Vijon puna për urbanizimin e fshatrave në qytetin e Gramshit. Drejtuesi politik i qarkut Elbasan Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Besian Ajazi inspektuan punimet për rehabilitimin e plotë të Rrugës “Isuf Boja”.“Më vjen mirë se këto janë gjëra që i kemi thënë publikisht dhe në fushatë zgjedhore, po nuk janë premtime për zgjedhje, janë angazhime të cilat bëhen realitet. Në fund të fundit kjo është fjala e mbajtur. Ky është vlerësimi që duhet të kenë njerëzit dhe këtë qasje duhet të kemi dhe në qeverisje. Pra ajo që thuhet bëhet realitet. Aq më tepër me fondet e bashkisë, tregon që…
Author: tirana
Më shumë se 1000 të mitur janë raportuar të zhdukur në 2023 vetëm nga veriu i shtetit verilindor i Ohio. Mediat vendase raportojnë rritjen e shifrave, teksa 45 fëmijë janë zhdukur pa u kthyer më vetëm këtë muaj nga zona Cleveland-Akron, ndërsa në gusht kishin humbur tragjikisht 35 të mitur, sipas faqes zyrtare të të humburve në Ohio. Zhdukjet e pashpjeguara po krijojnë një tendencë tragjike në veri të Ohio, duke nisur nga maji sivjet kur rreth 30 fëmijë u zhdukën. Prokurori i përgjithshëm i Ohio, Dave Yost përsëriste dje se kjo që po ndodh është alarmuese.
Avokati 38-vjeçar Arian Cengu është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ndikuar në mënyrë të paligjshme në vitin 2021 kur ishte punonjës në Prokurorinë e Kukësit që të lehtësohej një masë sigurie. 38-vjeçarit me profesion avokat i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Policia njofton se dyshohet se më datë 5 Mars 2021, kohë kur ai ishte punonjës në Prokurorinë e Kukësit, ka ushtruar ndikim të paligjshëm, për të lehtësuar masën e sigurisë, të caktuar ndaj shtetasit F. I. Ndalimi i këtij shtetasi…
Një nga ëmbëlsirat më të shijshme natyrale gjendet padyshim në kombinimin e mjaltit me bajamet. Bajamet përzihen natyralisht me nektarin e ëmbël të mjaltit ndërkohë që mjalti përthith dhe përvetëson shijen arrore të patjetërsueshme të bajames. Nëse konsumoni një lugë me bajame të përzier me mjaltë, AgroWeb.org ju siguron se i keni dhuruar vetes një formulë të shëndetshme për të rritur imunitetin dhe luftuar kolesterolin e keq. Studiuesit sugjerojnë që kombinimi i bajameve dhe mjaltit ka vlera shumë të veçanta dhe i ofron njeriut mbrojtje të veçantë kundër sëmundjeve të zemrës. Njerëzit që duan të ulin kolesterolin duhet të zgjedhin…
Pasi hyri në Eurozonë dhe Shengen në fillim të vitit, Kroacia po përjeton dyndje të madhe pushuesish. Por rritja e popullaritetit të vendit ka edhe pasoja negative. Kroacia është një destinacion turistik mjaft i kërkuar. Industria e turizmit e këtij vendi të Evropës Juglindore pritet që këtë vit t’i tejkalojë shifrat e vitit rekord, 2019, vitit të fundit para koronës. Kështu njofton Ministria kroate e Turizmit. Arsyeja kryesore për këtë bum është se Kroacia që nga fillimi i vitit është anëtare e zonës Shengen dhe për shumicën e turistëve nuk ka më kontrolle në kufi. Përveç kësaj monedha e mëparshme…
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Romë. Ai ka takuar fillimisht presidentin e senatit të Italisë, Ignazio la Russa ndërsa më vonë pritet të ketë një takim edhe me Melonin. Rama u shpreh se në qendër të bisedimeve do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve “Romë – Me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, në nisjen e vizitës së nivelit të lartë, ku në qendër do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve.”- shkruan Rama.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni kanë zhvilluar një takim në Romë. Në fokus ka qenë çështja e emigracionit. Në një njoftim zyrtar, qeveria e Romës njofton, ndër të tjera se mes dy liderëve u diskutua gjithashtu edhe çështjet ekonomike mes dy vendeve. “Kryeministrja Giorgia Meloni pati një bisedë të gjatë dhe të përzemërt me presidentin francez Emmanuel Macron këtë pasdite në ndërtesën e qeverisë Palazzo Chichi. Të dy liderët diskutuan çështjet kryesore ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë për menaxhimin e fenomenit të migracionit dhe prioritetet e ekonomisë, përpara konferencës Med 9 të së premtes…
