Noizy feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 37 vjeç. Kjo ditëlindje e ka gjetur reperin të plotësuar nga ana e karrierës, pas një suksesi të jashtëzakonshëm që pati me “Alpha show 2”. Sa i përket jetës private, reperi vazhdon ta ruajë me fanatizëm duke mos zbuluar asgjë të re.
Author: tirana
Një tjetër ngjarje kriminale ka tronditur vendin pasditen e kësaj të mërkure. Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Dukagjin. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe policia është nisur drejt vendit të ngjarjes Sipas informacioneve të para, mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale Z.G, ndërsa i plagosur djali i tij Gj. G
Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty, ka dënuar fuqishëm sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Ai më 27 shtator u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë dhe Serbi që të punojnë së bashku që autorët e sulmeve të dalin para drejtësisë. “Mbretëria e Bashkuar vazhdon të inkurajojë për sjellje konstruktive në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si proces kyç për stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, tha Docherty, i cili u takua me zyrtarët serbë në Beograd, transmeton agjencia Beta. Docherty qëndroi në Beograd si pjesë e turneut të tij në Ballkanin Perëndimor. Ai u takua me ministrin serb…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka telefonuar familjen e policit të rënë në detyrë Afrim Bunjaku për t’u shprehur ngushëllimet. Njoftimi u bë i ditur nga nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku. “Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut”, tha Lushtaku.
Një 15-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në Londër, pasi u godit me thikë para një qendre tregtare nga një 17-vjeçar. E reja u godit me thikë pasi nuk pranoi të dilte me agresorin dhe refuzoi tufën e tij me lule teksa ajo po shkonte me autobus për në shkollë. Një dëshmitare pohoi se e kishte dëgjuar vajzën duke thënë se “nuk donte të dilte më me të”. Shoferi i autobusit dhe një pasagjer u përpoqën për t’i shpëtuar jetën vajzës, por nuk ajo i mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në vend.
Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë vizitës që ai po zhvillon në Romë. Më herët sot, në kuadër të kësaj vizite u zhvillua edhe takimi i dytë i Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali. Punimet e këtij Komiteti u fokusuan në infrastrukturë, energji dhe agroindustri. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me zv/kryeministrin dhe ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, Rama konfirmoi po ashtu se marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë është drejt finalizimit. Kjo vizitë e Ramës në Itali vjen një muaj e gjysmë pasi kryeministrja…
Kim Mehmeti shkruan se pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, fshihet Kisha Ortodokse, jo Vuçiç. Sipas tij, ajo ka si qëllim që të shfarosë shqiptarët dhe myslimanët nga Ballkani. “Sot në Serbi është ditë zie. Shtizat janë lëshuar në gjysmë shtizë dhe njerëzit janë të mërzitur. Dhe ku ta dish, mbase nëse shkoni përtej dhembjes për terroristët e vrarë, do zbulosh se poaq sa u dhimbsen heronjtë e tyre, ata mbajnë zi edhe pse ata nuk ia dolën ta kallin Kosovën e të derdhin gjak shqiptar edhe më shumë seç u derdhë gjatë dekadave të Millosheviqit?! Në të vërtetë që…
Këngëtarja Soni Malaj ka performuar së fundmi në Merano të Italisë. Performanca e saj ka tërhequr vëmendjen e medias italiane “Rai”, e cila i ka kushtuar një kronikë të veçantë artistes shqiptare. View this post on Instagram A post shared by SONI MALAJ 🦂 (@soni_malaj) “Notat e Soni Malajt, yllit të muzikës shqiptare kanë elektrizuar mbi 10 mijë spektatorë”, thuhet ndër të tjera në kronikë. “Faleminderit televizionit shtetëror italian Rai për komentet aq pozitive mbi performancën time në Merano”, shkruan Soni.
Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty, ka dënuar fuqishëm sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Ai më 27 shtator u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë dhe Serbi që të punojnë së bashku që autorët e sulmeve të dalin para drejtësisë. “Mbretëria e Bashkuar vazhdon të inkurajojë për sjellje konstruktive në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si proces kyç për stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, tha Docherty, i cili u takua me zyrtarët serbë në Beograd, transmeton agjencia Beta. Docherty qëndroi në Beograd si pjesë e turneut të tij në Ballkanin Perëndimor. Ai u takua me ministrin serb…
Ish-deputeti i PD Fatbardh Kadilli thotë se është e turpshme retorika e Berishës për vjedhjen e votave në zgjedhje. Madje e quan hipokrit mënyrën sesi Berisha, një politikan që ngre mitin e madhështisë nuk bën dot garë me Ramën. “Kemi një sinjal të fortë alarmi politik se demokratët pavarësisht se ku janë rreshtuar dhe opozitarët që e injoruan, të mos e injorojnë më. S’ka analizë për 14 majit, humbnë kauzën e simbolin e partisë. Ne nuk patëm pikën e turpit se u shitën shkodranët dhe ata të Kamzës, që s’është e ndershme t’ja vësh fajin dikujt tjetër. Çështë ky politikan…
Vatra zjarri kanë përfshirë pyllin me pisha në Pishporo. Flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara dhe nga era e fortë. Në vendngjarje ndodhen 7 mjetet zjarrëfikëse. Sipas prefektit Lefter Shehaj, i cili ndodhet pranë vatrës së zjarrit për të monitoruar nga afër situatën, shprehet se pritet ndërhyrje nga ajri pasi terreni i vështirë e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve.
Penalltia e humbur nga Victor Osimhen ndaj Bologna-s dhe reagimi i tij i ashpër ndaj trajnerit kur u zëvendësua, treguan se diçka nuk shkon mes sulmuesit dhe trajnerit. Napoli postoi dje në TikTok një video ku tallej me Victor Osimhen për 11-metërshin e humbur në barazimin 0-0 ndaj Bologna. Ndër të parët që reagoi ishte menaxheri i Victor Osimhen, i cili theksoi se Napoli i kishte shkaktuar një dëm të madh imazhit të lojtarit me atë video dhe shtoi se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj klubit.