Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e së hënës përjashtimin nga partia të Gazment Bardhit. Sipas Kryesisë, Bardhi përjashtohet pasi ka marrë vendime kundër linjës së partisë dhe nuk ka respektuar vendimet kolegjiale që janë marrë muajt e fundit. Por sot Bardhi ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Mësohet se i pranishëm në mbledhjen e grupit do të jetë dhe Sali Berisha. Përmes një njoftimi mësohet se mbledhja do të mbahet pranë Kryesisë së Kuvendit, pas së cilës pritet të flasin edhe për mediat. “Sot, në ora 13:00, në Kryesinë e Kuvendit zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar…
Author: tirana
Nga Ben Blushi Sulmi mizor që kreu Hamasi gjatë kësaj jave në Izrael po e ndan botën sërish në dy pjesë. Një palë dënojnë dhunën ndaj civilëve të pafajshëm, ndërsa pala tjetër mendojnë se terrori i Hamasit është i justifikuar për shkak të veprimeve pushtuese të Izraelit në vite. Por siç është ndarë bota, mes Izraelit dhe Hamasit, janë ndarë dhe shqiptarët. Disa nga reagimet e tyre në rrjete sociale, përfshi dhe në faqen time në Facebook, e cila në një moment u mbush me fotografi terroristësh të lumtur, ishin të pështira dhe të pavend, aq sa në një moment…
Në sulm ka një listë me kandidatë potencialë, që nis me Taremin (mbyll kontratën me Porton në qershor) dhe përfundon me yllin e kombëtares kuqezi Armando Broja, i cili është aktivizuar dy herë titullar për Chelsea pas dëmtimit të gjatë. Emri i Brojës u përfol edhe gjatë verës në Milano, ku kuqezinjtë e Milanit tentuan me çdo kusht të nënshkruanin me sulmuesin shqiptar, por Chelsea refuzoi të pranonte ofertat për të. Dy alternativa të tjera që po merren në konsideratë janë edhe Gimenez nga Feyenoord dhe Krstovic nga Leçe.
Pas nisjes së vitit të ri akademik, edhe pse me studentët që janë në protesta dhe bojkot ndaj mësimit, Universiteti i Mjekësisë ka miratuar më në fund tarifën e shkollimit. 2.4 milionë lekë të vjetra është tarifa vjetore për çdo student që nuk pranon të firmosë kontratën për të punuar pas studimeve në Shqipëri. Kostoja e studimit është përllogaritur nga një grup i posaçëm pune në Universitetin e Mjekësisë referuar vendimit të Këshillit të Ministrave për këtë çështje. Kjo tarifë u diskutua në Rektorat, kaloi në senatin e universitetit dhe firmën e fundit e ka dhënë Bordi i Administrimit, pasditen…
Këtë të martë, Gjykata e Apelit ka refuzuar ekstradimin në Hagë të Dritan Goxhajt. Me këtë vendim, ish-ushtari i UÇK-së do të lirohet nga burgu. Goxhaj u arrestua në vendin tonë më 31 korrik me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Krimet e Luftës. Ish-ushtari i UÇK-së akuzohet për nxjerrjen e të dhënave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë. Avokati Ardjan Visha apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila pranoi ekstradimin. Në seancën e sotme ishte i pranishëm edhe vet Goxhaj. Në një njoftim të Gjykatës Speciale, thuhet se arrestimi i…
Shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj del të ketë pasur rol të rëndësishëm në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe. Ai u arrestua një ditë më parë me kërkesë të SPAK-ut. Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, mes tyre edhe baronin e drogës Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata. Veprimtaria kriminale është arritur të dokumentohet me prova të pakundërshtueshme nga SPAK, përmes një numri të lartë të celularëve të sekuestruar në operacionin “Flakë në Det” të organizuar në muajin…
