Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza rrezikon të humbas postin e tij. Një vit më parë, kreu i FSHP-së deklaroi se Odisea Dhimo, vëllai i legjendës së shtangës Pirro Dhimës, ishte i përfshirë në dhënien e dopingut për sportisten Evagjelia Veli, në Greqi. Veli u kap me doping vitin e kaluar, pasi fitoi medalje ari në Europianin e shtangës zhvilluar në vitin 2022 në Tiranë dhe është pezulluar nga Federata Botërore. Pirro Dhima, zv.presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes, ndihet i fyer nga deklarata e Gjozës dhe e ka hedhur në gjyq, pasi mendon se ai ka tentuar…
Author: tirana
Ushtarët izraelitë, të mbështetur me helikopterë, kanë vrarë të paktën dy persona të armatosur që kaluan kufirin nga Libani të hënën, tha ushtria. Ky është një sinjal për hapjen e një fronti të ri, përderisa forcat izraelite po vazhdojnë përleshjet me militantët palestinezë të Hamasit në Gaza. Granatime me artileri dhe të shtëna me armë janë dëgjuar në kufirin jugor të Libanit me Izraelin, afër qytetit Dajra, raportoi televizioni Al-Manar, që është medium i lëvizjes Hezbollah. Raportohet se grupi i personave të armatosur u afruan pranë kufirit dhe hapën zjarr ndaj ushtarëve izraelitë. Përmes një deklarate, lëvizja Hezbollah – që…
Dritan Metaj është shefi i komisariatit të Laçit që u arrestua këtë të hënë nga vijmësia e operacionit të koduar “Flakë në det”. Në një dalje publike për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se është provuar që Metaj është i përfshirë në mbështetje të një grupi të strukturuar kriminal të drogës. “Kemi një vendim të Gjykatës të Posaçme, gjithçka që është vënë në dispozicion të prokurorëve do të thotë që kemi dokumentuar të gjithë rolin dhe përfshirjen e tij në mbështetje të grupit të strukturuar kriminal. Për hollësi të mëtejshme ia lëmë hetimit”, tha…
Policia e Shtetit ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka dhënë detaje rreth megaoperacionit “Flakë në det”. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku njoftoi se gjithçka nisi pas zbulimit të një rrjeti të trafikut të drogës në Patok, ku u evidentuan dy mjete lundruese që shkëmbenin lëndë narkotike. Gjatë fjalës së tij, ai bëri me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit: Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guza. Sipas tij, këta persona ndodhen jashtë vendit, por policia po punon për kapjen e tyre. “Në vijim të hetimeve, të kryera nga hetimet në bashkëpunim me SPAK,…
Policia dhe SPAK janë duke zhvilluar një megaoperacion të shtrirë në disa qytete të vendit. Gjatë aksionit ka rënë në pranga dhe një shef komisariati. Mësohet se i arrestuar është Dritan Meta, shefi i komisariatit të Kurbinit. Sakaq, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku njoftoi se janë shpallur në kërkim Gëzim Çela, Arben Dalipaj banues Vlorë, Roland Guzo banues në Durrës. “Në vijim të hetimeve, të kryera nga hetimet në bashkëpunim me SPAK, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për trafik narkotikësh për grup të struktura kriminale për Gëzim Çelën, Arben Dalipaj banues Vlorë, Roland Guzo banues…
Banesa dhe lokali i Gëzim Çelës, ish-oficer policie, i njohur ndryshe si “baroni i drogës”, u rrethuan sot pas një megaoperacioni të zhvilluar në Fushë Kuqe nga Policia e Shtetit dhe SPAK, aksion i cili është shtrirë paralelisht edhe në qytete të tjera kryesore të vendit. Kush është Gëzim Çela? Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore. Në vitin 2015, Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë. Në qershor…
SPAK po zhvillon aktualisht një operacion të shtrirë në disa qytete të vendit. Mësohet se janë lëshuar 15 urdhër arreste, ndërsa mes të arrestuarve rezulton edhe një shef komisariati. Aksionet po zhvillohen në Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë dhe Kurbin. Në Fushë Kuqe, forca të shumta të policisë dhe SPAK kanë rrethuar banesën dhe lokalin e Gëzim Çelës, ish-punonjës i policisë, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë. Ndërkohë, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka njoftuar një konferencë për mediat në orën 18:30.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë takimit me strukturat e partisë së tij nga Elbasani tha se korrupsioni është prioritet i kësaj qeverie, duke risjellë në vëmendje disa problematika. Meta u ndal tek zhvillimi i bujqësisë në vend, për të cilën tha se “është në ditët më të zeza”. “Këtë javë parlamenti rrëzoi kërkesën për uljen e çmimit të karburanteve, heqjen e taksës së qarkullimit, që ishte në interes të qytetarëve. U zvarrit për dy vite dhe u rrëzua. Ashti si dhe propozimi për energjinë në vend. Korrupsioni nuk e lë maxhorancën të miratojë nisma të tilla. Në Kuvend…
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka zhvilluar një aksion në Fushë Kuqe. Mësohet se po kryhen kontrolle në banesën dhe lokalin e Gëzim Çelës, i njohur ndryshe me nofkën “baroni i drogës”, ndërsa janë lëshuar edhe disa urdhër-arreste. Operacioni është zhvilluar në disa qytete, Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë dhe Kurbin. Mes të arrestuave rezulton edhe një shef komisariati. Vijon…
DashiNdikim i plote ne ceshtje pune por me nje perballje direkt te forte dhe me kerkese llogarie ne cdo levizje ekonomie e personale. DemiNe dashuri ndodh nje kthese e mire por para kesaj kthese ka nje rreshqitje te rrezikshme keto dite. BinjaketNe familje gjerat permiresohen pas nje debati te forte per ceshtje karriere e detyrimesh ekonomike. GaforrjaNje moment i bukur i cili mund te behet me shume se nje moment vjen. Kujdes te kaluaren. LuaniFilloni nje cikel ekonomik i cili fillon me veshtiresi si fillim dhe me kritere te veshtira. VirgjereshaFilloni nje periudhe e bukur me Aferditen ne shenjen tuaj.…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka takuar këtë të hënë ambasadoren e Izraelit, Galit Peleg. Përmes një postimi në rrjete sociale, Hasani shkruan se Shqipëria dënon fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm. “Sot, i shpreha personalisht Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, znj. Galit Peleg, mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin gjatë këtyre momenteve të tmerrshme. Ne dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm”, shkruan ministri Hasani.
IKMT dhe Policia e Shtetit nisën këtë të hënë aksionin në kompleksin Rolling Hills në Tiranë për shembjen e disa objekteve pa leje. Bëhet fjalë për 2 shtesa pa leje nga organet përkatëse në 2 vila në Rolling Hills. Gjatë aksionit mësohet se nuk janë hasur problematika. Në vazhdim pritet që IKMT, me mbështetje të Policisë së Shtetit të ndërhyjnë edhe në kompleksin Valamar në Durrës, pasi edhe aty mësohet se janë konstatuar objekte ndërtim pa leje.