Author: tirana

Prokuroria Fier sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të dyshuara se rrjedhin nga veprimtari kriminale. Bëhet fjalë për apartamente, dyqane, llogari bankare e makina. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, bazuar në ligjin 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, sekuestroi pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare të shtetasit të dyshuar L.B., dhe familjarëve të tij, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” në Greqi. Nga hetimi i gjithanshëm pasuror i…

Read More

Një ndër të ftuarat në emisionin “Trotuar” ishte ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha, e cila tregoi një rast të saj personal. Ajo rrëfeu se kur u bë pjesë e emisionit të dashurisë, ish-i dashuri i kishte treguar mesazhet që gazetarët i kishin bërë, që ai t’u jepte ndonjë video të saj. “Unë personalisht kur i kam hyrë televizionit, në “Për’puthen”, më ka dërguar ish-i im, mesazhet e gazetarëve që i ofronin lekë dhe i thoshin “ça ke diçka të Antonelës që ta poshtërojmë. Edhe nuk e ka bërë. Unë mendoj se varet edhe me çfarë meshkujsh rrimë ne”, tha ajo.…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të presë të hënën në orën 11:00 presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentjen e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel si dhe liderë të tjerë evropian dhe të Ballkanit Perëndimor. Kjo vizitë do të jetë në kuadër të Procesit të Berlinit, që mbahet për herë të parë jashtë kufijve politikë të BE-së. Gazetarja Esiona Konomi raporton se deri më tani është konfirmuar përfaqësimi në nivel të kryeministres Ana Bërnabiç ndërsa nuk ka ende një ndryshim plani për presidentin Aleksandër Vuçiç. Gjithashtu është konfirmuar edhe takimi i kryeministrit…

Read More

Gjykata e Durresit shpalli moskompetencën për shqyrtimin e kerkesës së Fredi Belerit duka ia kaluar atë për vlerësim Gjykatës së Lartë. Kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri iu drejtua me një kërkesë gjykatës së Durrësit, për të kryer betimin si kryebashkiak. Seanca e sotme gjyqësore u ndoq nga ambasadorja greke Kostantina Kamitsi si edhe kreu I PBDNJ, Vangjel Dule. Fredi Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe…

Read More

Një nga gjërat delikate që u trajtua në dokumentarin e bujshëm ‘Beckham’ ishte edhe momenti i krizës së Victoria-s e David dhe aludimeve për një tradhti nga ky i fundit. Gruaja që dikur pretendoi për “The Sun” se kishte pasur një histori me David Beckam quhet Rebecca Loos. Ajo është një modele holandeze dhe komenteve agresive ndaj saj pas dokumentarit ajo ka vendosur t’u përgjigjet. 46-vjeçarja iu përgjigj një komentuesi në Instagram i cili shkroi në mënyrë inkurajuese. “Qëndro e fortë. Ti ke një jetë të bukur me familjen tënde të mrekullueshme, e cila ndryshe nga të tjerët nuk tenton…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit në Tiranë. Ky fakt konfirmohet për mediat nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Për këtë takim në Tiranë, kryeministri shqiptar Edi Rama kishte nisur një tur ballkanik në kuadër të përgatitjeve. Por, Kurti s’e kishte pritur homologun e tij për shkak se Rama kishte anuluar mbledhjen e dy qeverive pas tensioneve në veri të vendit. Takimin me Ramën për Procesin e Berlinit, Kurti e kishte kushtëzuar me mbledhjen e qeverive. Samiti i Procesit të Berlinit mbahet më 16 tetor dhe për herë të parë në…

Read More

Nga bota e telefonave celularë dhe laptopëve, “Apple” po planifikon të shkojë te makinat. Kompania gjigante e teknologjisë, shkruajnë mediat e huaja, ka nisur të investojë në krijimin e një makine që prej vitit 2014. Edhe pse ende nuk ka diçka zyrtare, aludohet se makina mund të quhet ‘iCar’ dhe sigurisht të gjitha veçoritë e iOs të Apple do të aplikohen brenda saj. Mësohet po ashtu se makina që do të prodhojë Apple është elektrike dhe me shumë mundësi do të zhgënjejë të gjithë ata që e duan shpejtësinë. Por “iCar” do të mund të ndizet edhe nëpërmjet Iphone-it tuaj,…

Read More

Koncerti me të gjitha biletat e shitura të Bruno Marsit në mbrëmjen e së shtunës në Tel Aviv është anuluar në mes të një shpërthimi të përgjakshëm të konfliktit izraelito-palestinez. Hamasi ndërmori një pushtim të befasishëm të Izraelit nga Gaza e pushtuar atë mëngjes, shkruan DailyMail. Numri i të vdekurve në Izrael ka kaluar 200, me të paktën 1,100 të plagosur dhe një numër të panjohur civilësh dhe ushtarësh të rrëmbyer. Izraeli u përgjigj me sulme ajrore mbi Rripin e Gazës, duke shkaktuar mbi 200 viktima, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë. “Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë”, deklaroi kryeministri…

Read More

Këtë të martë në Gjykatën e Durrësit, pritet që të fillojë seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Pranë ambienteve të Gjykatës ka mbërritur edhe ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Konstantina Kamitsi. Kërkesa e Belerit për leje të posaçme nga burgu për t’u betuar si kryebashkiak para këshillit të Bashkisë Himarë, shqyrtohet sot në Gjykatën e Durrësit. Po ashtu Beleri ankimon vendimin e Drejtorisë së Burgjeve, që i refuzoi lejen që do t’i mundësonte marrjen e detyrës së kryebashkiakut. Pas kalimit për kompetencë nga Gjykata e Posaçme në atë të Durrësit, kërkesa e…

Read More

Danny Makkelie, 40-vjeçari holandez me profesion polic, nuk toleron protestat, është zgjedhur nga UEFA për të arbitruar sfidën vendimtare Shqipëri-Republikë Çeke, që do luhet të enjten në “Arenën Kombëtare”. Duke parë rëndësinë e ndeshjes, ku dy skuadrat kërkojnë të marrin fitoren, UEFA ka menduar të sjellë një emër të të gjithë respektit në arbitrim. E megjithë prestigjin që ka, Makkelie nuk është fare tolerant. Në vitin 2014, në një ndeshje të kampionatit holandez mes Den Hag dhe Feyenoord, Makkelie tregoi 13 kartonë, një rekord absolut që edhe sot e kësaj dite ende nuk është thyer. Nëse dikush mund ta konsiderojë…

Read More

Një sherr për motive pronësie në Vaun e Dejës, mund të ishte kthyer në tragjedi këtë të martë. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie, mes 4 shtetasve, pjesëtarë të 2 familjeve. Njoftimi i plotë Arrestohet një 53-vjeçar dhe shpallet në kërkim djali i tij, të cilët dyshohet se kanosën me armë zjarri, 2 vëllezër. Pas njoftimit se 4 shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në fshatin Barbullush, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të sqaruar…

Read More

Një çift i ri izraelit që u vra nga terroristët e Hamasit në shtëpinë e tyre në Izrael arritën të shpëtonin nga i njëjti fat tragjik foshnjat e tyre binjake 10 muajshe duke i fshehur. Itay dhe Hadar Berdichevsky, të dy 30 vjeç, kishin vetëm disa sekonda për të reaguar kur dëgjuan personat e armatosur që po përpiqeshin të thyenin derën e tyre, duke e ditur se nëse do ta bënin, fëmijët e tyre nuk do të kishin kurrë të ardhme. Prindërit e tmerruar i vendosën dy foshnjat e tyre në një vend të fshehtë pak çaste përpara se terroristët…

Read More