Author: tirana

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka folur për mediet pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar. Ai zbardhi detaje nga mbledhja dhe deklaroi se Grupi Parlamentar ka diskutuar për seancën e posaçme ku do të diskutohet për situatën në Kosovë. Ai bëri me dije se deri në këtë moment nuk ka një dakordësi për të dalë me një rezolutë të përbashkët për shkak se Grupi parlamentar i PS nuk mbështet rezolutën e Parlamentit të Kosovës, nuk kërkon një unifikim të qëndrimit të deputetëve shqiptarë me ata të Parlamentit të Kosovës dhe nuk pranon që të identifikojë përgjegjësit realë të situatës së…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur një vizitë zyrtare dy ditore në Otava të Kanadasë, përpara se të niset për në Toronto, ku do të mbajë një fjalë si i ftuar në Forumin Urban Botëror. Ai u prit dje nga komuniteti shqiptar në Otava dhe mori pjesë në çeljen e ekspozitës “Diplomart”, e realizuar nga artistët shqiptaro-kanadezë, Entela Konomi, Kastriot Dervishi dhe Altin Muciqi. Në takimin me komunitetin shqiptar, kryebashkiaku Veliaj i falenderoi ata për mikpritjen dhe shprehu vlerësimin e tij për punën e artistëve, duke i konsideruar një vlerë të shtuar për komunitetin shqipfolës në Kanada.…

Read More

“Playboy” ka njoftuar ndërprerjen e marrëdhënieve kontraktuale me ish-yllin libanezo-amerikan të filmave për të rritur, Mia Khalifa për shkak të mbështetjes së saj ndaj sulmit të Hamasit mbi Izraelin. Në një e-mail dërguar anëtarëve të abonuar në buletinin e tyre, Playboy njofton se ka ndërprerë marrëdhënien me Mia-n dhe gjithashtu ka fshirë kanalin e saj në platformën e tyre. Sipas tyre vendimi është marrë pasi ata ndjekin një politikë me zero tolerancë ndaj gjuhës së urrejtjes. “Ne po ju shkruajmë sot për t’ju njoftuar për vendimin tonë për të ndërprerë marrëdhënien me Mia Khalifa. Kjo përfshin fshirjen e kanalit të…

Read More

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Altin Dumani dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj kanë nënshkruar sot në Prishtinë një marrëveshje duke formuar Njësinë e Përbashkët Hetimore, të përbërë nga prokurorë të posaçëm të të dyja prokurorive përkatëse. Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje mes dy krerëve të institucioneve të ndjekjes parashikon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të veprimeve të të dyja prokurorive në fusha të rëndësishme të luftës kundër krimit. Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Dumani dhe Kryeprokurori i PSRK-së, Isufaj e kanë vlerësuar…

Read More

Një delegacion i përbërë nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar nga SHBA-të dhe emisarët e liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë do të vizitojnë Beogradin brenda muajit tetor. Media serbe zbulon se vizita e delegacionit SHBA-BE, do të shtojë presionin mbi Aleksandër Vuçic, duke i kërkuar presidentit serb që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, si dhe të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit, të cilën nuk e ka nënshkruar. Turi i ri i delegacionit të BE-SHBA është planifikuar pas ngjarjeve në manastirin e Banjskës, me Serbinë që pritet t’i “tërhiqet veshi” nga perëndimorët, pasi doli…

Read More

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili mori shërbim dentar tek një klinikë private, u bë temë diskutimesh në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Klinikat stomatologjike dhe ato të shërbimeve jetike për qytetarët duhet të detyrohen me ligj që të akreditohen në shtet, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimeve për garancinë e shërbimit që japin. Shqetësimi u ngrit nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe. Drejtoresha e Akreditimeve, Pranvera Fagu thotë se ligji aktual nuk i detyron subjektet të vijnë të garantojnë me standarde shërbimet, por i lë ata që ta bëjnë vullnetarisht, përveç rasteve kur e kanë të përcaktuar në kontrata…

