Avokati Redi Ramaj ka folur për ngjarjen që tronditi Rrëshenin ditën e djeshme, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën 3 persona të tjerë. Për të këto ngjarje të shmangen duhet që prokuroria dhe gjykata, për raste që lidhen me individë të tjerë, të marrin masat e duhura për ata persona që dalin nga burgu pasi rrezikohen nga hasmëritë e krijuara. “Jo vetëm në rrëshen por në çdo zonë tjetër, në momentin që kemi hetime, çojmë para drejtësisë personat për një ngjarje të caktuar, i jepet një dënim i arsyeshëm brenda ligjit , për raste të veçanta, sidomos…
Author: tirana
Fatjon Dervishi është qëlluar me breshëri plumbash në zonën e njohur si Katund, Sukth. 38-vjeçari është nipi i “Arapit të Sukthit”, një personazh i njohur ky për drejtësinë. Ai është person me precedent kriminal në trafikun e lëndëve narkotike dhe i skeduar për vrasje. Viktima Dervishi është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.
Serbët e Zveçanit u mblodhën për të ndezur qirinj për pjesëtarët e grupit terrorist që u vranë gjatë sulmit të organizuar ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë ku mbeti i vrarë efektivi kosovar, Afrim Bunjaku. Mes tyre ishin dhe krerët e Listës Serbe, Igor Simiç dhe Goran Rakiç, ku ky i fundit në një moment është përkulur dhe ka puthur fotografinë e një prej terroristëve të vrarë të dielën në Kosovë. Të dielën e 24 shtatorit 2023 sulmuesit serbë i zunë pritë njësitët policor afër fshatit Banjskë në Zveçan dhe vranë policin Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra…
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa përgjatë bregdetit era hera-herës fiton shpejtësi deri 12m/sek. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 10 deri 26°C, në zonat e ulëta 15 deri 28°C, në zonat bregdetare 17 deri 30 °C.
Nuk kanë të ndaluar krimet në vend. Fatjon Dervishi është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në Katund Sukth tek shinat e trenit në Durrës. Ngjarja u shënua pak pas mesnatës (27 shtator). Shqiptarja.com mëson se Fatjon Dervishi ndërroi jetë në spital. Viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal. Në momentin kur e kanë qëlluar ka qenë në automjet së bashku me një shokun e tij dhe ishte duke drejtuar makinën. Mësohet se 38-vjeçari është qëlluar me armë automatike. 2 plumba e kanë përshkuar në trup duke i…
Dashi Të mërkurën dashuria mund të ngrihet edhe falë favorit të hënës, e cila pushon së qeni e kundërt. Në punë është Jupiteri i cili të jep një dorë të mirë dhe do t’ju lejojë të realizoni një projekt të rëndësishëm. Pak nga pak gjithçka bëhet më mirë. Demi Të mërkurën ka shumë konfuzion në dashuri që duhet menaxhuar sa më mirë. Në planin profesional na duhet më shumë qetësi, kohët e fundit çdo gjë e keni përballuar me shumë agjitacion. Binjakët Të mërkurën këtë muaj dashuria do të trokasë në derën tuaj ndaj bëhuni gati. Në punë, përpara se…
Misioni i NATO-s ka pranuar se aksioni në veri ka qenë i koordinuar me KFOR dhe Policinë e Kosovës. Ky zhvillim u komentua nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News. Bazuar në këtë, ai tha se sot kemi një kryeministër të Kosovës krejt tjetër, i cili sipas Majkos meriton vetëm vlerësime. “Kemi një Albin krejtësisht tjetër sot, të cilit mund ti thuhet me plot gojën “Albin Kurti, ta lumsha”. Kaq”, tha ai.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, tha në “Real Story” se nëse do kishte një shpërthim të shkallës së gjerë të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, kjo do të çonte padiskutim në implikimin e NATO-s. “Nëse do të kemi një shpërthim të shkallës së gjerë midis Kosovës dhe Serbisë, padiskutim do të implikohet NATO. Nëse serbët do të ishin thjesht Serbi, pa ariun nga mbrapa, gjërat do ishin më ndryshe , jo sot, por që kur. Politikanët e Serbisë, edhe më trimi i tyre, nuk do guxonte të bënte praktika të tilla përballë interesave të NATO dhe të Evropës. Mendoj se…
Katër serbë të vrarë është bilanci i deritanishëm nga aksioni i Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Ky aksion erdhi pak orë pasi u vra në detyrë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Indeksonline ka publikuar trupat e dy serbëve të vrarë nga Policia e Kosovës të cilët po qëndronin afër manastirit të armatosur deri në “dhëmbë”. Sipas indeksonline, dy serbët janë ekzekutuar nga snajperistë profesionistë të Policisë së Kosovës.
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku u takuan sot me bashkëraporterët e Këshillit të Europës për Shqipërinë. Në mesazhin e shpërndarë për takimin Gazment Bardhi thekson se ka ndarë shqetësimin për nevojën e forcimit të luftës kundër korrupsionit, përmbylljen e Reformës Zgjedhore me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, forcimin e mekanizmave parlamentar për llogaridhënien nga Qeveria, dhe iniciativën e ndërmarrë për të bërë funksionale opozitën në Parlament. “Mirëpritëm sot raporterët për Shqipërinë në Këshillin e Europës, z. Asim Mollazada dhe z. Jonut Stroe me të cilët ndave shqetësimin…
Në Paketën e Sigurisë në Shkolla, e cila sipas burimeve pranë Ministrisë së Brendshme është akoma në fazën e draftimit janë edhe pastrimi i rrezes së shkollave edhe nga kioskat apo tabakinot, të cilat në të shkuarën kanë qenë jo pak herë burimi jo vetëm i alkoolit dhe duhanit, por edhe i lëndëve narkotike. Ndërkohë, policia, kur ka dyshime, mund të ndërhyjë për kontroll edhe në biznese që janë në afërsi, me synim kapjen e rasteve të shitjes së narkotikëve, si në një rast në Berat pak ditë më parë ku në një lavazh brenda perimetrit të sigurisë së shkollës,…
Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, tha të martën se grupi i armatosur që sulmoi të dielën policinë e Kosovës në veri nuk kishte të bënte me ndonjë grup qytetarësh të mbledhur spontanisht, por ishte grup i trajnuar dhe organizuar. Ai i bëri këto komente pas një takimi me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, dy ditë pasi një grup personash të armatosur sulmoi policinë e Kosovës, duke vrarë një oficer dhe plagosur një tjetër. “Ne ende po punojmë për të kuptuar se si dhe kush është përgjegjës dhe pse. Por dua të them, ju i keni parë pamjet e pajisjeve…