Vajza 20-vjeçare e Tomer Shalom është zhdukur që nga fundjava. Ai thotë se kapja e pengjeve nga militantët e Hamasit është një “krim kundër njerëzimit”. Në një intervistë për CNN, Shalom tha se vajza e tij, Noam, e thirri atë e frikësuar dhe duke qarë rreth orës 8:30 të mëngjesit të së shtunës, nga një festival muzikor në Izraelin jugor pasi militantët e Hamasit sulmuan ngjarjen. “Është përtej të kuptuarit. Ju nuk mund ta imagjinoni këtë situatë që fëmijët do të kërcejnë dhe ju e dini, do të argëtohen dhe do të shkojnë në klub dhe ata nuk do të…
Një 45-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i shpallur në kërkim për vrasje, këtë të martë është vënë në pranga nga autoritetet e Policisë Kufitare në Durrës. Ai tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportën e një shtetasi nga Serbia. Njoftimi i Policisë Port, Durrës Tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë me ngjashmëri, të një shtetasi nga Serbia, pas verifikimeve të thelluara nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpolin, vihet në pranga 45-vjeçari nga Maqedonia e Veriut. 45-vjeçari, i shpallur në kërkim nga autoritetet e RMV-së, për vrasje. Krahas angazhimit të përditshëm për të ofruar shërbim cilësor për qytetarët në…
Deputeti ukrainas, Oleksandr Merezhko shprehet se për të situata në Kosovë pas agresionit të Serbisë i ngjan pushtimit rus në Ukrainë. Në diskutimin për tensionet në Kosovë në Parlamentin e Këshillit të Evropës, anëtari i grupit të Konservatorëve Evropianë dhe Aleancës Demokratike tha se “dikush po vepron sipas modeleve të sjelljes së Putinit”, duke lënë të nënkuptohet se e kishte për Vuçiç. Ai ka thënë po ashtu se çdo shtet ballkanik meriton të jetë i pavarur dhe i lirë nga ndërhyrjet e jashtme. “Situata në Kosovë është vërtet shqetësuese dhe më kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë në vitin…
Caitlyn Jenner ka treguar se sa e përfshirë ishte në publikimin e kasetës famëkeqe seksuale të bijës Kim Kardashian në vitin 2007. Ajo nuk kishte pothuajse asnjë njohuri për përmbajtjen ose publikimin e kasetës dhe ajo u përpoq të qëndronte në atë mënyrë. “Çfarëdo që të ndodhë, nuk e di se çfarë është”, kujton ajo duke menduar në atë kohë se familja e saj ishte e pushtuar nga polemika. “Të jem e sinqertë me ju, thjesht qëndrova jashtë kësaj”, vazhdoi ajo. Kris dhe Kim kanë mohuar gjithmonë se kanë luajtur ndonjë rol në publikimin e kasetës seksuale dhe ato kanë…
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar për ngordhjen e shqiponjës e cila u kryqëzua e gjallë në një gardh në fshatin Bual në Përmet. Ish-zv/kryeministri thotë se ky rast na tregon se ekziston ende gjuetia barbare, ndërsa moratoriumi ka mbetur në letër. Moratoriumi i gjuetisë është zgjatur deri në vitin 2025, duke ndaluar kështu gjuetinë e faunës së egër në të gjithë vendin. Braçe bën thirrje se duhet gjetur një zgjidhje urgjentisht. “Shqiponja nuk ja doli! Por na ndihmoi të kuptojmë e pranojmë se gjuetia barbare ekziston! Ushtrohet po aq barbarisht sa më parë! Napoleoni-barbari në Përmet, arrestuar dje…
Hamasi dhe Xhihadi Islamik hodhën mijëra raketa nga Gaza dhe militantët e armatosur thyen barrierat e teknologjisë së lartë që rrethonin vendin për të hyrë në Izrael, duke qëlluar dhe marrë pengje. Militantët në varka u përpoqën gjithashtu të hynin në Izrael nga deti. Ishte një sulm tronditës dhe i paprecedentë dhe një dështim katastrofik i inteligjencës së Izraelit të dyja do të kenë pasoja afatgjata. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli ishte në luftë dhe se palestinezët do të paguanin një çmim të rëndë. Militantët depërtuan në komunitetet hebraike pranë kufirit me Gazën, duke vrarë dhe kapur civilë…