Massimo Moratti ndodhet i shtruar në spitalin “Galeazzi” në Milano ku iu nënshtrua një operacioni angioplastikë (një procedurë që krijon më shumë hapësirë brenda një arterie). Për ish-presidentin e Interit ishte një operacion i planifikuar prej disa kohësh. Situata është nën kontroll dhe ndryshe nga sa u raportua gabimisht në mëngjes, ai qëndron në spital për procesin normal pas operacionit. Kushtet e Moratti, i cili mbushi 78 vjeç në maj, cilësohen si të qëndrueshme dhe jo shqetësuese. Operacioni i angioplastikës ishte planifikuar prej disa kohësh dhe tashmë Moratti do t’i nënshtrohet një periudhe rikuperimi pas operacionit brenda spitalit milanez. Me…
Gjethet e dafinës kanë qenë një legjendë mijëvjeçare. Roli i tyre i pakontestueshëm në folklorin grek dhe romak, ose praninë e qëndrueshme në kulturën dhe kuzhinën indiane dhe të Karaibeve, kjo barishte ka përballuar testin e kohës. Kjo bimë përdoret zakonisht si një përbërës i aromës në kremra, parfume dhe detergjente. Përfitimet : Tradicionalisht, përdoret si një qetësues, analgjezik, antikonvulsant dhe anti-inflamator. Ka veti antibakteriale dhe antifungale dhe ul presionin e gjakut dhe normalizon rrahjet e zemrës. Shpesh përdoret për të ndihmuar në trajtimin e pagjumësisë, stresit kronik dhe ndryshimit të gjendjes shpirtërore. Si një bimë kuzhine, gjethet mund të…
Eksperti Said Duleviç zbuloi se sa paguhen influencerët në rrjetet sociale për reklamimet e kompanive të ndryshme. Ai tha se këto pagesa variojnë nga rëndësia e personazhit që i reklamon dhe nga numri i ndjekësve që ai ka. Duleviç zbuloi se një shembull shumë i mirë paguar për të bërë reklama është Luiz Ejlli, pagesat për të cilin janë 20 mijë euro e sipër. “Kryesisht janë personazhet që kanë marrë shumë famë. Luizi i cili arriti të ketë një lloj audience shumë të lartë kap vlera më të mëdha. Ai ka bërë shumë pak reklama, kjo do të thotë se…
Të gjithë kontinentet ekzistuese mund të bashkohen për të formuar një ‘superkontinent’ në një hark kohor prej 250 milion vitesh. Në këtë përfundim kanë mbërritur shkencëtarët nga Universiteti i Bristolit në Mbretërinë e Bashkuar, pasi përdorën modelet e para të klimës për të ardhmen e largët. Ata zbuluan se pas një kalimit të një periudhe kohe, toka mund të bëhet e pabanueshme në shumë zona të saj, për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës.Gjatë studimit të tyre, ata stimuluan tendencat e temperaturës, erës, shiut dhe lagështisë për superkontinentin dhe përdorën modele të lëvizjes së pllakave tektonike, kimisë së oqeanit…
Deputeti i Partisë Demokratike në Serbi, Srdan Milivojeviç, duke iu referuar ngjarjeve të fundit, deklaroi se Vuçiç ka sakrifikuar rininë serbe në Kosovë. Për këtë arsye, ai kërkon që Vuçiç të japë dorëheqjen. “Nëse Radoiçiç ka marrë pjesë në atë akt të çmendur, atëherë është plotësisht e qartë se pas gjithçkaje qëndron regjimi në Beograd i drejtuar nga Aleksandër Vuçiç. Po ta kishte organizuar Radoiçiç apo dikush tjetër pa pëlqimin dhe urdhrat e Beogradit, ai tashmë do të ishte arrestuar ose do të ishte fundi për Vuçiç-in…Pas luftës njëditore mes Vuçiç-it dhe Kurtit, Serbia humbi. A beson dikush më se…