Read More

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ishte i pranishëm në seancën që u zhvillua në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës për Fredi Belerin. Gjykata shpalli mos-kompetencën për këtë çështje dhe ia kaloi Gjykatës së Lartë në Tiranë. Dule tha se gjitha kjo është një proces politik dhe se nuk asnjë ligj që mund ta pengojë Belerin të betohet. Sipas tij Beleri është një i burgosur politik i Ramës për interesat e tij okulte që lidhen me pronat në Himarë. ”Topi hidhet në shkallët e stadiumit, në vend që loja të luhet me norma juridike me norma dhe me rregulla.…

Read More

Pavarësisht karakterit kompleks shkencat matematikore janë ndër shkencat më të bukura të historisë. Çdo qoshe e universit tonë që nga veprimi më i thjeshtë, tek muzika dhe deri në galaksi janë të orkestruara nga ligjet e matematikës, të cilat veprojnë si forca rregulluese në kozmos. Matematika është më shumë se formulë dhe ekuacion. Kjo shkencë ka sfida mendore dhe paradokse që shqetësojnë njerëzit më të shquar. Çfarë kanë këto lojëra matematikore që na duken kaq tërheqëse? Përpos vështirësive që prodhojnë këto sfida mendore e stërvisin trurin, e mbajnë të shëndetshëm dhe të ri. Martin Gardner është divulgatori shkencor që ka…

Read More

Irani mohon përfshirjen në sulmet vdekjeprurëse të Hamasit kundër Izraelit ditën e shtunë. Por, gjatë një fjalimi, lideri suprem, Ajatollahu Ali Khamenei, deklaroi se i “puthte dorën atyre që planifikuan dhe sulmuan regjimin Zionist”. Irani i cili nuk e njeh shtetin e Izraelit, është mbështetës dhe financues i grupit militant islamik të Hamasit, të cilit i mundëson armatime dhe trajnime. Khamenei vlerësoi atë që i cilësoi si dështim të pandreqshëm të ushtrisë dhe aparatit izraelit të inteligjencës. Mbështetja e kauzës palestineze ka qenë një shtyllë e Republikës Islamike që prej revolucionit të vitit 1979 dhe një mënyrë e vendit të…

Read More

Të paktën 770 palestinezë janë vrarë dhe 4,000 janë plagosur që nga e shtuna në sulmet ajrore izraelite në Gaza, njoftoi sot ministria e shëndetësisë. Të paktën 18 persona të tjerë janë vrarë dhe 100 janë plagosur në Bregun Perëndimor që nga e shtuna, sipas ministrisë. Ndërkohë, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha sot se200,000 njerëz, ose rreth 1/10 e popullsisë, janë larguar nga shtëpitë e tyre në Gaza që nga fillimi i armiqësive dhe po përballen me mungesën e ujit dhe të energjisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për hapjen e një…

Read More

Pas situatës në Izrael, janë 34 shqiptarë të tjerë që kanë bërë kërkesë për t’u kthyer në Shqipëri, ndërsa 11 të tjerë mbërritën sot përmes një linje fluturimi të organizuar nga Mali i Zi. Lajmi u bë me dije për Report Tv nga ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe. “Janë rreth 34 shtetas akoma. Jemi në konkat të vazhdueshëm me ta. Po përdoret shumë edhe aeroporti civil, të gjitha fluturimet që janë të lira. Po monitorojmë nga afër gjendjen e tyre”, tha Kumbe. Kumbe tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me shqipatrët që kanë bërë kërkesë për t’u kthyer…

Read More

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi sot që rritja ekonomike globale të arrijë në 3,0% këtë vit, e njëjtë me parashikimin e tij të fundit në korrik. Për vitin e ardhshëm, huadhënësi me bazë në Uashington e rishikoi vlerësimin e tij paksa më poshtë, nga 3,0% në 2,9%. FMN e përshkroi ekonominë globale si “ende duke çaluar”, pavarësisht sfidave që variojnë nga inflacioni i lartë dhe politika e shtrënguar monetare, deri te lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe ngjarjet ekstreme të motit. “Ngadalësimi është më i theksuar në botën e industrializuar sesa në vendet në zhvillim”, tha FMN teksa publikoi perspektivën e…

Read More