Author: tirana

Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë ka përllogaritur koston e një studenti të mjekësisë. Në vendimin e bordit, çdo student që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite në vendin e tij pas studimeve, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekësh të reja për çdo vit studimi. Tashmë pritet që të përpilohet kontrata që do të nënshkruajnë studentët. Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, për të përcaktuar këtë tarifë u ngrit një grup pune për përllogaritjen e kostove për një student që ndjek studimet në fakultetin publik…

Read More

Prej ditës së shtunë Izraeli dhe izraelitët po përjetojnë makthe të cilat siç janë përshkruar as nuk mund të imagjinohen. Gjithçka nisi me lëshimin e disa raketave e më pas u shoqëruan me vrasje, përdhunim dhe peng marrje nga terroristët e Hamasit. Frikën dhe plumbat të cilët kishin pushtuar vendin u la shumë pak hapësire banorëve të reagojnë të cilët pjesa më e madhe u vranë pa mëshirë. Por jo të gjithë e patën fatin e zi dhe jepnin frymën e fundit të masakruar. Kishte edhe nga ata qe fati deshi t’i ruante. Një nga rastet që është bërë virale…

Read More

Sqepi i mjellmës së zezë është kthyer kundër Gal Hirsch-it. I konsideruar si një nga gjeneralët më novatorë dhe më të diskutueshëm kur ishte me uniformë, nëntë vjet më parë ai shkroi një ese mbi teorinë ushtarake për revistën e forcave të armatosura dhe kishte zbatuar intuitën e matematikanit Nissim Taleb në taktikat izraelite: “Kur përballej me një armik që vepron në mesin e popullatës civile, ne duhet të zhvillojmë mjellmën tonë të zezë vdekjeprurëse, e cila vepron në dimensionin e katërt, atë të pasigurisë, paligjshmërisë dhe çrregullimit, jashtë modeleve konceptuale të pranuara dhe të parashikueshme”. Ngjarja e papritur, e…

Read More

Hamasi ka kërcënuar në mënyrë specifike se do të sulmojë qytetin izraelit të Ashkelon në përgjigje të sulmeve të Izraelit në Gaza. Në një postim në Telegram, Hamasi tha se banorët e qytetit, në veri të Rripit të Gazës, kanë kohë deri në orën 17:00 me orën lokale (15:00 BST) për t’u larguar. Më shumë se 4,500 raketa janë lëshuar tashmë nga Gaza në Izrael që nga e shtuna, thotë ushtria izraelite./ BBC

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për aksionin e IKMT dhe Policisë së Shtetit për prishjen e ndërtimeve pa leje në një nga zonat më luksoze të kryeqytetit në Rolling Hills. Balla ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë për askënd, dhe se katet e konfiskuara do të shkojnë për strehim social apo për mjedise pune për institucionet publike. “Vijon aksioni i Policisë së Shtetit dhe IKMT kundër ndërtimeve, shtesave pa leje dhe çdo shfaqje tjeter abuzive. Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka tolerancë për askënd dhe ne do të…

Read More

Pagat e nëpunësve civilë do të rriten deri në 11% brenda vitit 2025. Ky kusht është përcaktuar në dokumentin e hedhur për konsultim publik nga Këshilli i Ministrave mbi “Masat prioritare në kuadër të Reformës së Administratës Publike, 2023–2030”. “Rritje e pagave për nëpunësit civilë në vitin 2025 për pozicionet e kategorisë ekzekutive me 11-16% krahasuar me vitin 2023”, thuhet në dokumentin me objektiva të qeverisë. Po ashtu Këshilli i Ministrave ka specifikuar që prej vitit që vjen paga mesatare mujore në administratën publike e rritur në 900 euro deri në vitin 2024, nga 530 euro aktualisht. “Administrata publike mbetet…

Read More

Disa prindërve izraelitë u është kërkuar të heqin rrjetet sociale nga telefonat e fëmijëve të tyre përpara se militantët e Hamasit të fillojnë transmetimin e videove të pengjeve të marra gjatë fundjavës. Shoqata e prindërve të një shkolle në Tel Aviv ka thënë se pritet të publikohen videot e pengjeve, duke u lutur për jetën e tyre, raporton CNN. Në një mesazh për prindërit, u kërkoi atyre që të hiqnin aplikacionin TikTok në veçanti nga telefonat e fëmijëve të tyre. “Ne nuk mund t’i lejojmë fëmijët tanë t’i shikojnë këto gjëra. Është gjithashtu e vështirë, për më tepër — e pamundur…

Read More

Ligji i ri i taksimit të pasurive të paluajtshme i cili është në fazë konsultimesh, parashikon edhe rritjen e taksës për tokat bujqësore. Sipas nenit 37 të draftit, baza e taksës për tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësinë ose posedimin e taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, poseduesi i tokës bujqësore bën një vetë-deklarim të sipërfaqes së tokës bujqësore, pranë Bashkisë ku ndodhet toka. Por sa do të jetë niveli i taksës për hektarë? SCAN TV ka siguruar…

Read More

Ka kaluar për gjykim çështja e ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla dhe ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë. Sipas raportimeve nga Gazetarja Klodiana Lala, mësohet se Gjykata ka rrëzuar ankimimin e Allës për pushim të çështjes. Ish-kryebashkiaku Alla dhe 10 të tjerë kërkuan gjykim të shkurtuar, teksa dy të pandehur të tjerë kërkuan gjykim të zakonshëm. Kujtojmë se Alla është arrestuar nga SPAK për një abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milionë euro me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Po ashtu në burg janë lënë dhe zyrtarë të…

Read More

Një konflikt për motive të dobëta ka degraduar në përdorimin e thikave në Pogradec. 3 vëllezër janë konfliktuar me një 29-vjeçar të cilin e kanë plagosur me mjet prerës. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë rreth orës 14:30, në lagjen nr. 1, tek ish-tregu. 29-vjeçari ndodhet në spital duke marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, ndërsa vëllezërit janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Sali Berisha ka folur pas takimit me deputetët e Bardhit ku ka komentuar përjashtimin e deputetëve të opozitës për 10 ditë nga Kuvendi. “Jua kam thënë dhe u them prapë, aty është Linda e parlamentit. Ajo është një automat që merr udhëzime nga Edi Rama. Pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake, direkt përjashtimin tregon edhe njëherë qëndrimin armiqësor të Ramës ndaj opozitës. U diskutua kjo situatë në të cilën nuk ka. Opozita konstatoi se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës”, tha Berisha. I pyetur për një krisje të marrëdhënieve me Ilir Metën, Berisha…

Read More

Nga BBCKu ishin Forcat e Mbrojtjes izraelite, në ato orë të gjata kur militantët e Hamasit brodhën sipas dëshirës përmes vendbanimeve pranë Gazës? Kjo është pyetja që bëjnë shumë sot në Izrael dhe më gjerë. “Ushtria dështoi plotësisht si një forcë e reagimit të shpejtë,” tha një izraelit, duke treguar se si disa nga komunitetet që u sulmuan duhej të mbështeteshin në forcat e tyre të mbrojtjes civile ndërsa prisnin që ushtria të mbërrinte. Përgjigja e plotë, se pse ndodhi kjo do të marrë pak kohë për të dalë. Por duket se befasia, shkalla e gjerë dhe shpejtësia i mposhtën…

Read More