Author: tirana

Paraditen e sotme u ekzekutua me breshëri armësh Martin Bardhi, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Marku. Bardhi ndodhej në lokalin e tij në qendër të Rrëshenit, në prani edhe të disa miqve dhe të afërmve, kur dy persona të maskuar, kanë zbritur nga një automjet tip Jeep dhe janë afruar në drejtim të objektivit, ndaj të cilit kanë lëshuar breshëri të shtënash. Plumbat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme Bardhit, ndërsa 3 personat e tjerë mbetën të plagosur. Ata u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë të specializuar mjekësore. Atentati zgjati vetëm pak sekonda. Me të zbrazur…

Read More

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë ndërtuar një plan masash për të lehtësuar trafikun e rënduar jo vetëm në Tiranë, por edhe qytete të tjera të mëdha. Ministri Taulant Balla tha se shpejt do të ndërhyhet me karoatrec për të zhvendosur makinat e parkuara gabim. “Ne duam mirëkuptimin e drejtueseve dhe drejtuesve të mjeteve, se makina juaj e parkuar gabim është një problem shumë i madh për të tjerët, të cilëve u ke zënë rrugën, po ashtu dhe një karshillëk i madh ndaj Kodit Rrugor. Numri i madh i masave ditën e djeshme në Tiranë, është një apel…

Read More

Legjenda e Brazilit, Ronaldo është martuar për herë të katërtë në moshën 47-vjeçare. Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Interit dhe partnerja e tij, Celina Locks organizuan ceremoninë e martesës në Ibiza, me 400 të ftuar. Ronaldo dhe Selina, 14 vite më e re u fejuan në janar në Karaibe dhe dasma u zhvillua të hënën, më 25 shtator në një fshat të ishullit, afër vendit ku Ronaldo zotëron dhe një rezidencë. Ata  ishin veshur me të bardha në ditën e tyre speciale, ndërsa rruga drejt altarit ishte e mbushur me petale të bardha.

Read More

Norvegjia do të sigurojë 87 milionë euro mbështetje humanitare për Ukrainën. Ndihma do të shpërndahet përmes programeve ekzistuese për Ukrainën të krijuara nga Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq Financimi humanitar synon t’iu sigurojë më të cenuarve, siç janë fëmijët, refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendi, të marrin ndihmë jetike, të tilla si strehim, ushqim, ujë, arsim, kujdes shëndetësor dhe mbështetje psikosociale, si dhe mbrojtje kundër seksualizimit. Norvegjia dhuroi gjithashtu raketa kundërajrore, grupe të çminimit dhe fonde shtesë për të siguruar furnizimin me gaz dhe energji elektrike në vend.

Read More

Gruaja që u shfaq në vieeon erotike të Safet Gjicit në korrik të këtij viti, Alma Kaçi, nuk po vuan vetëm dënimin ligjor brenda mureve të shtëpisë, por dhe opinionin publik. Ajo që e bën më të rëndë situatën është se prej gabimeve të nënës së tij, po vuan edhe djali 12-vjeçar i saj. Pak ditë më parë, Alma Kaçi në një intervistë televizive, deklaroi se pronari i shtëpisë ku rri me qera i ka prerë ujin dhe dritat në mënyrë që ta nxjerrë nga banesa, dhe të gjitha këto penalizimi po i vuan mbi kurriz 12-vjeçari. Zhaklinë Lekatari, ka…

Read More

Policia e Durrësit pas denoncimit të një qytetari ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili tentoi t’i vidhte automjetin në lagjen nr. 12. Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, sapo janë njoftuar se një shtetas po tentonte të vidhte një automjet, në lagjen nr.12, kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes, si dhe arrestimin në flagrancë të autorit të këtij rasti, shtetasit A. Dh., 49 vjeç, banues në Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili tentoi të vidhte një automjet në lagjen nr. 12 të qytetit. Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, sapo janë njoftuar se një shtetas po tentonte të vidhte një automjet, kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes, si dhe arrestimin në flagrancë të autorit të këtij rasti, shtetasit A. Dh., 49 vjeç, banues në Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Madridi do të priste Kongresin e UEFA-s 2024, me 55 federata anëtare më 8 shkurt dhe gjithashtu do të zhvillonte shortin e fazës së grupeve për kompeticionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve për meshkuj. Por UEFA tha se komiteti i saj ekzekutiv vendosi t’i zhvendosë të dyja këto evente të rëndësishme në Paris. Rubiales është nën hetim penal në Spanjë pasi lojtarja fituese e Kupës së Botës Jenni Hermoso e akuzoi atë për sulm seksual për puthjen e saj në buzë në ceremoninë e medaljeve dhe trofeut më 20 gusht në Sydney të Australisë. Ai dha dorëheqjen pas presionit…

Read More

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është zgjedhur sot edhe si zëvendëspresident i UEFA-s, një detyrë që do ta mbajë për katër vitet e ardhshme.  Numri 1 i futbollit shqiptar ishte përzgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s pak muaj më parë e tashmë do të mbulojë këtë detyrë të re deri në vitin 2027. Normalisht, si anëtar i thjeshtë i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ai paguhej 160 mijë euro në vit nga organizata ndërkombëtare, për pjesëmarrjen e tij në aktivitetet e caktuara dhe mbledhjet për menaxhimin e futbollit kontinental. Kjo shifër pëson rritje tashmë, pasi zëvendëspresidentët e UEFA-s kanë një pagesë…

Read More

Ish-deputeti demokrat, Aleksandër Biberaj, duke folur për tensionet e krijuara në veri të Kosovës, u shpreh se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ishte i turpshëm, ndërsa shtoi se është bërë palë me Serbinë. “Qëllimi i Serbisë është i ditur, por të turpshme janë qëllimet e kryeministrit shqiptar që bëhet palë me Serbinë. Vuçiç është aleat i Putinit dhe i përkëdheluri i Evropës. Ai donte të krijonte një Donbas në Kosovë, gjë që ka dështuar. Ata duhen trajtuar si pushtues, por kryeministri s’mund të kërkojë konferencë ndërkombëtare. Nëse bëhet njohja e Kosovës, atëherë le të krijohet asociacioni i komunave serbe. Vuçiç…

Read More

Erda Havalli vetëm 19 vjeç me origjinë nga Shqipëria është një nga konkurrentet e ‘The Voice Rap’, spektakli i dedikuar zhanrit të rep-it që po zhvillohet në Gjermani. Shqiptarja u ngjit në skenën e këtij spektakli gjigand të muzikës, natën e parë, ku performoi para gjermanëve këngën ‘Heart Attack’ të Loredanës dhe Noizyt. Performanca e saj elektrizoi skenën dhe tërhoqi gjithashtu vëmendjen e jurisë. Erda ka mundur të bindë dy juristët e njohur të cilët u kthyen në të njëjtën kohë.

Read More

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, për lirimin e një llogarie bankare në emër të tij. Përmes avokateve të tij, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i kërkoi gjykatës të shfuqizojë masën e sekuestros të vendosur mbi një llogari bankare në emër të tij, por kërkesa e shqyrtuar nga gjyqtari Erjon Bani, u rrëzua, duke e argumëntuar si kërkesë e pa bazuar në ligj dhe në prova. Llogaria bankare, objekt i kësaj kërkesë është vetëm një nga gjashtë pasuri të sekuestruara për llogari të hetimit të nisur ndaj tij, për akuzat e…

Read More