Author: tirana

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, me rastin e 80- vjetorit të lindjes së shkrimtares Helena Kadare, hapi dje një ekspozitë me kontributin e saj si shkrimtare, përkthyese dhe redaktore, duke nisur nga novela e saj e parë “Shuaje dritën Vera”, botuar në vitin 1966, për të vijuar më tej me romanet: “Një lindje e vështirë” (1970); “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978); “Bashkëshortët” (1981); “Një grua në Tiranë” (1994); “Zëri i njeriut të humbur” (1994) dhe “Kohë e pamjaftueshme” (2011). Krahas krijimtarisë së saj, janë ekspozuar edhe përkthimet e disa veprave të Isaac Bashevis Singer, Yasushi Inoue, Junichiro Tanizaki, Anna G. Dostoevskaâ, Christopher…

Read More

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali, ku mediat vendase raportojnë se një 66-vjeçar vrau gruan, djalin dhe vjehrrën në Aleksandri. Pasi qëlloi vjehrrën për vdekje në shtëpinë e të moshuarve autori në fund vrau veten. Pas tragjedisë, ku fillimisht u konstatua trupi i pajetë i autorit dhe vjehrrës në shtëpinë e të moshuarve policia kërkoi gruan dhe djalin, por zbuloi se bashkëshortja nuk kishte shkuar në punë dhe se djali nuk ishte në shkollë. Pikërisht në atë moment policët shkuan në shtëpinë e familjes dhe pasi thyen derën, gjetën dy trupat pajetë. E njëjta armë ishte përdorur…

Read More

Imzot Dom Gjergj Meta ka bërë një reagim në rrjete sociale në lidhje me vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen dhe plagosjen e tre të tjerëve që ishin në një tavolinë me të kur ndodhi atentati. Teksa bën thirrje që paqja dhe e mira të sundojnë, Ipeshkvi thotë se ngjarje të tilla në një qytet të vogël si ai i Rrëshenit, shenjojnë jetën e çdo njeriu dhe japin një ndikim negativ. “Dje në Rrëshen ndodhi një ngjarje shumë e rëndë që shkaktoi vdekjen e një personi, plagosjen e tre të tjerëve dhe solli tronditje të madhe tek të gjithë ne.…

Read More

Policia kufitare ka goditur dy raste të trafikimit të automjeteve të vjedhura. Njëri prej rasteve është kapur në pikën kufitare të Morinës, ku G. S., 40 vjeç, banues në Gjilan, drejtonte një karrotrec me të cilin transportonte 2 automjete tip “Mercedes Benz” dhe tip “BMW X5”. Nga verifikimet rezultuan se makinat ishin të shpallura në kërkim përkatësisht nga Interpol Praga dhe Interpol Wiesbaden. Rasti tjetër është evidentuar në Portin e Durrësit. Shtetasi me iniciale R. H., 49 vjeç, drejtonte një automjet tip “Audi A4”, të vjedhur në Itali më datë 18 nëntor të 2018-ës. 49-vjeçari u procedua në gjendje të…

Read More

Porgrami i djeshëm i “Për’puthen” ka qënë tepër i tensionuar mes konkurrenteve, të cilët janë në kërkim të dashurisë. Konkurrentët janë përplasur me njëri-tjetrin duke patur edhe largime nga studio, gjë për të cilën ka reagur edhe drejtuesja e programit, Megi Pojani. Pas diskutimeve në studio, Megi i është drejtuar Orjanit, duke thënë se je arrogant dhe se nuk do dilte kurrë në një takim me të. “Orjan je shumë arrogant. Mos bëj zhurmuesin. Unë nuk do dilja kurrë në një takim me ty dhe po ta shpjegoj pse iku Saidja nga studio. Mos fol mbi zërin tim. Bën zhurmuesin…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar nga SHBA dhe BE për të konfirmuar përfshirjen e Serbisë në agresion, ndërsa tha se rreziku për sigurinë e vendit vazhdon ende. “Është e logjikshme që të bashkëbisedohet në situata të tilla të sigurisë për shkak se rreziku për sigurinë në Kosovë vazhdon edhe më tutje. Pra, është prezent rreziku. Institucionet e sigurisë në Kosovë kanë bërë punën më të mirë dhe të suksesshme, i përgëzoj për punë të gjithë, por duhet të bëjmë kujdes që vendimmarrësit politik ta kryejnë punën e vet me sukses. Kështu që përballja…

Read More

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të jenë ende një ndër çiftet më të preferuar nga publiku që pas përfundimit të edicionit të dytë të Big Brother VIP. E teksa dyshja tashmë kanë nisur dhe bashkëjetesën, Kara na nisur detyrat e saj si një ‘zonjë shtëpie’ teksa kishte gatuar darkën. Moderatorja ndau për ndjekësit procesin e gatimit ndërsa mnjë prej ndjekësve të saj i koshte kërkuar qëtë filmonte reagimine Luizit kur të provonte gjellën e gatuar nga ajo. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe me këngëtarin i cili bëri një reagim epik teksa e provonte ushqimin, gjë që shkaktoi…

Read More

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se zvarritja procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian po lëkund besueshmërinë ndaj bllokut, dhe kjo sipas tij paraqet kërcënim për demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Në konferencën e Kartës SHBA-Adriatik (A-5) në Shkup kushtuar stabilitetin në rajon si dhe ngritjes së ndërgjegjësimit dhe gatishmërisë për mbrojtje kolektive kundër kërcënimeve më të mëdha, Pendarovski theksoi nevojën për shpejtimin e procesit integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. “Për fat të keq, zvarritja e integrimit evropian, për arsye të ndryshme, praktikisht në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, po lëkund besueshmërinë e Bashkimit Evropian.…

Read More

Ish-trajneri Shpëtim Hyseni është arrestuar nga Policia e Tiranës në Komunën e Parisit. 55-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi u dënua me 1 vit burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprën penale “Mashtrimi”. Sipas burimeve, në vitin 2016, 55-vjeçari gjatë kohës që ka trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, në këmbim të një shume parash i ka premtuar një personi se do ta bënte pjesë të skuadrës.

Read More

Prej të paktën një vit tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një fenomen të ri kriminalistik, që konsiston në bastisjen e bizneseve të ndryshme nga turma njerëzish. Në pjesë të madhe, këto grabitje kryhen nga njerëz me ngjyrë, por jo vetëm. Ata futen në markete, dyqane rrobash, apo elektronike dhe grabisin çfarë t’u dalë para pa u shqetësuar. Në disa shtete amerikane, këta individë duket se janë favorizuar më tepër nga ligje të kaluara së fundmi, që nuk lejojnë procedime penale për grabitje nën 700 dollarë. Policia gjithashtu stepet t’i arrestojë pasi rrezikon të targetohet si raciste,…

Read More

Gazetari Igli Çelmeta deklaroi se vrasja e djeshme në Rrëshen, ku mbeti i vrarë 59-vjeçari Martin Marku Bardhi, do të trazojë ujërat dhe se mund të sjellë viktima të tjera. “Ngjarja dje ka ndodhur në lokalin e viktimës, i cili ka qenë duke pirë kafe me tre persona të tjerë që mbetën të plagosur. Dyshohet se kanë qenë dy autorë. Ngjarja është e rëndë pasi ka ndodhur në mes të ditës. Njërit prej të plagosurve iu është dashur të presë dorën për shkak se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Vrasja në mes të ditës në Rrëshen do të…

Read More