Erzeni pret në Rrogozhinë Skënderbeun në sfidën e parë të javës së gjashtë të Superiores, me të dyja skuadrat që kërkojnë tre pikët. Shijakasit vijnë nga një formë e mirë në kampionat, pasi kanë marrë dy fitore radhazi me Dinamon dhe Tiranën. Nga ana tjetër korçarët kanë pësuar tre humbje radhazi dhe kërkojnë që kthesa të vijë pikërisht nga kjo sfidë. FORMACIONET ZYRTARE:ERZENI: Hasanbelli, Migone, Sadiki, Atanda, Peposhi, Maliqi, Alba, Kahrimanoviç, Meçja, Zeka, Mihana. SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Randi, Frashëri, Rabiu, Pecani, Liço, Shaqe, Nikaj, Rashica./
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku një 15-vjeçarë ka humbur jetën pasi u godit me thikë në autobusin e shkollës. Policia britanike ka mbërritur menjëherë në vendngjarje sapo ka marrë informacionin e parë për incidentin e ndodhur në autobusin që transportonte adoleshentët për në shkollë mëngjesin e sotëm Ëellesley Road në Croydon, në jug të Londrës. Pavarësisht përpjekjeve të oficerëve të policisë dhe Shërbimit të Ambulancës në Londër, fatkeqësisht adoleshentja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka arrestuar një adoleshent pa dhënë detaje se kush është personi i arrestuar dhe çfarë lidhje ka me vajzën. Mediat britanile…
Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale u ka bërë të thirrje të rinjve të bëhen pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura, ku tashmë mund të ndjekin programin e masterit për sigurinë kibernetike. Rama thekson se kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që dëshirojnë të specializohen dhe të thellojnë njohuritë në fushën e Sigurisë Kibernetike. Kreu i qeverisë nënvizoi se ky është një program i niveleve bashkëkohore që ndjek standardet e NATO-s. Akademia e Forcave të Armatosura, Fakulteti i Mbrojtjes dhe Sigurisë ofron për herë të tretë në vitin akademik 2023-2024, programin e…
Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha sot se Shqipëria është partnere strategjike për ta dhe se shprehur dëshirën që të shoh vendin tonë pjesë të BE-së para 2030. “Italia e konsideron Ballkanin Perëndimor si prioritet të politikës sonë të jashtme dhe ne jemi absolutisht në favor të anëtarësimit të këtyre vendeve në BE duke filluar nga nga Shqipëria. Shpresojmë që kjo të ndodhë para vitit 2030″, theksoi ai në Farnesina, në një konferencë shtypi me kryeministrin Edi Rama. “Në frontin e migracionit, në veçanërisht në Rrugën Ballkanike, me Shqipërinë kemi tashmë një bashkëpunim. Ne duhet të luftojmë…
Këngëtarja e njohur botërore, Nicole Scherzinger u mbulua me gjak përpara se të shpërthente në lot gjatë performancës së saj në shfaqjen e saj të re në West End, “Sunset Boulevard”. Ish-anëtarja e grupit “Pussycat Doll”, 45 vjeçe, e cila luan Norma Desmond në muzikal, u ngjit në skenën e The Savoy Theatre të hënën mbrëma. Ajo kishte veshur një fustan të zi të materialit latex me një dekolte të zhytur, ndërsa gjaku i rremë i rridhte përpara. Nicole shkoi zbathur, duke hequr flokët e saj të errët nga fytyra dhe duke kompletuar veshjen e saj me një pamje delikate.…
Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një 23-vjeçar që i shiti një bombol me lëndë kimike helium një 28-vjeçareje, në tabakinon e tij, e cila pas konsumimit të kësaj lënde është dërguar në spital. Procedohet në gjendje të lirë një 53-vjeçar, shitës në këtë tabakino. Sekuestrohen 2 bombola me lëndë kimike helium. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të paligjshmërisë, bazuar dhe në kallëzimin e depozituar nga një shtetas, se në një tabakino në afërsi të stadiumit “Air Albania”, vajza e tij kishte blerë një bombol…
Për herë të parë, Shqipëria nuk mbështet Deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë në emër të Bashkimit Evropian, në lidhje me Dialogun Kosovë-Serbi, të datës 19 shtator 2023. Shqipëria nuk është linjëzuar të martën me deklaratën, e cila është hartuar nga BE dhe për të cilën i është kërkuar mbështetja vendeve anëtare përpara aktit kriminal, ku humbi jetën një efektiv i Policisë së Kosovës e dy të tjerë u plagosën. Arsyeja e këtij qëndrimi është fakti se për Shqipërinë, përgjegjësia e asaj që ka ndodhur nuk qëndron te Kosova. Për Shqipërinë, qëndrimet në këtë deklaratë nuk janë të përshtatshme për situatën…
“Jemi të tmerrur”, shprehen disa banorë të Banjskës për Radio Evropën e Lirë, katër ditë pasi sulmin në fshatin ku ata banojnë. Ata thonë se nuk e dinë çfarë ka ndodhur. “Jemi të tmerruar, kemi nevojë që dikush të na tregojë se çfarë ka ndodhur”. Një banorë është shprehur se situata e së dielës ka qenë më e rëndë sesa e luftës. “Në errësirën e parë kemi hyrë në shtëpi”, thotë ajo. Rrugët në fshatin Banjskë janë hapur sot, por fshatit duket i zbrazur pasi banorët vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, duke iu referuar Indeksit Global të Krimit të Organizuar 2023, nënvizon se Shqipëria vijon të ketë të njëjtat problematika me krimin si në vitet e shkuara. Sipas Tabakut, Raporti Global i Krimit të Organizuar 2023, vë në dukje se problemet në Shqipëri, vijojnë të jenë trafiku qenieve njerëzore, trafikimi i narkotikëve etj. “Shqipëria ka shënuar një tjetër rekord negativ në Indeksin e Krimit me probleme që vazhdojnë të mbeten trafiku qenieve njerëzore; krimi organizuar; vend transit për drogën; influencat kriminale në politikë. Në pak fjalë, të njëjtat probleme si për çdo vit!”, thekson Tabaku. Ajo…
Ndodh për herë të parë! Joe Biden iu bashkua protestave të punëtorëve të automjeteve në Michigan, duke u bërë presidenti i parë amerikan në detyrë në historinë e SHBA-së që e bënë një gjë të tillë. “Armiku sot nuk është ndonjë vend i huaj kilometra larg, ai është pikërisht këtu në zonën tonë. Kjo është lakmi e korporatës”, tha presidenti i UAW, Shawn Fain. Biden u tha anëtarëve të UAW-së se ata meritojnë një “rritje të konsiderueshme të rrogës”. Duke iu drejtuar turmës, Biden tha se punëtorët “shpëtuan industrinë e automobilave në vitin 2008 dhe më parë” dhe bënë shumë…
Kenia ka shprehur gatishmërinë e saj për të njohur Kosovën. Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm i Kenisë, Alfred Mutua gjatë një konference për shtyp në Nairobi, duke konfirmuar se po zhvillohen diskutime që Kenia ta njohë plotësisht pavarësinë e Kosovës. Siç shkruan “Kenyan Foreing Policy” , ky njoftim vjen pas takimit të presidentit William Ruto me lideren kosovare Vjosa Osmani gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) në New York.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se njëri nga të vrarët në Banjskë të Zveçanit, është e truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin. Kështu ka thënë ai në llogarinë e tij në Facebook, ku ka postuar edhe fotografinë e personit në fjalë, raporton Klan Kosova “Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e…