Brooke Bruk-Jackson, fituesja e ”Miss Universe Zimbabve” është kthyer në një çështje me polemika dhe që ka nxitur protesta në shtetin afrikan. Çuditërisht kurora e vajzës më të bukur në konkurs është fituar nga një vajzë e bardhë me flokët bionde, e cila do të përfaqësojë shtetin afrikan edhe në Miss Universe më 18 nëntor në El Salvador. Pothuajse e gjithë popullsia është me ngjyrë. Vajza 21-vjeçare vjen nga Harare, kryeqyteti i vendit por fakti që ajo është e bardhë dhe jo me ngjyrë ka bërë që në Zimbabve të shpërthejnë kritikat kundër saj dhe organizatorëve të konkursit të bukurisë.…
Author: tirana
Këtë të mërkurë kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha e ka nisur herët. Ai ka treguar se ndodhet në Shkodër, ku ka zhvilluar një takim me pedagogët e rinj, ku edhe ndau me ta prioritetet e PD-së. ”Këtë mëngjes në Shkodër, në takim me pedagogë të rinj, për të diskutuar sfidat e mëdha që ka arsimi shqiptar. Edukimi i brezit të ri, modernizimi i tij, rishikimi i teksteve shkollore, në përmbajtje edhe në formë, është një nga prioritetet më të mëdha të Partia Demokratike e Shqipërisë për të ndërtuar dhe garantuar një të ardhme më të mirë”,-shkruan Basha.
Një gjykatës ka vendosur që ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kryer mashtrime për vite me rradhë gjatë ndërtimit të perandorisë së pasurive të paluajtshme. Në këtë përfundim ka arritur gjykatësi Arthur Engoron. Engoron urdhëroi gjithashtu anulimin e certifikatave që lejojnë disa nga bizneset e Trump, përfshirë Organizatën Trump, të operojnë në Nju Jork. Gjykatësi përshkroi se si Trump, djemtë e tij të rritur Donald Jr. dhe Eric, Organizata Trump dhe të tjerë mashtruan bankat dhe kompanitë e sigurimeve duke duke ekzagjeruar vlerën e tij neto në dokumentet e përdorura për të bërë marrëveshje dhe për të siguruar…
38-vjeçari Fatjon Dervishi u vra gjatë mesnatës në Sukth të Durrësit. Afër një ure, në mbikalimin e trenit në Sukth, ndodhet ende mjeti i viktimës, i cili në momentin kur ndodhi ngjarja ishte bashkë me një shok. Autorët e kanë ruajtur shënjestrën e tyre, dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij, teksa ai kishte ngadalësuar shpejtësinë pasi po hynte drejt mbikalimit. Dervishi kishte qenë bashkë me shokun e tij në një lokal dhe më pas ishin larguar për në shtëpi. Një prej pistave ku po heton policia, është një konflikt që vëllai i tij ka pasur për një plagosje…
Vrasja e 59-vjeçarit Martin Bardhit, vijon të mbetet pa autor. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona për atentatin, mes të cilëve dhe pjesëtarë të fisit Reçi me të cilët kishte konflikte viktima. Mes tyre edhe Saimir Reçi i cili pati dhe konfliktin me viktimën, në mars të këtij viti. Bashkë me të është shoqëruar edhe i ati i tij. Në total deri më tani janë 10 të shoqëruar që janë marrë në pyetje. Anëtarët e fisit Reçi mësohet se kanë mohuar përfshirjen në atentat. 59-vjeçari Martin Bardhi u ekzekutua me breshëri automatiku teksa ndodhej i ulur…
Sot Google feston ditëlindjen dhe mbush plot 25 vjeç. Në mbi 2 dekada jetë, Google është rritur me hapa të shpejtë, e cila është bërë motori më popullor i kërkimit. “Domain”-i “google.com” u regjistrua më 15 shtator 1997 dhe “Google Inc” u krijua më 4 shtator 1998. Motori më i popullarizuar i kërkimit në botë filloi si një projekt kërkimor nga Larry Page dhe Sergey Brin kur ata të dy ishin studentë në Universitetin Stanford në fund të viteve 1990. Duke punuar nga dhomat e tyre të konviktit, të dy zhvilluan një algoritëm të ri për motorët e kërkimit që…
Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Antonio Tajani do të kryesojë sot në Farnesina, së bashku me kryeministrin Edi Rama, takimin e dytë në nivel politik të Komitetit të Përbashkët Ekonomik (KPE) Itali-Shqipëri.. ”Me këtë takim synojmë të konfirmojmë nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes Romës dhe Tiranës. Shqipëria është një partnere strategjike e Italisë, me të cilën duam të forcojmë më tej bashkëpunimin”, tha Tajani duke ritheksuar se Ballkani Perëndimor përbën një zonë prioritare për politikën e jashtme italiane. Italia është tregu i parë për mallrat shqiptare si edhe eksportuesja kryesore e Shqipërisë.…
Për vrasjen e 59-vjeçarit Martin Bardhit dje në Rrëshen, policia ka marrë në pyetje anëtarë të fisit Reçi. Ai ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit bashkë me tre të afërm të tij, Oltion Gjini, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Ilir Bardhoku, pronar i një lokali aty dhe Indrit Bardhi të cilët mbeten të plagosur nga breshëria e kallashnikovit.Të tre ndodhen në spitalin e Traumës dhe iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale. Një nga pistat e hetimit është hakmarrja mes fiseve në Rrëshën. Viktima një muaj më parë ishte liruar nga paraburgimi pasi ishte arrestuar për tentativën vrasje ndaj Saimir Reçit, nipit…
115 bimë kanabis ka zbuluar Policia në fshatin Qerret të Vaut të Dejës. Bimët ishin kultivuar nga një 38-vjeçar, i cili është vënë në pranga dhe bashkëshortja e tij, e proceduar në gjendje të lirë si bashkëpunëtore në veprimtari kriminale. Njoftimi Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas një pune hetimore disamujore, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seized”, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale. Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Qerret, shërbimet e…
Pas rehabilitimit të trotuareve në rrugën “Mylsym Shyri”, Bashkia e Tiranës ka vendosur dhe vendqëndrime për biçikletat për të inkurajuar përdorimin e mëtejshëm të tyre. Kjo iniciativë shërben për të reduktuar trafikun e makinave në qytet dhe ndotjen e mjedisit, duke promovuar përdorimin e biçikletave për udhëtimet e shkurtra dhe të mesme. Projekti ka për qëllim të krijojë një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm për komunitetin dhe të ndihmojë në përmirësimin e trafikut në qytetin e Tiranës. Prej tetë vitesh, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të posaçme promovimit të transportit të qëndrueshëm.
Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamjet nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Berat. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thekson se krahas rritjes së cilësisë së shërbimeve, janë ulur dhe kostot. “Mirëmëngjes dhe me Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat, ku krahas përmirësimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, kemi ulur edhe kostot, përmes vendosjes së paneleve fotovoltaike, të cilët mbulojnë një pjesë të nevojave vjetore për energji elektrike në këtë drejtori, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook-un e tij.
Rreth orës 03:35 të mëngjesit, lëkundjet e forta të tërmetit në Napoli të Italisë, nxorrën në rrugë banorët që ishin në panik. Tërmeti ka pasur magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter dhe thellësi fokale rreth 3 km, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz apo materiale. Sipas mediave italiane në Fuorigrotta, Vomero, Riviera di Chiaia dhe Capodimonte shumë u zgjuan nga lëkundjet e tokës që zgjatën disa sekonda, si dhe nga sirenat e alarmit që hynë në veprim. Shumë njerëz dolën në rrugë, ndërsa sipas mediave italiane ky është një ndër tërmetet më të fortë të regjistruar në zonë në…