Author: tirana

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, ka hequr dorë nga pronësia e kompanive në Serbi, u tha në ueb-faqen e Agjencisë për Regjistrat e Bizneseve të Serbisë (APR). Siç u tha në njoftim, Radoiçiçi ka transferuar 40 për qind të aksioneve të tij që kishte në pronësi te kompania Inkop, përkatësisht te partnerët e tij të biznesit, vëllezërit Zvonko dhe Zharko Vesellinoviç. Inkop ka në pronësi disa kompani simotra që në të kaluarën kanë fituar tenderë nga buxheti i Serbisë, por edhe pasuri të tjera…

Read More

Në një artikull në mediat shtetërore të Koresë së Veriut thuhet se konflikti me grupet palestineze ka ardhur si rezultat i veprimeve kriminale të Izraelit. Artikulli thekson më tej se zgjidhja kryesore e konfliktit është një shtet i pavarur palestinez. “Kim dënon ashpër Izraelin për masakrën ndaj Palestinës dhe përdorimin brutal të dhunës kundër demonstruesve paqësorë që kërkonin të drejtat e tyre legjitime. Ai ripohoi mbështetjen dhe solidaritetin e pandryshueshëm të DPRK-së me kauzën e drejtë të popullit palestinez për të ndërtuar një shtet të pavarur dhe për të fituar të drejtat e tyre legjitime të patjetërsueshme”, shkruhet në gazetë.

Read More

Ishte apo jo, e ftuar Arbana Osmani në premierën e filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’? Kjo ka qenë dilema e ditës së sotme, por kjo foto konfirmon se moderatorja mori pjesë në eventin e rëndësishëm të televizionit të ‘Top Channel’ e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori Eduart Grishaj. Ndryshe nga herët e tjera, ku moderatorja paraprakisht ndante me ndjekësit detaje nga pjesëmarrja, mbrëmjen e djeshme ajo papritur ‘u zhduk’ nga rrjetet sociale e të gjithë menduam se ajo nuk ishte e ftuar ose nuk kishte marrë pjesë në këtë organizim. Por mesa duket, ka qenë vetë zgjedhja e saj…

Read More

Engjëll Brahimi, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8 vjeç, 23 vite më parë, ka kërkuar nga autoritetet kanadeze që të mos e ekstradojnë në vendin e lindjes. Sipas mediave të huaja, avokati i tij është shprehur se ka hije dyshimi për mënyrën sesi është shpallur fajtor për dy vrasjet e rënda, ndërsa shton se klienti i tij nuk ka besim tek drejtësia shqiptare. Ngjarja e rëndë, për të cilën ai është shpallur fajtor, ka ndodhur në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”. Brahimi, në bashkëpunim…

Read More

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu i është bashkuar aktiviteteve në Qendrën Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese , ku ofrohen shërbime të specializuara për fëmijët me nevoja të veçanta. Në mesazhin e saj në kuadër të kësaj dite, Koçiu theksoi se: “Betejat më të vështira janë ato që zhvillojmë me veten! Qëllimi ynë është një dhe i vetëm: Askush nuk ka përse t’i luftojë këto beteja i vetëm!”. Koçiu thekson se Ministria e Shëndetësisë ka në fokus jo vetëm vijimin e investimeve në institucionet që ofrojnë shërbime të specializuara të shëndetit mendor, por edhe transformimin e tyre…

Read More

Gazetari i njohur Robert Papa ka komentuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, duke thënë se mes dy popujve ka një urrejte të madhe. Në një lidhje “skype” për News24, gazetari e quan sulmin të tmerrshëm, ndërsa thekson se qarkullon një e dhënë se para sulmit ka ardhur një informacion nga inteligjenca e Egjiptit, por kjo është injoruar nga kryeministri izraelit. Kjo sipas Papës ka ardhur pasi kanë menduar se kanë çdo gjë në kontroll. “Pas kësaj masakre nga Hamasi, përgjigjja do të jetë shkatërruese, pra do të ketë dhunë. Perëndimi është pro Izraelit. Por ka dështuar inteligjenca. Ka një informacion,…

Read More

Konkurrentët e “Dancing With The Stars” vazhdojnë provat për kërcimin e natës së dytë. Në përmbledhjen ditorë, Fifi shfaqet e lodhur dhe partneri i saj, Graciano, përpiqet ta motivojë. Për shkak të padjeshkave dhe rrotullimeve që janë pjesë e koreografisë, Fifi ndërpreu provat për shkak të marramendjeve. Fifi: Tetë herë rrotullim! Nuk po shoh Graciano: Hë se kalon Fifi: Ç’desha unë që erdha këtu Graciano: Zanat i vështirë Fifi: Doja padjeshka unë Graciano: Pse të mos i bësh, çfarë të mungon Fifi: Kurrgjë Graciano: Asgjë nuk të mungon! Fifi: E di çfarë kuptova, që paskam tru

Read More

Shkëlqim Miftari nga Gjilani i Kosovës ka thyer Rekordin Botëror Guiness për realizimin e 84 pompave brenda një minute me një dorë. Për të arritur këtë sukses, Miftari ka thënë se ka punuar rreth tetë vite intensivisht. Sipas tij, ky rekord deri më sot në këtë kategori ishte 81 pompa brenda një minute, derisa tani ai ka thyer rekordin me 84 pompa të realizuara brenda një minute me një dorë.

Read More

Shqipëria u zgjodh sot anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2026, pas votimit me 123 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Lajmi është bërë publik nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. “Një tjetër arritje e madhe e politikës së jashtme dhe diplomacisë; një tjetër demonstrim i besimit nga shtetet anëtare të OKB-së për rolin e Shqipërisë në çështjet ndërkombëtare. Këtë herë plotësisht të përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e Të Drejtave të Njeriut kudo dhe për të gjithë”, shkruan ministri Hasani në rrjetet sociale. Objektivi kryesor i Shqipërisë do të…

Read More

Klubi i Partizanit njofton arritjen e marëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekić. Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zekić te NK Osijek. Në drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijević.

Read More

Lirohet nga burgu ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj. Pas daljes nga qelia, Goxhaj tha se ky arrestim ishte tentativë për të trembur. Ditën e sotme, Apeli ka refuzuar ekstradimin e Goxhajt në Hagë, duke rrëzuar vendimin e Shkalles së Parë. “Dua t’ju them qe lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, as unë as UÇK dhe as ata të tjerët që janë në Hagë. Ishte tentativë për të na trembur e për të na thënë e mbushur mendjen se nuk ishim në rrugë të drejtë. Sot arritëm tju tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”, tha…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka reaguar pas takimit të Gazment Bardhit me Sali Berishën.  Ai shprehet se “aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve”. “Aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve. Halli i madh i ka bërë të lëpijnë atë çfarë kanë pështyrë deri më sot, por ky nuk është halli i demokratëve dhe as i shqiptarëve. 14 maji dhe zgjedhjet e fundit në Kukës treguan se kush i shërben Edi Ramës, kush i garantoi fitore Edi Ramës, madje një fitore të tillë që as vetë s’e…

Read More