendimi i Kryesisë së PD erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-sekretari i Përgjithshëm ndaj vendimeve të organeve kolegjale të PD, shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij si dhe për veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të PD, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve. Po ashtu…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e sotëm të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut për goditjen e një grupi kriminal, ku i dyshuar është dhe një oficer i lartë policie. Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla e konsideron vetë-pastrimin e të inkriminuave në radhët blu si një proces kyç, në luftën ndaj paligjshmërisë. “Vijon intensivisht procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK kanë arrestuar sot pasdite Shefin e Komisariatit të Policisë Kurbin, i cili dyshohet për bashkëpunim me drejtuesit e një grupi kriminal, ndaj të cilëve janë lëshuar gjithashtu…
Ilir Meta ka njoftuar divorcin me Sali Berishën dhe vijimin e rrugëtimit në opozitë të PL-së e vetme. Madje, nëse do të duhet të bëje koalicion, Meta përmend PD-të e tjera, por jo atë të Berishës, pra Rithemelimin. Në një intervistë për gazetaren Oliverda Allmuça në MCN, Meta shprehet se “Partia e Lirisë ka detyrimin për t’u përgatitur sikur do të hyjë vetëm në zgjedhjet e 2025″. Ndër të tjera, Meta thekson se çdo ristrukturim i forcave opozitare që ndihmon për të rritur efikasitetin dhe për të fuqizuar opozitën, është i vlefshëm. “Koalicioni “Bashkë Fitojmë” bëri përpjeket e tij më…
Sot është premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i cili do të shfaqet sot për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë, sapo kane nisur të vijnë edhe personazhet e filmit. Fansat kanë mundësi të shohin nga afër artistët e tyre të dashur teksa parakalojnë në tapetin e kuq dhe të bëjnë foto me ta. Rreth 2100 persona do të mbushin sallën e Pallatit të Kongreseve.