Dy efektivë të policisë së Korçës u futën me vinç nga ballkoni për të arrestuar brenda në shtëpinë e tij Samuel Pengun. 30-vjeçari u arrestua pasi akuzohet se orët e para të kësaj të mërkure i vuri flakën një makine. Në momentin e ndërhyrjes, policia thotë se i riu bëri rezistencë, megjithatë në fund, dy efektivët e nxorën të prangosur nga dera e shtëpisë. Pengu rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje.
Author: tirana
Luizi Ejlli dhe Kiara Tito kanë arritur të jenë jo vetëm dy nga personazhet më të përfolur e më të ndjekur në rrjete sociale, por tashmë janë kthyer edhe në frymëzim për shkrimtarët. Portreti i tyre i dasmës është shfaqur në kopertinën e një libri. Ka qenë vetë këngëtari ai që ka postuar një foto të kopertinës së librit në Instagram, me titull: “Në MES TË KAOSIT” .
Kreu i PDBDNJ-së, Vangjel Dule thotë se po kryhen shkelje në regjistrimin e minoritetit grek në Censin 2023. Në një dalje nga Kryesia e Kuvendit, ai tha se anketuesit nuk po bëjnë regjistrimin në tablet, por mbajnë shënimi anash. Dule tha se regjistruesit nuk i pyesin qytetarët për etninë, gjuhën amtare dhe për fenë. ”Jemi përpjekur të përcjellim frymë bashkëpunimi me qëllimin e një rezultati demokratik dhe të gjithë pranuar. Me shqetësim po ju prezantojmë gjetjet aktivistëve të PBDNJ-së, në lidhje me zhvillimin Censit. Në radhë të parë ka shumë raste kur regjistrueset në kundërshtim me ligjin nuk regjistrojnë me…
Rruga që të çon në fshatin Banjskë të Zveçanit, vijon që të jetë e bllokuar nga Policia e Kosovës. Më 24 shtator, Policia është përleshur me një grup të armatosur dhe për pasojë ka mbetur i vrarë një zyrtar policor dhe tre sulmues. Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjet nëpër shtëpitë dhe objektet në dhe përreth fshatit Banjskë të Zveçanit, në pasditen e së martës. Grupi që fillimisht sulmoi Policinë e cila që po tentonte të largonte një bllokadë nga rruga, u strehua në manastirin e Banjskës prej ku vazhdoi sulmet ndaj Policisë. Më 25 shtator, Policia e Kosovës ekspozoi…
NGA PROF. DR. ARBEN MALAJ E vetmja mënyrë për të fituar në bastet sportive është duke mos vënë baste”, Anonim. Personalisht i urrej lojërat e fatit/bastet për shkak të kostove që krijojnë për familjet e “humbësve të përhershëm”. Kam parë jo pak raste ku bastexhinjtë kanë humbur bizneset, pronat, shtëpitë deri edhe familjet e tyre. Për kritikët përse mbështes formalizimin e basteve sportive qartësoj se nëse do të isha populist do të vrapoja në çdo studio TV-ve për të kundërshtuar rihapjen e basteve sportive. Arsyeja kryesore përse e mbështes formalizimin e basteve sportive është rritja e burimeve financiare për mbështetjen…
Fatbardh Dervishi alias Doda është vëllai i Fatjon Dervishit, i cili mbeti viktimë e një atentati gjatë orëve të para të së mërkurës në fshatin katund të Sukthit. Dervishi aktualisht ndodhet në burg, pas ekstradimit nga Spanja, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë në kushtet e tronditjes së fortë psikike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” për plagosjen e së dashurës. Në ditët e para të vitit 2022, Fatbardh Dervishi plagosi të dashurën 23-vjeçare nga Durrësi në një dhomë hoteli…
Shakira mund të rrezikojë më shumë se 8 vjet burg. Ajo ka mashtruar zyrën spanjolle të taksave për plot 14.5 mln euro taksa të pashlyera në vitet 2012 dhe 2014. Po ashtu prokurorët e Barcelonës pretendojnë se ajo nuk ka paguar dhe 6.7 mln euro të tjera në 2018-ën. Sipas prokurorëve, ylli i popit ka përdorur një kompani offshore për të shmangur taksat. Artistja botërore ka depozituar shumën që thuhet se i detyrohet zyrës së taksave spanjolle te kompania e saj dhe ka borxhe tatimore të papaguara. Këngëtarja e cila ka shitur më shumë se 80 milionë disqe në mbarë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë ka mbledhur qeverinë, dhe tha se grupi i armatosur ka pasur armatim në vlerë mbi pesë milionë euro dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve dhe me ketë është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë. ”Të dielën u cënua sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare. Po atë ditë është dëshmuar rreziku qëllimi, potenciali dhe gadishmëria e grupeve terroriste që kemi luftuar për më shumë se 2 vjet e gjysmë. Mbi pesë milionë euro dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve është dëshmuar skenari për gjakderdhje…
Këtë të mërkurë, mbledhja e qeverisë së Kosovës nisi me një minutë heshtje në nderim të policit hero Afrim Bunajku, i cili u vra të dielën nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit. Kryeministri Albin Kurti tha se të dielën është cenuar siguria kombëtare. “Me mbi 5 milionë euro vlerë të armatimit është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë”, tha kryeministri Kurti. Ai ftoi qytetarët e vendit që sot kudo që shohin policët e Kosovës t’i falënderojnë ata për shërbimin ndaj Kosovës. Po ashtu me vendim të qeverisë, familjes së heroit do ti dhurohet shuma prej 50 mijë euro.
Në forumin e Ministrave të Ekonomisë, “Tregu i përbashkët rajonal -një hap drejt Tregut Unik të BE” të zhvilluar të martën, në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit u diskutua forcimi i ekonomive të vendeve të rajonit përmes përfshirjes në sferën ekonomike të Bashkimit Europian. Diskutimet vunë në dukje kontekstin e ri gjeo-politik për përshpejtimin e integrimit rajonal dhe afrimit me BE. Zgjerimi i BE me BP, një emergjencë gjeopolitike Në forum të dyja palët, BE dhe BP u shprehën se lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka shndërruar në një emergjencë gjeopolitike progresin e rajonit drejt hyrjes në…
Ish-shefi i krimeve në Policinë e Elbasanit, Leonard Palushi është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme e Apelit për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas njoftimit zyrtar nga Apeli, mësohet se Palushit i është zbritur 1/3 e dënimit dhe përfundimisht ai do qëndrojë në qeli për 2 vite e 4 muaj burg. Përpos heqjes së lirisë, ai nuk ka të drejtë të ushtrojë funksione publike për 5 vjeç. Kujtojmë se Leonard Palushi u vu në pranga pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Palushi akuzohet nga SPAK se ka përfituar një makinë tip Benz nga Erjon…
Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të javës së fundit. Skënderbeu i Superligës, AF Elbasani, Burreli dhe Flamurtari janë dënuar me gjobë për hedhje të sendeve të forta në fushë nga tifozët. Zyrtari i Besës, Romeo Bizhdili për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes është dënuar me tre duele pezullim. Dënime për disa lojtarë të Shënkollit dhe Veleçikut, kjo për sulm fizik ndaj kundërshtarit. Dënime edhe te moshat për agresion fizik në fushë, teksa Maliqi humbet në tavolinë ndeshjen e Kupës së Shqipërisë për mosparaqitje kundër Delvinës. Vendimet e plota: